l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Prof.dr. Bernard Zotaj promovon librin “EPOPEJA E FITIMTARËVE”


100 VJETORI I LUFTËS SË VLORËS

Me datë 26 gusht 2020 në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar, në kuadrin e veprimtarive për 100 vjetorin e Luftës së Vlorës, u bë prezantimi i librit “Epopeja e fitimtareve” të Prof. Dr. Kol. Bernard Zotaj. Ky libër që pasqyron me detaje, fakte e dokumente, fotografi e harta luftën heroike të shqiptarëve të Jugut dhe të Vlorës kundër okupatorëve italianë.
Recensent i librit është Prof. Bardhosh Gaçen, konsulent Xhemil Çela. Ai vjen nën redaktimin e Dr. Asllan Zemanit.
Libri është botim i shtëpisë botuese M&B.
Duke zbatuar masat e mbrojtjes nga Covid 19, pjesemarrja ishte e kufizuatr, por nga te gjithe trevat e Shqiperise. Diskutuan: Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Andrea Llukani, Xhemil Cela, Bashkim Qeli, Zabit Cuku, Sakip Cami dhe Gëzim Tushi.


Në fund të diskutimeve, autori Bernard Zotaj falenderoi pjesëmarrësit dhe drejtorine e MHK, stafin e M&B, si dhe Shoqatën Labëria.

Përgatiti; Sakip CAMI






 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes