l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Historia

Brigada e XIX Sulmuese dërgoi në Panteonin e Lirisë rreth 100 dëshmorë

Brigada XIX Sulmuese Partizane u krijua në Theollogo, më 30 gusht të vitit 1944. Në Brigadën XIX u rreshtuan partizanë të batalioneve “Pandeli Boçari”, “Thoma Lulo”, “Çamëria”, ‘Thanas Ziko” dhe “Mateoti” me një efektiv rreth 800 luftëtarë”.
Brigada zhvilloi luftime të ashpra kundër nazistëve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre vendas, duke u shkaktuar atyre humbje të mëdha dhe duke i fituar këto beteja me gjak e sakrifica. Të tilla qenë betejat në Konispol, Delvinë, Qafë Botë, Muzinë, Pec, Zminec, Stugar, Dhrovjan, Libohovë, Qafë e Kiçokut e tjera. Të paharruar do të mbetet lufta frontale e 55 ditëve për mbrojtjen e Konispolit dhe heroizmi i partizanëve të Brigadës XIX në çlirimin e qyteteve Delvinë, Sarandë dhe Gjirokastër.
Brigada e XIX i dha Luftës Nacional-Çlirimtare dhe dërgoi në Panteonin e Lirisë rreth 100 dëshmorë. Brigada XIX u krijua në gjirin e këtij populli dhe të kësaj krahine që lirinë e kishte dhe e ka të shenjtë dhe që nuk i është trembur kurrë betejave për ta fituar e mbrojtur atë.
Kjo krahinë i ka dashur, u ka dhënë strehë, i ka ushqyer e veshur me fanella leshi të bagëtive të pakta që kishte dhe i ka mbështetur partizanët shqiptarë me të gjithë fuqinë e zemrës dhe të mendjes. Kjo krahinë e ka pasur për nder që për disa dekada ka mbajtur emrin e nderuar zona e Partizanit. Ky emër simbolik i ka bërë nder krahinës, por edhe krahina ka nderuar partizanët shqiptarë e minoritarë që luftuan për çlirimin e atdheut të tyre të përbashkët, Shqipërisë.
Brigada XIX Sulmuese është quajtur ndryshe edhe Brigada e “Vëllazërimit”. Partizanët shqiptarë u rreshtuan krah për krah me vëllezërit e tyre minoritarë grekë dhe luftuan bashkarisht edhe me partizanët italianë të batalionit “Mateoti”. Rrallë gjen një rast tjetër ku vëllazërimit të partizanëve të tre kombësive të ndryshme: shqiptarë, grekë dhe italianë. Kjo dëshmon se antifashizmi është një ndjenjë universale, një vlerë dhe pasuri e të gjithë popujve.










 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes