l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ç’farë shkruan autori, si hyrje e librit te tij “Vajza që sfidoi oficerin grek”?

QASJE REALE NË LIBRIN E QEMAL GEGOLLARIT


HALIL RAMA

Më 7 qershor, kolonel Ing.Myfit Guxholli feston 90-vjetorin e ditëlindjes. Këtë ditëlindje jubilare ai e feston, vetëm pak muaj pasi është zgjedhur Kryetar i Organizatës të Bashkuar të Vetëranëve të LANÇ të popullit Shqiptar. Si pjesëmarrës aktiv në LANÇ e kuadër në Brigadën e IV-t Sulmuese dhe për kontributin e tij të vyer në detyra e funksione të rëndësishme në Ushtrinë Shqiptare, Kryesia e OBVL-së i ka propozuar Presidentit të Republikës, SHT Z.Ilir, Meta që t’i akordojë kolonel Guxhollit “Dekoratën e artë të shqiponjës” (e njohur si “Medalja e Artë e Shqiponjës” në vitet 1996–2013), një dekorate nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për trimëri në luftën e armatosur dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje. Kolonel Myfit Guxholli e meriton plotësisht dekorimin me këtë Urdhër të Artë.
Kolonel Ing.Myfit Guxholli ka lindur në Pogradec më 7 qershor 1930. Ishte vetëm 9 vjeç, kur iu bashkua lëvizjes së rinisë pogradecare që kërkonte armë për të shkuar në Durrës që të luftonin kundër pushtimit fashist të vendit.


Po ashtu, pas një viti, nga urrejtja për inxhinierin italian që ishte major i Simit dhe që punonte në minierën e kromit “Guri i Kuq”, e qëllon atë më një gur në bel. Myfiti i shpëtoi arrestimit pasi e fshehu rinia pogradecare ndërmjet protestuesve. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe më pas studioi për dy vjet në Liceun e Korçës. Myfiti rrjedh nga një familje e pasur atdhetare dhe patriotike. Gjatë okupimit nazifashist të vendit, familja e tij u përfshi e tëra në luftën kundër okupatorit, madje babai i tij u burgos për aktivitet antifashist.
Myfiti, megjithëse në moshë fare i ri, që në shkurt 1944 u rreshtua në radhët e ushtrisë partizane në Brigadën e IV-të Sulmuese, si kuadër i kësaj brigade. Mbas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist, me hapjen e Shkollës “Skënderbej” mbaron me rezultate të mira dy vite mësimore të kësaj shkolle dhe më pas mbaroi Shkollën e Lartë të Topografisë Ushtarake në Leningrad (ishBashkimi Sovjetik). Pas diplomimit u emërua në Degën e Topografisë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë. Krahas detyrës së tij funksionale ai vazhdoi studimet dhe në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës, në mbarim të të cilave u titullua “Inxhinier topograf”.
Ai ka kryer detyra të rëndësishme në Ushtri. Pasi u gradua N/toger u emërua kryetopograf, më vonë shef seksioni dhe N/kryetar Dege të Topografisë pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Gjatë viteve 1952-1961 ka marrë pjesë në organizimin, projektimin dhe zbatimin në terren të të gjitha punimeve topogjeodezike për sigurimin topografik të Ushtrisë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Është bashkautor, së bashku me specialistët e huaj në projektimin e zbatimin në praktikë në terren të triangulacionit shtetëror (arshiva IGU/ 1954).
Nga viti 1961 deri në 1985 shërbeu në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve (sot Akademia “Skënderbej”) si pedagog, shef cikli dhe shef i katedrës së topografisë, me gradë major. Gjatë kohës së mësimdhënies dhe drejtimit të katedrës në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve Ing. Myfit Guxholli ka një aktivitet të pasur shkencor e pedagogjik.

VEPRIMTARIA KRIJUESE E SHKENCORE E ING.MYFIT GUXHOLLIT
Ka përgatitur cikle të plota të leksioneve ushtarake në gjeodezinë e lartë, në gjeodezinë inxhinierike si dhe leksionet e gjeografisë ushtarake për Akademinë e Mbrojtjes dhe atë “Skënderbej”. Në vitin 1986 boton tekstin mësimor “Gjeodezia” të përshtatur për studentët e specialitetit topograf në Akademinë “Skënderbej”, por dhe për studentë të tjerë të specialiteteve të ndryshme që studiojnë në këtë Akademi gjeodezinë, si xhenio etj. Po ashtu, ai është bashkautor i hartave të territorit shqiptar të shkallëve 1 : 25000 – 1: 50000 (projektet në IGU Tiranë).
Ing. Myfit Guxholli është autor i dhjetëra artikujve shkencorë, ndërkohë që ka përgatitur Rregullore të ndryshme dhe ka mbajtur referate e kumtesa cilësore në disa simpoziume e konferenca shkencore. Duke vlerësuar aktivitetin e pasur të tij në vitin 1973 Katedra e Topografisë e Akademisë Ushtarake “Skënderbej” propozoi që Ing. Myfit Guxhollit t’i jepej titulli “docent”, por pas ngjarjeve të atyre viteve të “stuhishme” propozimi i asaj katedre u pezullua.
Me ndryshimin e sistemit komunist, Myfiti familjarisht përfshihet në proceset demokratike duke dhënë një kontribut të shquar në fitoren e demokracisë. Ai ka qenë një nga organizatorët e krijimit të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës (OBVL) dhe për kontributin e tij është zgjedhur zv/kryetar i kësaj organizate që nga themelimi i saj para 26 vitesh dhe që nga data 1 Nëntor 2019 është kryetar i saj, duke punuar me përkushtim për edukimin patriotik të brezave. Për të gjitha këto merita kryesia e OBVL-së i ka propozuar edhe Këshillit të Bashkisë që ta shpallë atë “Qytetar Nderi të Pogradecit”.

Familja Guxholli, si ua mohoi pushteti komunist kontributin në luftë
Kolonel Ing.Myfit Guxholli i përket familjes së njohur pogradecare që shkriu pasurinë e saj për luftën Antiofashiste Nacionalçlirimtare.
Në vitet 1920-1940, pogradecarët lundronin përmes liqenit për në Ohër e Strugë dhe merrnin mallra që andej me tragetin “Ylli i bardhë”. Trageti, në pronësi të Nevruz Pasho Guxhollit, transportonte misër e grurë, çimento, dërrasa e materiale të tjera ndërtimi. Kur sapo ishte fuqizuar ekonomikisht, Familja Guxholli, më 1930 kishte blerë në Greqi një fabrikë mielli, e cila siguronte miell për qytetin e rrethin e Pogradecit, por edhe për Korçën, Bilishtin e Ersekën.
Në koherencë me realitetin e atyre viteve, Nevruz Pasho Guxholli ishte aksioner edhe në shoqërinë private të sjelljes së dritës elektrike në qytetin e Pogradecit. Dhe jo vetëm kaq, por si një nga biznesmenët e njohur, krahas fuqizimit ekonomik të familjes, kishte filluar të merrej edhe me politikën provinciale të kohës. Ai ishte marrë me tregti e njëkohësisht kishte qenë edhe këshilltar në administratën vendore qysh në vitin 1923. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo familje, si dhe gjithë fisi Guxholli, e kundërshtuan pushtimin e atdheut. Për veprimtari patriotike dhe për qëndrimin e tij kundër okupatorit fashist, Nevruzi burgoset në Korçë në vitin 1943.
Pas kapitullimit të Italisë fashiste arratiset nga burgu së bashku me shokët e tij dhe me armë në dorë i bashkëngjitet Lëvizjes Nacionalçlirimtare, ndërkohë që djemtë e tij, Bexheti, Qemali, Arefiu dhe Myfiti, si partizanë u rreshtuan në krah të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. U burgosën si antifashistë tre vëllezërit, të cilët kishin lënë shkollën dhe ishin lidhur me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në Luftën Antifashiste, qysh në fillimet e saj, u përfshi e gjithë familja Guxholli, ndërsa me armë në dorë luftuan tre djemtë e kësaj familjeje.
Është i njohur aktiviteti i tyre: Bexheti, që në maj 1943, me çetën e Mokrës e batalionin “Reshit Çollaku”; Myfiti, si kuadër në Brigadën e IV-t S; Qemali, në qytet me grupet antifashiste dhe Arefiu i vogël, korrier me partizanët e Mokrës. Por gjithsesi, edhe kjo familje që shkriu pasurinë për luftën, do të përballej me represionin e pushtetit komunist. Pas çlirimit, Nevruzi ishte anëtar i të parit këshill vendor në Pogradec, ndërkohë që prej vitit 1946 -1947, burgoset për mospagimin e tatim-fitimit. Do të rehabilitoheshin disi më vonë, kur falë intelektit, zgjuarsisë dhe përkushtimit ndaj atdheut, do të dilnin katër oficerë nga kjo familje: Bexheti e djali, Iliri, Myfiti e djali, Artani.

DIMENSIONI NJERËZOR DHE VEPRA SHKENCORE E ING. BEXHET GUXHOLLIT
Ish-akademisti dhe shkencëtari ushtarak Bexhet Guxholli është i njohur për kontributin e tij gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në themelimin e katedrës së xhenios të Akademisë Ushtarake. Në memorien e bashkëkohësve ai është ngulitur si intelektuali atdhetar dhe me karakterin e tij burrëror. Në kufijtë e njohjes së artit ushtarak, ai ka lënë gjurmë të thella ndër breza. Gjatë gjithë jetës së tij dëshmoi aspiratat e atdhetarit të flaktë, ndërkohë që karakterizohej nga thjeshtësia, gërshetuar kjo me ndershmërinë dhe vendosmërinë për të përfaqësuar me dinjitet uniformën ushtarake.
Ish-nxënës të tij, por edhe ushtarakë që kanë bashkëpunuar dhe e kanë njohur nga afër Bexhet Guxhollin, e vlerësojnë atë si kuadrin e devotshëm e intelektualin erudit, si krenaria e ushtrisë sonë kombëtare. Kjo edhe për faktin se ai la një krijimtari të pasur dhe luajti rol të rëndësishëm si pedagog për 35 vite, si shef cikli dhe shef katedre i xhenios. Kishte një horizont të gjerë intelektual, një botë të brendshme të pasur dhe një mendje të shëndoshë. Dimensioni njerëzor dhe vepra si pedagog e vendosin Bexhet Guxhollin ndër kuadrot e inxhinierisë ushtarake më në zë të vendit. Ai i përkiste padyshim traditës morale, të cilën e trashëgonte nga një familje e dëgjuar për vepra atdhedashurie.

STUDENTI ME REZULTATE TË LARTA NË AKADEMINË USHTARAKE “KUJBISHEV”
Ing. Bexhet Guxholli lindi në qytetin e Pogradecit, më 15 gusht të vitit 1927, në një familje me tradita të vjetra patriotike. I ati, Nevruz Pasho Guxholli, ishte marrë me tregti e njëkohësisht kishte qenë edhe këshilltar në administratën vendore, qysh në vitin 1923. Bexhet Guxholli shkollën fillore e përfundoi në Pogradec, kurse shkollën e mesme, në Korçë, të cilën e la përgjysmë për shkak të pjesëmarrjes në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në kohën që LANÇ mori përmasa të mëdha, Bexheti do të ishte komandant batalioni në Brigadën e XV-të të UANÇl, ku mori pjesë në të gjitha luftimet e kësaj brigade, deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Pas çlirimit, me Urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes, duke vlerësuar aftësitë e tij organizuese, përkushtimin, pjekurinë, ndershmërinë dhe trimërinë, dëshirën e madhe për dije e kulturë, dërgohet për studime në Shkollën e lartë të Xhenios në Saint Petersburg, ish-Bashkimi Sovjetik. I përkushtuar maksimalisht ndaj studimit, diplomohet me rezultate të shkëlqyera dhe me çeljen e Akademisë Ushtarake Shqiptare, emërohet shef i katedrës së xhenios.
Në vitin 1952, Bexheti emërohet pedagog i parë dhe më vonë shef i ciklit të Xhenios në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, Tiranë. Në vitin 1954 dërgohet për studime të larta në Akademinë Ushtarake “Kujbishev” në Moskë ku mbaroi shkëlqyeshëm dhe emri i tij është shkruar në Muzeun e kësaj Akademie. Pas kthimit në atdhe, në vitin 1959 dhe hapjes së Akademisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Bexhet Guxholli emërohet Shef i Katedrës së Xhenios. Kjo katedër e institucionit më të lartë arsimor ushtarak të Ushtrisë Shqiptare, nën drejtimin e Bexhet Guxhollit, u vu mbi baza bashkëkohore dhe shkencore.

KOLONEL, INXHINIER BEXHET GUXHOLLI SHKËLQENTE EDHE NËN TRYSNINË E SISTEMIT TË DIKTATURËS
Por edhe ky kuadër me përgatitje të lartë, që shërbente me kompetencë e profesionalizëm, do të ndjente trysninë e sistemit të diktaturës. Kolonel, inxhinier Bexhet Guxholli, shpesh u godit dhe nuk u vlerësua për bindjet dhe idealet e tij, sepse asnjëherë nuk u la të shpaloste dijet dhe aftësitë profesionale e shkencore jashtë katër mureve të Shkollës së Bashkuar dhe Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm, sepse e pengonte garancia politike, si pinjoll i një familjeje të pasur e me tradita atdhetare. Gjithsesi, duke mos u nënshtruar para diktateve dhe në mospajtim me dogmat e kohës, Bexhet Guxholli do të shquhej për individualitetin dhe horizontin e gjerë kulturor e arsimor.
Ai qëndroi në pozitat e luftës kundër mediokritetit dhe shabllonizmit. Puna me plot përkushtim, jo vetëm e Bexhetit, por e gjithë katedrës që ai drejtonte, për hartimin e programeve dhe planeve mësimore, leksioneve dhe metodikave, dispensave, rregulloreve xheniere për ushtrinë, përgatitjen e mjaft sesioneve shkencore bashkëkohore, të lidhura ngushtë këto me historinë dhe përvojën luftarake të popullit tonë në shekuj në këtë fushë; historinë botërore dhe atë të Luftës së Dytë botërore, përvojën e Luftës sonë Nacionalçlirimtare etj, e rritën autoritetin shkencor të kësaj katedre, veçanërisht në fushën e artit ushtarak shqiptar. Brenda këtij suksesi është padyshim roli determinant i Bexhet Guxhollit, i njohur edhe si autor i librit “Sigurimi xhenier shqiptar”.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes