l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në vlerësimin e historisë së LANҪ, OBVL është e qartë në atë “ҫfarë është në gjëndje të bëjë populli ynë kur e thërret zëri i Atdheut: Është në gjëndje të bëjë EPOPE”


OBVL synon bashkimin e veteranëve në një organizatë të vetme

Maksim VINÇANI
Nënkryetar i OBVL

• Kur u formua OBVL nga frymëzuesit e saj, dr.Ymer Dishnica, Gjeneral Parllaku, Liri Belishova, Skënder Malindi, Edip Ohri etj., kishte si qëllim misionin e bashkimit të gjithë veteranëve në një organizatë të vetme, duke lënë mënjanë ngjyrimet partiake. Platforma e saj, synonte për ta paraqitur Luftën Antifashiste si luftë e të Gjithë Popullit Shqiptar ashtu siҫ kishte ndodhur, pa shtrembërimet politike, por si vazhdues të mesazheve të Konferencës së Pezës për pajtim dhe bashkim Kombëtar. Këto, në bazë të mirëkuptimit dhe tolerancës duke qënë kështu më efikase në evidentimin e traditave luftarake e patriotike dhe për t’i përcjellë brezave të rinj mesazhin, se interesat e atdheut janë më të shenjta dhe qëndrojnë më lart se ato të partiake

Para dokohe, Komiteti i Veteranëve të LANҪ përkujtoi përvjetorin e 63-të të formimit. Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës (OBVL), i uron anëtarëve të Komitetit të Veteranëve festën e tyre, duke besuar në kontributin e mëtejshëm për lartësimin e vlerave të luftrave të popullit tonë për liri. Gjithashtu, si vëllezër e patriotë, ju urojmë shëndet dhe gëzime në familiet e tyre...
Me këtë rast në rrjetet sociale pati disa reagime vlerësuese apo kritikuese.
Ёshtë për të ardhur keq që në ndonjë rast, jashtë konteksit, u muar nëpërgojë OBVL. Konsiderojmë të nevojëshme këtë reagim, për të ndriҫuar opinionin publik për vërtetësinë dhe qëndrimin apo statusin e Organizatave tona.
Një historik i shkurtër i dy subjekteve të veteranëve. Të përbashkëtat dhe dallimet midis tyre.
A-Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës Antifashiste, Nacional-Ҫlirimtare. Themeluar në vitin 1957. Programi i këtij Komiteti ( i justifikuar për ato kohëra) ka qënë: “mbrojtja e vlerave të Luftës Antifashiste N.Ҫl. në Shqipëri; i idealeve të komunizmit, propogandimin dhe mbrojtjen e vijës së Partisë për focimin e diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave”. Ndërsa sot ky Komitet nuk e ka gjetur ende kurajon për të pranuar publikisht ndonjë gabim të së kaluarës e për t’u diferencuar nga ato defekte që shoqëria shqiptare përpiqet t’i lejë prapa.


B-Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste të Popullit Shqiptar (OBVL). Themeluar në Shkurt/ 1994, njohur nga Ministria e Drejtësisë, Korrik/1994.
Kur u formua OBVL nga frymëzuesit e saj, dr.Ymer Dishnica, Gjeneral Parllaku, Liri Belishova, Skënder Malindi, Edip Ohri etj., kishte si qëllim misionin e bashkimit të gjithë veteranëve në një organizatë të vetme, duke lënë mënjanë ngjyrimet partiake. Platforma e saj, synonte për ta paraqitur Luftën Antifashiste si luftë e të Gjithë Popullit Shqiptar ashtu siҫ kishte ndodhur, pa shtrembërimet politike, por si vazhdues të mesazheve të Konferencës së Pezës për pajtim dhe bashkim Kombëtar. Këto, në bazë të mirëkuptimit dhe tolerancës duke qënë kështu më efikase në evidentimin e traditave luftarake e patriotike dhe për t’i përcjellë brezave të rinj mesazhin, se interesat e atdheut janë më të shenjta dhe qëndrojnë më lart se ato të partiake. Gjithashtu: OBVL është organizatë patriotike pluraliste. Vlerëson lart dëshmorët e luftës, do të mbrojë objektet, lapidarët dhe kujtimin e heronjve të luftës dhe do synojë në përpjekjet kundër përҫarjes dhe për bashkimin përfundimtar në një organizatë të vetme të veteranëve. Dënon ato forca politike që kanë bashkëpunuar me okupatorin, dënon veprimtarinë përҫarëse dhe diktatoriale të E.Hoxhës dhe klikës së tij, që tradhëtuan idealet e LANҪ duke dëmtuar rëndë shtetin dhe kombin tonë, mbështet proҫeset demokratike në Shqipëri e Kosovë. Lartëson luftën e popullit të Kosovës dhe vlerat e UҪK, si dhe kontributin gjatë Luftës Antifashiste të shqiptarëve në Maqedoni e Greqi.
OBVL është e hapur, jo ekskluzivisht vetëm për veteranët e LANÇ, pasardhësit dhe trashëgimtarët e tyre, por edhe për ushtarakët aktivë apo veteranë, për të rinj e të reja, për ҫdo shqiptar në Ballkan e diasporë që e ndien për detyrë të kontribuojë për evidentimin dhe vlerësimin e traditave patriotike të popullit tonë në luftrat për liri dhe për mbrojtjen e trojeve Shqiptare.


•Në biseda private, eksponentë të Kom. Komb. të Veteranëve “akuzojnë” OBVL, sikur e krijoi PD si kundra peshë. Ne nuk e mohojmë përkrahjen e Qeverisë së atëherëshme, por nuk kemi qënë asnjë herë në shërbim të konjukturave politike. OBVL është realisht e pavarur dhe pluraliste brënda saj, por mënyra se si Komiteti i Veteranëve bën vlerësimin e mësipërm, buron nga pikpamjet dhe nga “metri” me të cilin disa prej tyre, që e kanë të vështirë të ndahen nga e kaluara e tyre ideologjike, “matin” veten e tyre politikisht. OBVL ndihet deri diku e diferencuar nga Shteti, në raport me Kom. e Veteranëve, gjë që reflektohet në protokollet apo fondet; por këto nuk luajnë asnjë rol për të na dekurajuar në misionin tonë. OBVL nuk bën revansh. Ajo nuk do përdorë asnjëherë ndonjë qeveritar për interesa të ngushta, por njëkohësisht nuk do të lejojë në asnjë rast që të përdoret për interesa politike. OBVL është kundra me përdorimin e termave, me qëllim fyerje, të formës: “pinjollët e ...”, “seksion i B. Kombëtar...” apo “org. bazë e P. Punës”.
•OBVL i vlerëson ngjarjet historike, duke marrë në konsideratë kushtet që i paraprinë, kushtet reale të kohës kur kanë ndodhur si dhe pasojat që sollën në vazhdim këto ngjarje. Por nga ana tjetër mendon se, më shumë, këto janë tema që i përkasin analistëve, historianëve e akademikëve të pa indoktrinuar, me qëllim njohje të vërtetësive historike objektivisht, gjë që në të kaluarën nuk u bë me vertetësi. OBVL i përmbahet parimit se: “Pasardhësit nuk ka pse të kenë as merita dhe as përgjegjësi për veprimtaritë e të parëve, të të gjitha drejtimeve; veprimtari këto, që në fund të fundit, pasqyrojnë pjesë të historisë sonë. Meritë apo përgjegjësi do të ishte vlerësimi objektiv i të kaluarës”. Ndërkohë, është obligim kombëtar që, shteti e shoqëria shqiptare në kremtimet përkatëse duhet pa tjetër të kujtojë, të nderojë e të vlerësojë të rënët, protagonistët dhe gjithë atë periudhë të lavdishme patriotike të historisë së popullit tonë; larg politizimeve dhe larg pozicioneve pompoze, triumfale e ngadhënjyese, por si ngjarja më madhore e historisë sonë të re, ku populli patriot shqiptar bëri detyrën e tij ndaj Atdheut.


•Në vlerësimin e historisë së LANҪ ne përqëndrohemi në atë që, “ҫfar është në gjëndje të bëjë populli ynë kur e thërret zëri i Atdheut: është në gjëndje të bëjë EPOPE”. Duke iu dhënë kështu brezave një mesazh të qartë krenarije për sakrificat dhe arritjet e Ushtrisë Partizane, që nëse e do përsëri situata, populli patriot do ta përsërisi sa herë të jetë nevoja; por asnjëherë si instrument për vendosjen e një rendi në shërbim të instalimit të ndonjë ideologjie, apo për objektiva politike; por vetëm për mbrojtjen e vendit nga pushtues të huaj.


OBVL nuk iu rekomandon anëtarët e saj që të votojnë parti të caktuara politike, kjo të jetë zgjedhja personale e gjthëseicilit. Ndërkohë, pavarësisht se cilat ishin paramendimet ideologjike për regjimin e pasluftës në Shqipëri (temë më vete kjo), nuk mund të mos merret parasysh merita dhe kontributi i komunistëve patriotë për rolin në organizimin me sukses të Luftës kundër pushtuesit, të cilët prekën me shumë rezultat pikën e ndjeshme të shqiptarëve: partiotizmin, (ndryshe do të ishim të padrejtë).
Së fundi: Shpresojmë dhe urojmë që dy Organizatat tona t’i kalojnë paragjykimet dhe të bashkohen në një organizatë të vetme, duke iu lënë pasardhësve amanetin që të jenë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave patriotike të Shqiptarëve, duke vënë në plan të parë interesat atdhetare para interesave ideologjike.








 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes