l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në 65 vjeçarin e ditëlindjes së ushtarakut, krijuesit, shkrimtarit, historianit dhe profesorit të mirënjohur

BERNARD ZOTAJ, PROFESORI I HISTORISË
USHTARAKE DHE TREVËS SË LABËRISË

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi

Në familjen Zotaj me tradita atdhetare

Në jetën e njeriut 65 vjetori është një shifër, një stacion jetësor, që vjen natyrshëm. Ushtaraku Bernard Zotaj lindi në Ramicë të Vlorës, në këtë truall atdhetar që ka një histori të lashtënë, ku për shekuj me radhë, krenaria, dinjiteti dhe të jetuarit me nder ishte detyrë e detyrim brezash. Familja e tij, në shekuj ka qenë atdhetare dhe patriotike, duke qenë pjesë e aktivitetit ndihmues në ngjarjet vendore dhe kombëtare. Stërgjyshërit krijuan histori dhe i shtuan lavdi fisit Zotaj, ndërkohë që gjyshërit dhe prindërit e tij, gjatë LANÇ-it, dhanë një kontribut të vlerësueshëm dhe e kthyen shtëpinë në bazë të luftës për zonën e Vlorës.
Bernardi erdhi në jetë më 8 qershor 1955, në një familje të madhe me oxhak dhe me histori, me plot motra e vëllezër. Që prej asaj ditë djali i përkundur në djep në një fshat të ashpër por krenar për të shkuarën dhe për të ardhmen që e priste e përligji krenarinë dhe përkujdesjen e dashurisë njerëzore prindërore.
Pas shkollës 8 vjeçare në Ramicë, Orikumi do bëhej stacioni jetësor shkollimi pas vëllait të madh, Kastriot Zotaj, farmacist ushtarak. Në vitet 1970-1974 kreu me sukses të plotë shkollën e mesme të përgjithshme “Hasan Pulo” në Orikum të Vlorës. Shpejt do të çelej hapësira edukimi në nivele gjithnjë e më të larta, arsimimi akademik në shkollën e burrave, ku formohej trupi dhe mendja për të shërbyer në një prej sektorëve më jetikë të vendit, siç ka qenë mbrojtja e vendit, komandant e komisar, sekretar e pedagog, shef e drejtues të niveleve të larta, por që bazën e misërniken e fshatit nuk e harroi kurrë.
Vazhdimësia e vrullshme në gjurmët e të parëve e çoi natyrshëm në progres e përparim duke mos e parë jetën të shkëputur nga shoqëria, vëllezëria, familja nga Tirana, në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Akademik e shoqëror, i mirësjellshëm në situata komplekse, që di ta mbajë timonin njerëzor, jashtë komandave e urdhrave, por me mirësjellje të spikatur, prodhimtar në profesionin e historianit ushtarak, kërkues e ideator në forumet e komiteteve, organizatave e shoqatave, i qeshur dhe i kujdesshëm në të gjitha veprimet.

Në provën e jetës ushtarake

Ëndërra labe për t’u bërë oficer dhe për të shërbyer në radhët e djalërisë që mbronte vendin vazhdonte. Kështu shtatori i vitit 1975 e gjen në Tiranë në auditoret e blerta. Këshu, që në shtator 1975-maj 1979 përfundon Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave me rezultate të shkëlqyera. Duke qenë rezultativ në punë përzgjidhet në shtator 1987 për vijimin e studimeve të thelluara ushtarake në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë, ku edhe në këtë kulm të arsimimit ushtarak me dije të thelluara operativo-strategjike ushtarake shkëlqen mes akademistësh dhe meriton vlerësimin “Shkëlqyeshëm”. Duke mos u ndalur në lëmin e studimeve vijon kualifikimin me kurse kualifikimi në fushën e historisë ushtarake dhe sigurisë.
Viti 1979 ishte viti ballafaqohej me trupat. Emërohet komandant toge këmbësorie në 1979 dhe në vitin 1983 kryen detyrën e komisarit të kompanisë dhe të sekretarit të komitetit të BrK në qytetin e Durrësit. Në vitet 1983-1987 kreu detyrën e Sekretarit të Komitetit të Rinisë të të Shkollave Ushtarake të Shqipërisë, si dhe dha mësim në lëndët shoqërore në Shkollën e lartë ushtarake. Me përfundimin e Akademisë Ushtarake në vitet 1989-1996 kreu detyrën e komisarit të Brigadë Këmbësorie në Vaun e Dejës, si dhe komandant dhe shef shtabi bk në repartet e Tiranës. Në vitet 1998-2001 kreu detyrën e shefit të inspeksionit në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, specialist në Qendrën e Taktikës dhe pedagog në Akademi. Në periudhën 2001-2006 kreu detyrën e shefit të Botimeve në Qendrën e Doktrinës, kryeredaktor i “Revistës Ushtarake” dhe pedagog në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Në vitet 2006-2011 drejtoi sektorin e Historisë Ushtarake në Akademinë e Mbrojtjes dhe pedagog. Në viete 2011-2012 ishte pedagog në SHLP “Vitrina”, dekan i Fakultetit të Shkencave Politike. Në vitet 2012-2014 kreu detyrën e Drejtorit të Qendrës së Librit dhe Mbështetjes me Informacion në KDS.
Prej tetor 2014 dhe deri daljen në pension kreu detyrën e Specialistit në Qendrën e Doktrinës dhe të Kërkimit, pedagog në Akademinë e Forcave të Armatosura. Gjatë tërë kasaj periudhe mbi 40 vjeçare në shkollat ushtarake dhe reparte të ndryshme ka publikuar në vijimësi shkrime për fushën e mbrojtjes, të sigurisë dhe të historisë ushtarake shqiptare dhe botërore. Ai ka qenë tërësisht i angazhuar me sfidat e kohës ka qenë pjesëmarrës në dhjetra konferenca dhe sesione shkencore, brenda dhe jashtë vendit, të nivelit kombëtar e ndërkombëtar, si në Tiranë, Tetovë, Prishtinë, Kroaci, Budapest, Podgoricë; por edhe në Universitetet shqiptare si në Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër, duke e bërë një ushtarak me dije të thella por edhe një pedagog që ka rezatuar krijimtari shkencore me kumtesat interesante të fushës së historiografisë.

Një botë e pasur me publikime dhe vlerësime

Në fakt ai ishte i vetëfutur dhe që e kishte detyruar veten si prerje studiuesi kur ishte që në fëmijëri “mik i librit”, kur librat ishin pasuri e cmuar e cdo periudhe të jetës së tij. Kështu ai ka zhvilluar një sërë aktivitetesh akademike dhe botime në revista të ndryshme shkencore, si dhe libra e materiale mësimore. Publikimi i mëse 20 monografive si “Oxhaku i Zote në Smokthinë”, “Malli për Nënën”, “Nderim Eqerem Sinanit”, “Rrëfimet e Nënë Zybës”, “Konaku i Habil Laçes në Tragjas”, “Dreri i bukur i Ramicës”, “Biseda me babain vazhdon ...”, ”Thëllëza e Mesaplikut”, “Këshilltar nderi i Kuçit”, “Së bashku ...” në dy vëllime (për ushtarakë të dalë në rezervë nga KDS-ja), “Njeriu i hapësirave të gjelbërta”, “Njeriu i bukur”, “Shpirti i brezit të gurtë”, “Prushi i Labërisë”, “Poeti i Labërisë Lirim Deda”, “Xhenieri i martirizuar”, “Yjet e Ramicës”... etj., është një pasuri e trashëgimi brezash, që gjenden kudo në Biblioteka, arkiva, në muzeume.
Është bashkëautor i tekstit të Historisë së Shqipërisë për Klasën e 9 dhe të 12 (2011-2012), të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve. Është autor dhe bashkëpunëtor në librat “Zona e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër 1943-1944” (2003), “Armed Forces in Photos the History” (2005), “Manuali i Ushtarit” (2006), “Guidë e Historisë Ushtarake” (2008), “Shqipëria dhe Luftërat Ballkanike” (2008), “Figurat kryesore të Luftës së Dytë Botërore” (2009),“Teori të Luftës dhe Strategjisë” (2011), “Dëshmorët e Atdheut” (2012), “Arti Ushtarak në Luftën e Vlorës të vitit 1920” (2016).
Është anëtar i Institutit të Studimeve të Historisë Ushtarake, anëtar i bordit të Revistës “Studime për Historinë Ushtarake”, Kryetar i Shoqatës së Historianëve Ushtarak të RSH, anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, anëtar i Kryesisë Kombëtare të Dëshmorëve të LANÇ-it dhe dëshmorëve të tjerë të Atdheut, si dhe anëtar i kolegjumit të redaksisë të revistës “Pavdekësia”.
Gjatë karrierës ushtarke ka pasur gradat ushtarake duke filluar nga Kapiten i Parë, major dhe nënkolonel. Gjatë dy dekadave të fundit ka fituar me plot meritë gdatën shkencore “Dr.” dhe titullin akademik “Prof. Asoc”. Komisioni i Kualifikimit Shkencor pranë Këshillit të Ministrave i ka dhënë “Doktor i Shkencave” në fushën e mbrojtjes me nr. Rregjistrimi 4231, dt. 29.07.03, ndërsa titulli akademik “Prof. Asoc.” i është akorduar nga këshilli i profesorëve të Akademisë së Mbrojtjes dhe të miratura me nr. 404 në MAS në vitin 2011.
Për rezultate, disiplinë dhe veprimtari është vlerësuar me certifikata, fletë nderi, si dhe me dekorata si Medalja e “Shërbimit Ushtarak”, Urdhërin “Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore” të Klasit III, Urdhërin “Shërbimi Ushtarak” të Klasit të III, Medalja e “Karrierës” dhe Medalja “Për shërbime të veçanta”.
Gjithashtu vlerësuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” “Nderi i Kombit”, me diplomë “Personalitet i shquar i Labërisë” dhe nga Organizata e Dëshmorëve me titullin “Nderi i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorë të tjerë të Atdheut”. Edhe pas këtyre nderimeve sfida e tij ka qenë dhe ka ngelur kërkimi shkencor akademik si një sfidë triumfi në jetë.

Shoqëria dhe aktiviteti shoqëror

Bernard Zotaj, i cili ka 45 vite shkollë, shërbim ushtarak, aktivitet pedagogjik, një copëz të zemrës e ka lënë në vendlidje, tek bashkëfshatarët që e duan gjithmonë të ri ndaj edhe i thonë me zemër “mos u plaksh kurrë”! Devotshmëria ndaj Atdheut, me të cilën ushtaraku Bernard Zotaj shërbeu në Fushë-Krujë, Durrës, Has, Tropojë, Shkodër e Tiranë e bën ndër njerëzit krenar, të nderuar dhe të respektuar. Vartësit dhe kolegët e kanë vlerësuar dhe respektuar si etalonin e ndershmërisë, dashurisë njerëzore dhe sakrificave.
Edhe pse largohet nga ushtria e ndjen veten i plotësuar sepse e ka kryer me nder e dinjitet misionin fisnik dhe me zemër i uroj vijimësi, zhvillim e modernizim të mëtejshëm të FA. Është një jetë në shërbim të Atdheut që meriton vetëm respekt, në detyrat e komandantit dhe të komisarit, drejtues i spikatur rinie, pedagog e drejtor, Shef i Historisë ushtarake, punonjës kërkimor shkencor i apasionuar pas shkencës së historiografisë ushtarake e më gjerë, i nderuar e respektuar nga të gjithë brezat e studentëve dhe të kursantëve. Shokë e miq, kolegë ushtarakë e ish-ushtarakë, kolegë të kominitetit të historianëve ushtarakë e më gjerë i urojmë: Gëzuar Profesor Berti 65 vjetorin e lindjes!





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes