l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

PUKA TANI NJË QYTET I BUKUR TURISTIK MALOR E PRET

GUSHT 2020, NË PUKË PESË JUBILAR PËRKUJTIMESH DHE PROMOVIMESH


Xhemal MEÇI
“Mjeshtër i Madh”

 

Në kuadrinë e 900-vjetorit të Abacisë së Shën Palit të Pukës, në Grykë-Kabash, për të cilën me shumë përkushtim shprehet ipeshkvi i “Sapës (i Zadrimës dhe i Pukës krahinë ) i nderuari Frang Bardhi në relacionin e Tij , qershor 1637, ku thekson se “asht kryet dhe ama të gjtha kishëve të tjera të Pukës( me lidhje me shumë kisha të Pultit e Eper deri në Kelmend.)...motit ka qenë shumë e pasun e dëshmojnë këtë ma pleqtë... dhe copat e një kryqi argjanti së praruam, shumë i bukur dhe shumë i pasur, dhe i pajisun në të katër anët me katër gurë...diamanta shumë të kulluet e të mëdhaj sa një kokërr arrë e dhejtë ma të vegjël të vendosun përreth shejtnueshmes Nanë....Se ajo kishë ka qenë shumë e pasun: provohet edhe nga një copë e bishtit të mitrës së Abatit... e pajisun me gurë të çmueshëm; ka arat shumë të bukura... dhe shumë drunj arre, që e rrethojnë për qark. Për ma teper ka nën sundimin e vet male fort të nalta të mbushuna me landë të mëdha e të trasha për çdo lloj druje dhe aty bahen boronica( dhe luleshtryhe) që i sjellin shumë të ardhuna kishës. Për më tepër historini i shquar Inac Zamputi thekson edhe një fakt tjetër të rëndësishëm se” Disa nga këto abacina kishin fitue edhe një shkallë ma të naltë në herarkinë kishtare dhe titullari i tyne numëohej në rangun e ipeshkvit. Të tilla abacina (abacina të mitrueme) ka pasë edhe në Shqipni, si ajo e Shën Palit të Pukës etj. Si qe ma në fund abacia e Oroshit të Mirditës ( I. Zamputi, RELACIONE..., vll II, Tiranë , 1965. f. 483). I një mendimi të tillë është edhe Dr. Mark Pal Nika, studiues dhe përkthyes relacionesh të siguruara rej Tij kohët e fundit në Bibliotekën e Vatikanit, prej ku del se ka pasë edhe një seminar ku përgaditeshin edhe priftërinj për në Dioçezen e Pultit etj. Shihet se ka pasë 3 kapela përreth: Shën Gjoni, Shën Kolli e Shna Prendja; (si edhe: Shën Ilia , Breg, Grykë Kabash, Shën Pjetri Buhot dhe Shën Marku, Blinisht.


Pas shkatërrimeve që iu bënë gjatë viteve 1960 nga rregjimi komunist, tani, më së fundmi, po punohet për rikonstruksionin e godinës së kësaj kishe historike me interesimin e administratores së ish-komunës Rrape - Kabash, zonj. Lula Mema dhe kujdesin e kryetarit të Bashkisë Pukë, z. Gj. Gjonaj, me përkrahjen e të nderuait at Andrea Vaterëan, misionar gjerman i kishës katolike të “Shën Sebastianit” të Fushë- Arësit, i cili ka ndihmuar shumë familje në nevojë për strehim dhe ushqime, si dhe ka ndihmuar në ndërtimin e dy urave: asaj të fshatit Kaulina mbi lumin e Fanit , si dhe të Urës së Dermanit mbi Prru-Vameç. Me këtë përkujdesje serioze shpresojmë se brenda njëkohe të shkurtë do të jetë i përfunduar rikonstroksioni i kësaj kishehi storike, duke realizuar kështu një prej premtimeve të kaherëshme të z. Gjon Gjonaj dhe Fran Luli, ish- kordinator i PS, Dega Pukë. Po edhe edhe në hyrjen e qytetit Pukë nga ana perëndimore, po përfundon në përmasa katedraleje edhe kisha e Shën Gjonit . ( Është për t’u shënuar vërejtja e së bijës së dramaturgut të shquar Shkodran, Fadil Kraja, Neida F. Kraja e cila gjatë një udhëtimi turistik këto ditë në Pukë, si pau xhaminë e re në anën jug-perëndimore, mbi lartësinë Kodër-Hani ( Kodër –Qytezës mesjetare) si dhe xhaminë tjetër në mes të qytetit, theksoi se “ do të ishte e nevojshme që të kishte edhe një kishë të bukur në anën tjetër të qytetit kaq turistik të Pukës, si shprehje e harmonisë ndërfetare në Pukë, një realitet shekullor i kësaj krahine, siç më kanë mbetur në kujtesë vargjet e një kënge të Poetit të Malësisë, Prendush Gega: ” Ti n’ Kabash, ndojher, je kanë? / A ke pa ni xhami n’ Lam?! /Derë për derë kishë e xhami, /turk e t’kshtenë ishin kojshi! (,në harmoni).” Si dëgjoi përgjigjen e duhur (nga Xh. Meçi, ciceroni i Muzeut), se një kishë të tillë madhështore do ta shihte bri udhës në të dalë të Pukës për Shkodër. Nga kjo përgjgje sikur ndjeu gëzim dhe mori pamje kënaqësie.
22 gusht, është 170-VJETORI i lindjes së rapsodit të shquar të Alpeve Shqiptare, Prendush Gega, HOMERI I MALEVE,“Artist i MERITUAR”,( 22 gusht 1850 - 20 shkurt 1938);i rritur mes një traditë të pasur të folklorit artistik e muzikor që i ruante dhe i praktikonte edhe babai i Tij , Gegë Paloka. Kjo traditë e folkut pukas përshkruhet në relacionin e Tij, edhe nga Frang Bardhi, ipeshkëvi i Sapës, ( qershor1637): “simbas zakonit të të moçmëve ndër gostije, në rrugë e punë këndojnë me za të naltë trimnitë e burrave të tyre të mëdhaj, sidomos të pathyeshmit Gjergj Kastriotit, të thanunit Skanderbeg dhe të përndritshmit zot Lekë Dukagjinit, princit e zotit të tyne.” Në këtë mjedis kulturor folk pra, u formua dhe u afirmua si artist i shquar popullor Prendush Gega, i mbiquajtur edhe “Poeti i Kabashit për afro një shekull, si përdorues i talentuar i fyllit e bilbilit, i lahutës dhe i çiftelisë, duke shoqërar këngët e kohës që prej këngëvet të Kreshnikëve, të Eposit Heroik deri tek këngët e Tija të shumta, aq sa krijoi “këngëtorën e vet”, siç shprehet edhe akadeniku , prof. Ernest Koliqi, duke e quajtur “rapsod i Alpeve Shqiptare, Poeti i Malësisë, i përmendun prej fushoreve të Kosovës e në Adriatik” ( E. K. “Rapsodi delli Alpi albanesi”, revista d’ Albania, Milano, viti III, 2/1942; përkthyer nga Prof. Jup Kastrati). Për më tepër Migjeni, ndër të tjera shprehej kështu për P. Gegën: “ Nuk ka njeri ma interesant, histori e gjallë ... (kangët e Tij), aq të bukura sa mund të krahasohen me poezitë ma të mira të poetëve tanë ma të mirë.”( (Lazer Radi, - Një verë me Migjenin, Tiranë, 1998).
3. Ngjarje tjetër e rëndësishme për Pukën qytet e fshat do të jetë Përurimi i rindërtimit që nga themelet i xhamisë historike të Pukës, në kuadrin e 350- vjetorit të ndërtimit të saj (1670 – 2020) në Qytezë, Kodër-Hani, Laçaj, e filluar nga familja Dizdari dhe Ali Aga I, e përfunduar prej Musiafë Pashë Bushatliut, në të cilën kanë falë namaz personalitete osmane, si Hasan Riza Pasha deri dhe Shefqet Turgut Pasha me pasuesit e tij; por gjatë hybes, myftiu atdhetar Zenel Hoxha,teolog i shkollës së kulturës arabe nënvizoi në arabisht bashkë me mezinin e shquar Ali Agë Puka thënien Kuranore , se “Allahu me madhninë e Tij ka porositur që “ çdo popull ka të drejtë të jetoi i lirë në vendin e vet(!!!)” Ky deklarim i guximshëm i myftiut në këtë xhami të vogël të Pukës drejtuar gjakatarit Shefqet Turgut Pashës, që sapo kishte gjakosur e rrenuar Kaçanikun martir me 40-mijë ushtarët e komanduar prej tij; thuhej prej Ali Agës, se kjo thënie Kuranore u bë shkak më shumë se asgjë tjetër, që ky Pasha gjakatar të ishte i përmbajtur nëpër Pukë, ku nuk guxoi të kryente ndonjë veprim ushtarak terrorizues, por vazhdoi i zemruar drejtimin për në Shkodër e Malësi Të Madhe, ku kreu barbarizma po aq sa në Kaçanik.
4. 20 gusht 2020 është promovimi i botimit – Man Avdi Arifaj ( portret), në dukjen e parë një familjar i thjeshtë iballas, po në bashkëpunim me Caf Agën, Mehmet Ramën, Mal Bajramin, Gjok Nikollën e Zef Nikoll Mirakën edhe pse 24 vjeç, u bë një nga organizatorët e 70 burrave iballas për pritjen MIQËSORE të brigadave partizane (brig. VI- S dhe 22- S), kur më 6 nëntor 1944 sulmuan Iballen, në një kohë kur përflitej se Iballa “ ishte reaksionre”- me që ishte vendlindja e Kolë Bibë Mirakës – i cili qe një antikomunist i vendosur. Por ishte edhe Mani i ri qe ndihmoi të mos digjej e masakrohej Iballa. Mani u bë i njohur edhe si pjesëmarrës në mbrojtje të kufirit Jugor, ku ishte ushtar, në Korçë, gusht 1949, gjatë ndërhyrjes ushtarake të monarkofashistëve grekë. Gjithashtu, Mani kujtohet edhe si pritës bujar(qershor 1990) i PETRO ZHEJT, studiuesit të shquar të gjuhësisë shqiptare, i cili po shkonte për të hulumtuar magjinë e Alpeve Shqiptare në Apripë Guri, ku Drini i furishëm do të detyrohej nga shkëmbenj stërmëdhenj të ndiqte luginën me drejtimin jugëperëndimor.. . I cili duke mbetur i knaqur me Pukën e banorët e saj më 13 shtator 1997, me kujdesin e juristit pukas Halil Kopani erdhi dhe promovoi botimin e TIJ madhor “SHQIPJA dhe SANSKRISHTJA”.
Edhe gjyshi Isuf Arifaj me mikun e TIJ prej Puke Dash Et’hem Aga pat pritë e përcjellë më 1922, studiuesin e shquar Françez GODAR, i cili hulumtoi Ujëvarën e Drinit në veriperëndim të Merturit. Që të dy këto figura historike : Petro Zhei dhe Godar patën mbetur shumë të kënaqur nga këta trima e bujar, truplidhur e të pashëm, sa qenë shprehur entuziazt: “Në Iballe me Brigje ( fshatrave të brigjeve të Drinit) kishin parë e ishin shoqërur asaj ane me burrat të vërtetë ILIR.
Por Mani ka edhe një jetë të pasur si ekonomist e familjar model: I tillë, i përkushtuar dhe i qetë, vazhdoi, edhe kur u detyrua të punonte punëtor i thjeshtë në prodhim. mbasi prejardhja e tij si derë hoxhe në zë ,Isuf Arifaj, teolog) me ndikim në zonën e Iballës e më gjerë, u pa nga regjimi komunist, si i padëshiruar në zyra shtetërore, por vetëm në prodhim. Megjithatë Ai punonte me durim, duke përballuar me krenari edhe punën e rëndë të krahut deri gjatë 8 vjetëve të fundit, para daljes në pension në fabrikën e betonit në Hidroncentralin e Fierzës; duke mbetur irespektuar gjithë jetën.
Këto veprimtari ( sidomos dy të parat) do të zhvilloheshin mjaft mirë në mjediset e Hotel Turizmit “PUKA”, në verandën e hapur aq komode, për një auditor me rreth 50 vetë me të ftuar edhe nga Tirana e Prishtina, por kryetari i Bashkisë ende nuk e paska hapur ” Dritën Jeshile” siç e hapi, kur u promovua aty aq mirë këto ditë me interesimin po të TIJ libri më i ri “Profile dhe Vlera” i autorit të talentuar, regj. Fran Vuka, një botim që u vlerësua shumë, si nga moderatorja, Angjelina Matia, Paloka, mësuesi i përkushtuar i letërsisë së shkollës së

mesme “Sabah Sinani “, Vladimir Kolaj, megjithëse pati dhe një vërejte nga Xh. Meçi, i cili u shpreh se “botime të tilla me vlera do të ishin të mangët në se në vlerësimin kryesor do t’u mungonte, siç mungoi aty Prendush Gega, Artist i Merituar , babai i folklorit artistk pukas . Megjithatë, një vlerësim të veçanë ia bëri autorit kryetari i Bashkisë Pukë, duke theksuar si vlera tëtilla kulturore në kushtet e një qyteti malor turistk me “resurse të pasura natyrore, duke filluar nga kurora me pisha dhe përbri liqenit të pastruar nga ujërat e zeza, të mbuluar prej disa vitesh, pastaj resurset kulturore si ky i sotmi”, me pasuri arkeologjike e historike të qytezave e kështjellave të shumta përgjatë udhës së lashtë VIA – PUBLIKA ( Publika = Pukë, që prej brigjeve të Adriatikut dhe maleve të Pukës me klimë e sot ujë bjeshke 24 orë dhe me bukuri mahnitëse alpine, ku ka jetur në mbijetesë një popull liridashës iliro-arbëror me kulturën e vet origjinale iliro-arbërore me shtrirje mbar kombëtare shqiptare, e njohur me emrin: Kultura e Komanit .

Po arbërit e Komanit të Pukës ishin të njohur edhe si baritor me një blegtori tufash të mëdha ( nga e mori emrin Delmace – Delme) në kullotat e rrethinës së Delmacës Pukë, Leja Dushit, kullota e Krrabit (“Monti di Puka”) dhe po ashtu në kullotat alpine të Terbunit të Pukës , ku kanë kullotur mijëra bagëti pranë staneve të shumta të lagjeve të Pukës, prej ku ka marrë edhe emrin vendas Terbuni i Pukës ( Te t’ Bunat, stanet e Pukës) ; gjithashtu, Terbuni ka edhe prodhimtari këpurdhash ushqimore bashkë me boronica e luleshtrydhe të shijshme.
Por banorët e lashtë të Pukës e të Mirditës kryesisht qenë mjeshtër të shkrirjes e të përpunimit të metaleve ( nga ku morën emrin PIRUST = Zjarr), si dhe përgatitës të pezhkves ( pisë e butë), në pyjet e pafund halorë të Terbunit të Pukës, nga i mbet edhe emri i lashtë, Ad Picaria ( Në Pezhve) që prej periudhës Ilire dhe të sundimit Romak, shek. II - IV .
Megjithatë, Prof. E. Çabej nuk e shpjegon emrin e Pukës (PUKË, me zhvillimin fonetik: Pikaria – Pukë, po me Via Publika , si edhe Frang Bardhi.) Në përbërjen e këtyre resurseve hynë edhe BUJTINA,Hani i Përprim Laçit, që përbën një mrekulli të Pukës me disa bujtina komode familjare dhe pistën për skijatorë në çdo stinë të vitit dhe të qitjeve sportive etj.
5. Së fundmi, mund të shënohen edhe sukseset e para pas përpjekjesh të gjata më se njëvjeçare të drejtoreshës së përkushtuar të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Bashkisë së Fushë- Arësit të zonj. Së nderuar Arina Rrapi, Simoni, e përkrahur prej kryetarit të bashkisë z. Fran Tucit dhe të z. Gjovalin Alia, kryetar i Shoqatës Eko-Turistike të Rrethit Pukë, u arrit që fëmijtë e Fushë -Arësit të paraqesin sukseset e para, duke mbushur disa koshere me mëshikëza mëndafshi. Kështu QKF e Fushë-Arësit po vendos lidhjet e lashta me “Udhën e Mëndafshit “.
Në vazhdim po merren masat për zbatim masiv fillimisht në familjet e fshatit Kryezi( një nga 100 fshatrat turistike të vendit) , si dhe me organizimin e një takimi pune në shkallë rrethi e më gjerë me kujdesin edhe të Ministrisisë së Kulturës për vlerësim të arritjeve dhe shkëmbim përvoje për këtë produkt me interes kulturor dhe aq ekonomik në familjet malësore duke rritur të ardhurat e tyre me këtë produkt fitimprurës.







 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes