l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Goditjet që i dha armikut brigada e 14 sulmuese, në qarkun e Gjirokastrës e detyruan atë të mbyllej në vendet e fortifikuara

BRIGADA XVI SULMUESE E UNÇSH - Brigada partizane e rinisë

Brigada XVI u inaugurua më 20 gusht 1944 në Therepel të Skraparit. Ky formacion i fuqishëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare vërtet u përurua më 20 gusht, por pagëzimin e zjarrit të betejave e fitoreve partizanët e saj e kishin bërë gjatë viteve të luftës për liri. Ky formacion i fuqishëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare vërtet u përurua midis skraparllinjve trima e patriotë të pashembullt, por në përbërjen e vet përfshiu edhe partizane e partizanë, vajza e djem të guximshëm e të sakrificës nga trevat e tjera atdhetare, Myzeqeja, Labëria e Mallakastra.
Brigada XVI u krijua nga bashkimi i ish formacioneve të njohura partizane: grupi i tretë i Skraparit, grupi i tretë i Mallakastrës, grupi i parë i Kurveleshit dhe grupi i Myzeqesë. Përveç 200 partizanëve të Brigadës XVI-të, Myzeqeja u bë burim edhe për Brigada të tjera të Ushtrisē partizane: 52 partizanë myzeqarë u rreshtuan në Brigadën e I-rë , 120 në Brigadën e VII-të, 82 në Brigadën e VIII-të, 70 në në Brigadën e X-të etj.
Brigada XVI mund të quhet ndryshe edhe Brigada partizane e rinisë. Ndër 560 partizanet e partizanët e saj, më shumë se 85 përqind ishin në moshë të re, 15-30 vjeçarë dhe rreth 70 prej tyre ishin vajza. Brigada XVI luftoi kryesisht në trekëndëshin Berat Lushnje-Fier dhe e shndërroi Myzeqenë në një arenë betejash të përgjakshme kundër nazistëve dhe kolaboracionistēve. Brigada XVI luftoi me një ushtri armike të mirëpajisur me armatimet më të rënda dhe bandat e bashkëpunëtorëve vendas në mbështetje të tyre.


Brigada XVI ngriti në altarin e lirisë 56 vajza e djem të bukur e trima, shumica e të cilëve ranë dëshmorë në lulen e rinisë.
Faktet flasin se fitorja e LANÇ dhe çlirimi i Shqipërisë janë vulosur me 68 muaj luftë dhe sakrificat e 70 mijë luftëtarëve dhe 28 mijë dëshmorëve.
Lavdi të përjetshme partizaneve dhe partizanëve të Brigadës XVI Sulmuese!
Nderim e mirënjohje të pakufishme partizanëve, çlirimtarëve të Shqipërisë, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e pasardhësve të tyre!”








 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes