l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Goditjet që i dha armikut brigada e 14 sulmuese, në qarkun e Gjirokastrës e detyruan atë të mbyllej në vendet e fortifikuara

Brigada XIV Sulmuese që çliroi Gjirokastrën

Gushti i nxehtë i vitit 1944 mund të quhet edhe muaji i krijimit të Brigadave partizane: Brigadës së 14, 16, 18 dhe 19. Ndërkohë që në gushtin e vitit 1943 ishte krijuar famëmadhja Brigada e Parë.

Shtatëdhjetegjashtë vjet më parë, më 17 Gusht 1944, në Sheper të Zagories u krijua Brigada e XIV Selmuese Partizane. Në përbërje të saj u përfshijnë gurpi i I i Kurveleshit, grupi i 3 i Mallakstrës dhe grupi i 4 Çamëria që bënin pjesë në zonën e I operative Vlorë-Gjirokastër. Komanadanti i brigadës u zgjodh Gjon Banushi dhe komisar Karaman Ylli.
Brigadës i ngarkua një sektor i gjerë veprimi që përfshinte Libohovë-Pogon, Lunxhëri-Cepo-Rrozom. Goditjet që i dha armikut brigada e 14 sulmuese, në qarkun e Gjirokastrës e detyruan atë të mbyllej në vendet e fortifikuara në bashkëpunim edhe me forca të tjera partizane ajo nuk e la të qetë armikun.


Një nga këto beteja është sulmi mbi kalanë e Borshit dhe forcave armike në bregdetin e Sarandës. Luftimet e ashpra bënë të mundur që forcat partizane të vinin nën kontroll kalanë e Borshit dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Sarandës.
Gjirokastra që njeh disa luftime të zhvilluara në qarkun e saj por edhe më gjerë, ato të 2 tetorit 1943 kundër forcave naziste të zhvilluara në urën e Kardhiqit e Manastirin e Cepos por edhe në kantundin Gjon të Vlorës të zhvilluar nga Batalioni Asim Zenel e batalioni Halim Xhelo të cilët formuan edhe grupin e I partizan të zonës së I operative Vlorë-Gjirokastër e që zhvilluan një sërë luftimesh si ato të 18 Nëntorit 1943 për çlirimin e qytetit të Gjirokastrës e që banorët gjirokastritë dolën nëpër rrugët e qytetit duke i pritur me shumë mall e dashuri partizanët e këtyre batalioneve por edhe luftimet e zhvilluara në Përmet e në Këlcyrë dhe në Qafën e Kiçokut kundër autokolonës gjemane të shoqëruar me tanke e autoblina por armiqtë që e kishin lakmi Gjirokastrën e pushtuan përsëri kështu më 2 Gusht 1944. Brigada e 8 sulmoi pushuesit nazistë në Gjirokastër dhe hyri në disa lagje të qytetit. Fill pas veprimeve luftarake në Gjirkastër ajo kaloi në krahinën e Konispolit dhe së bashku me grupin e zonës së I operative më 26 gusht çliroi Konispolin.


Nga muaji Shtator 1944, në qytetin e Gjirokastrës ndodheshin 500 forca gjermane dhe 250 xhandarë e ballistë të cilët ishin vendosur në vendet të fortifikuara dhe zotëruese siç ishte kalaja e qytetit përveç kësaj garnizoni nazist mbrohej edhe nga mjaft armë zjarri të fuqishme si artileri e mitrolozë të rëndë. Pikërisht në këtë kohë komanda e brigadës 14 sulmuese mori vendim në bashkëveprim edhe me disa forca të brigadës 19, batalionin Thana Ziko të sulmonte garnizonin armik të Gjirokastrës dhe ti kthente lirinë e humbur 2 herë me çdo kusht qytetit. Gjithashtu u vendos që të goditej edhe garnizoni nazist në Jorgucat që forcat e këtyre 2 garnizoneve të mos kishin mundësi të bashkëvepronin. Më 17 shtator lufta u ndez e ashpër në periferi të qytetit. Armiqtë përballuan me vështirësi sulmet e partizanëve dhe u terhoqën ne pozicione shumë të fuqishme. Partizanët u futën në qendër të qytetit e në disa lagje ku qëndruan për disa orë. Në mëngjes ata u tërhoqën e zunë vend në periferi të qytetit. Në 18 shator të 1944 forcat partizane filluan sulmin e ashpër Që në minutat e para, beteja ishte e rreptë dhe në afërsi deri në bomba dore por shpejt një pjesë e forcave armike u tërhoqën në panik dhe u futën në kalanë e qytetit.Partizanët sulmuan kalanë të cilën e çliruan.Çlirimi i kalasë mori fund në gjithë qytetin e Gjirkastrës,u çlirua njëherë e përgjithmonë. Dita e 18 shtatorit 1944 në Gjirokastrën e çliruar valoi fitimtar flamuri i lirisë prandaj kjo ditë përkujtohet e do të përkujtohet edhe këtë 76 vjetor të këtij viti dita e çlirimit të qytetit.











 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes