l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ç’farë shkruan autori, si hyrje e librit te tij “Vajza që sfidoi oficerin grek”?

Mirënjohe OBVL-së dhe gazetës “VETERANI”

Nga Zaim SEFA

Prej tre vitesh që bashkëpunoj me gazetën “VETERANI” kam arritur në konkluzionin se kjo gazetë është një konkuruese e denjë në tregun mediatik shqiptar.
Larmia e rubrikave e tematikave dhe hapja ndaj lexuesve e opinionistëve ia ka rritur vlerat kësaj gazete. Botimi i saj, e printuar dhe në internet u ka krijuar shansin që të njihen me të, të shkruajnë e të botojnë artikujt e tyre, jo vetëm veteranëve e pasardhësve por çdo njërit që dëshiron të njohë e propogandojë vlerat e Luftës së lavdishnme Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Kështu “Veterani” është bërë gazetë e edukimit patriotik të brezave, si përçuese e historisë së lavdishme të popullit tonë në shekuj.
Para tre vitesh e solla me mëdyshje një artikull për patriotët e zonës time, Arrnit të Kukësit, por kur ai pa dritën e botimit në numrin e radhës, me dhjetra bashkëfshatarë më uruan, çka do të thotë se ata e kishin marrë dhe lexuar gazetën “VETERANI”.
Unë gjej rastin të falenderoj kryeredaktorin e gazetës z.Halil Rama dhe zëvendëskryeredaktorin z.Sakip Cami, dy publicistë e shkrimtarë të njohur që me seriozitetin e përkushtimin e tyre e kanë rritur në vazhdimësi cilësinë e “VETERANI”-it.
Me këtë rast ftoj anëtarët e organizatës së Bashkusra të Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar që të ndihmojnë këtë gazetë me artikujt e tyre për probleme të ndryshme.
Mirënjohje të veçantë i shpreh kryetarit të OBVL-së, kolonel Myfit Guxhollit dhe gjithë kryesisë së kësaj organizate për rolin që kanë luajtur dhe luajnë në mbrojtje të vlerave më të mira atdhetare të popullit tonë.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes