l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Gazmend Zajmi ka rreth 30 punime shkencore, nga të cilat katër me karakter monorafik

Akademik Gazmend Zajmi, figurë e ndritshme intelektuale e Kosovës

Nga Bashkim Hisari

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, Konferenca e Bujanit dhe Rezoluta e saj për vetëvendosje, Deklerata Kushtetuese për Kosovën Republikë, miratimi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe lufta e UÇK-së për liri, janë ngjarjet më të rëndësishme në historin e re të Kosovës për unifikimin e plotë të faktorit shqiptar për largimin e pushtetit serb nga Kosova dhe shpalljen e pavarësisë së plotë të Kosovës siç e kemi sot.
Tridhjetë vite më pare, më 2 korrik të vitit 1990 për herë të parë Kosova shpalli Pavarësin. Atë ditë delegatët e Kuvendit të Kosovës miratuan Dekleratën Kushtetuese të pavarësisë dhe Kosova është shpallur njësi e veçant, në kuadër të federatës të ish Jugosllavisë, Deklerata e pavarësisë u lexua jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës në kushte të rrethimit nga forcat policore ushtarake. Me këtë Dekleratë, delegatët e Kuvendit të Kosovës shprehën dhe shpallën qëndrimin burimor kushtetues të popullit dhe Kuvendit të Kosovës si akt i vetëvendosjes politike.
Një ndër figurat politike më të rëndësishme të shpalljes së Deklaratës se Pavaresisë të Republikës së Kosoves, ishte Akademik Gazmend Zajmi, i cili e hartoi Deklaratën e Pavaresisë së 2 korrikut 1990 dhe me këtë akt juridik, artikuloi vullnetin politik të shqiptarëve te Kosovës.
Një personalitet si Gazmend Zajmi duhet kujtuar gjithmonë. Ai ishte shkencëtar patriot i cili e rilindi Universitetin e Prishtinës, pishtar i lirisë së fjalës, lirisë së shtypit, të drejtave të njeriut dhe pluralizimit politik, intelektual poliedrik, i mendjes brilante dhe vizionar që dha shpirtin për Republikën e Kosoves.
Një personalitet si Gazmend Zajmi duhet kujtuar gjithmonë. Ai lindi në vitin 1936 në Krumë (Shqipëri). Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin Juridik dhe shkallën III të këtij fakulteti (drejtimi juridik-politik) i mbaroi në Beograd. Pas studimeve punoi si gjyqtar në Prizren dhe dha mësim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës. Mbrojti disertacionin e doktoratës më 1972 në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit me tezën: “Mbrojtja dhe trajtimi kushtetues-juridik i gjuhëve të pakicave kombëtare në Evropë në mes të dy luftërave botërore”. Ishte anëtar i komitetit të përhershëm të koferencës së rektorëve evropianë, i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve në Salcburg dhe Vjenë (Austri). Në kohën e demostratave të vitit 1981 ishte rektor i universitetit. Mirëpo,autoritetett serbe për 10 vjet dëbuan nga Universiteti.
Gazmend Zajmi ka rreth 30 punime shkencore, nga të cilat katër me karakter monorafik, si dhe është koautor i librit universitar të Universitetit të Beogradit “Sistemi shoqror politik i Jugosllavisë”. Në punimet e tija shkencore veçmas trajtohet problematika e pakicave kombëtare, aspektet sociopolitike të pozitës së gjuhëve, të autonomisë dhe federalizmit. Ai është autor i një varg eseve politike. Njëherësh është autor edhe i tre librave komponimesh dhe i dy librave vargjesh në fushën e krijimtarisë muzikore dhe të poezisë. Mori pjesë në shumë simpoziume shkencore të vendit dhe ndërkombëtare, si dhe qe anëtar i Redaksisë së Enciklopedisë Politike botuar në Beograd.
Gazmend Zajmi vlerësohet edhe si ndër konbtribuesit më të madh për kulturën mbarë shqiptare sidomos me aktivitete që zhvilloi si udhëheqës i grupit të muzikës dhe kompozitor në Shoqërinë Kulturore “Agimi” themeluar në vitin 1944 në Prizren.
Më 26 shkurt 1989 në tubimin e letrarëve të Kosovës, kushtuar Grevës së Minatorëve të Trepçës dhe gjithë minatorëve të Kosovës, Akademik Gazmend Zajmi ndër tjera tha:
“Shoke minatorë të Trepçës dhe minatorë të mbare Kosoves , në lumin e gjere të solidaritetit me Ju pranoni dhe zerin tim modest prej individi , prej akademiku dhe kompozitori , të solidaritetit dhe lutjes për shpetimin e shendetit dhe të jetes juaj qe është pa krahasimisht, pa krahasimisht , me e shtrenjte se tere korja e mbufatur politike e ketij nenqielli dhe e tere rruzullit.
Kush do të mund të merrte me mend se kryeneqesia dhe arroganca politike, është me e vrazhde , me kercenuese , me gerryese, me perbindeshe se kataklizmat natyrore mbi jeten e njeriut ;
Kush do të mund të merrte me mend se edhe shendeti dhe jeta e njeriut plandoset në peshore të ndryshme varesisht nga kryqezimi i vijave të imagjinuara tokesore ku njeriu për here të pare ndeshet me nderrimin e agujve të muzgujve;
Kush do të mund të merrte me mend se edhe nder ata qe djerses se puntorit i kendojne ditirambe dhe panagjerike , një kohe age të gjate do të mejnë , do të bezajnë, do të vazhdojne të belbezojnë ballafaquar me të hollimin apo ndoshta edhe akumullimin e lengut të kuq të jetes se mundishme të sperkatur me thrimca dhe djersitjen e shkembinjeve mineralë;
Me në fund, kush do të mund t’i merr me mend dhe shumë e shumë gjera qe koha do t’ua ç’thurrë fijet”...









 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes