Simboli i pavarësisë së kombit
Me rastin e 103 vjetorit të shpalljes së pavarësië së Shqipërisë
Vlora, qysh më parë ishte përcaktuar si qendër ku do të mbahej Kuvendi gjithëkombëtar për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në referatin e vet Ismail Qemali foli shkurt për të kaluarën e Shqipërisë, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallet "Shtet më vete, e lirë, e pavarur. Të gjithë delegatët këtë propozim e aprovuan duke u ngritur në këmbë dhe duke e përcjellë me duartrokitje aktin e shpalljes së pavarësisë.
Në çaste të vështira për popullin shqiptar, kur krerët e Lëvizjes Kombëtare bënin çmos për mbrojtjen e vendit nga copëtimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli për në Bukuresht. Në historinë e diplomacisë shqiptare shkruhet se Ismail Qemali arriti të përfitonte nga kundërthëniet ekzistuese të Fuqive të Mëdha. Ismail Qemali, në takimet e fundit që pati me përfaqësuesit diplomatik evropian, arriti të sigurojë simpatinë e idesë së popullit shqiptar për shpalljen e pavarësisë.
Ismail Qemali kërkonte me urgjencë mbledhjen e delegatëve të Shqipërisë në Durrës apo Vlorë. Qemali me 14 patriotë shqiptarë më 19 nëntor u nis nga Trieste, për në Durrës, ku arriti më 21 nëntor 1912. Në rrethanat e rrezikshme politike që ekzistonin në vend nga rryma të ndryshme dhe zënkat e feudalëve shqiptarë, pamundësonin veprimin e lirë në ngritjen e flamurit kombëtar. Në çaste kritike që ekzistonin në Shqipërinë e Mesme, Ismail Qemali me shokë vendosi që të vazhdojë rrugën për nga Vlora. Në këtë kohë, ushtritë ballkanike kishin hyrë thellë në tokën e Shqipërisë. Ata, tashmë, kishin pushtuar Strugën, Elbasanin, Tiranën dhe ishin nisë për në Durrës, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej grekëve. Qarkullimi nëpër Shqipëri nuk ishte aspak i lehtë, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesën më të madhe të vendit. I shoqëruar nga delegatet e disa qyteteve u nis për në Vlorë ku arritën në 25 nëntor. Ky qytet qysh më parë ishte përcaktuar si qendër ku do të mbahej Kuvendi gjithëkombëtar për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në referatin e vet foli shkurt për të kaluarën e Shqipërisë, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallet "Shtet më vete, e lirë, e pavarur. Të gjithë delegatët këtë propozim e aprovuan duke u ngritur në këmbë dhe duke e përcjellë me duartrokitje aktin e shpalljes së pavarësisë. Ismail Qemali e ngriti lart në Vlorën heroike flamurin e Skënderbeut. Me aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i qeverisë së përkohshme, Ismail Qemali, më 29 nëntor 1912, i njofton për aktin historik gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, për këtë vendim, Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike: Rumaninë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke kërkuar nga ata që të njihnin aktin e pavarësisë si ndryshim i vullnetit politik të kombit shqiptar.
Kujtimet e djalit të
Ismail Qemalit
Kryetari i qeverisë së përkohshme
Djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora, ka jetuar në Strugë nga viti 1936 deri në dimrin e vitit 1953, kur ndërroi jetë. Sipas dëshmive historike, ai ishte djali i parafundit i Ismail Qemalit dhe siç ka deklaruar në kujtimet e tij, në të gjitha ecejaket diplomatike që ka pasur është shoqëruar nga djali i tij, Qazimi. Ismail Qemali për djalin e tij ka thënë se, "ai ka qenë kujtesa e tij në tërë aktivitetet". Qazim Bej Vlora ka lindur në vitin 1870. Në vitin 1919 ai është helmuar së bashku me të atin, duke ngrënë darkë në Itali. Ismail Qemali gjeti vdekjen, ndërsa Qazimi mundi ta përballojë dhe të jetojë. Në vitin 1936, Qazimi shkon në Strugë me një dokumentacion të pasur të qeverisë së Ismail Qemalit. Në moshën 66-vjeçare martohet me Behije Sherif Masllafin, e veja e Inajet Bej Ohrit, motra e të cilit ishte martuar me një tjetër djalë të Ismail Qemalit. Në vitin 1949, kur u prishën marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe asaj të Jugosllavisë, Qazimi ngeli i izoluar në Strugë. Sekretari personal i Ismail Qemalit, nga viti 1900 deri në vitin 1919, ai ka qenë pranë të atit në çdo udhëtim, në çdo mbledhje dhe gati në të gjitha përpjekjet diplomatike për trojet shqiptare. Qazim Bej Vlora ka qenë njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja, aktivist i shquar në qeverinë e Vlorës dhe sekretar personal i Ismail Qemalit. Vdes në Strugë në një anonimitet të plotë në dimrin e vitit 1953, duke lënë pas një dokumentacion të pasur dhe një bibliotekë shumë të madhe dhe përveç dokumenteve të qeverisë së Vlorës që ka konfiskuar policia e fshehtë maqedonase, fati i dokumenteve të tjera nuk dihet.
13 kreret e shtetit
1- Ismail Qemali, Kryetar i shtetit, 4 dhjetor 1912 - janar 1914
2- Turhan Përmeti, 7 shkurt 1914-20-maj 1914
3- Princ Vidi, Maj 1914- nëntor 1914
4- Esat Toptani, Nëntor 1914 -janar 1916
5- Fan S. Noli, 16 qershor 1924-23 dhjetor 1924
6- Ahmet Zogu, 24 dhjetor 1924 - 6 prill 1939
7- Shefqet Verlaci, 12 prill 1939
8- Omer Nishani, 10 janar 1946-1 gusht 1953
9- Haxhi Lleshi, 1 gusht 1953-22 nëntor 1982
10- Ramiz Alia, 22 nëntor 1982-30 prill 1991
11- Sali Berisha, 9 prill 1992-27 mars 19103
12- Rexhep Mejdani, 24 korrik 19103-24 korrik 2002
13- Alfred Moisiu, korrik 2002 - korrik 2007
14-Bamir Topi, korrik 2007 - korrik 2012
15-Bujar Nishani, korrik 2012 e në vazhdim
Plot 15 kanë qenë krerët e shtetit shqiptar, që nga krijimi i tij më 28 nëntor 1912. Ismail Qemali, Turhan Pashë Përmeti, Princ Vidi, Esat Toptani, Fan S. Noli, Ahmet Zogu, Shefqet Verlaci, Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi e Bujar Nishani që kanë shkruar faqe të tëra në historinë tonë kombëtare. Ismail Qemali dha dorëheqjen, duke i lënë postin princ Vidit dhe vdiq në Itali në vitin 1919. Turan Pashë Përmeti nuk qëndroi gjatë në krye të shtetit shqiptar, ndërsa princ Vidi u detyrua të largohej nga Shqipëria pas rrëmujave vetëm pas gjashtë muaj qeverisjeje. Pas tij do të vinte në krye të shtetit Esat Pashë Toptani, i gjykuar për kohën si antishqiptar dhe i ekzekutuar në Paris në vitin 1920 nga Avni Rustemi. Fan Noli nuk ishte i prerë për të qenë kryetar shteti, ndaj dhe qëndroi për pak kohë në krye të qeverisë e më pas për t'i shpëtuar ndëshkimit të kundërshtarit të tij politik Ahmet Zogu e la përgjithmonë Shqipërinë duke u vendosur në SHBA, ku dhe vdiq në vitin 11031. Ahmet Zogu do të ishte njeriu më jetëgjatë në krye të shtetit shqiptar që nga themelimi i tij. Në fillim president dhe më pas mbret, zogu do ta linte pushtetin në vitin 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste. Zogu vdiq në Paris dhe eshtrat e tij nuk janë kthyer akoma. I fundit kryetar shteti në vitin 1939 do të ishte Shefqet Vërlaci. Nga viti 1939 e deri në vitin 1944, Shqipëria ndodhej e pushtuar dhe shtetin e drejtonin ushtarakët e zgjedhur nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste. Në sistemin e Enver Hoxhës, që de fakto ishte kryetar i shtetit, kryetarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor do të ishin figura dytësore dhe me pak peshë në jetën politike të vendit. Kuvendin Popullor nga viti 1944 e deri në vitin 1991 e kanë drejtuar Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia. Presidentët e Republikës Parlamentare të pasviteve '90 do të zgjidheshin Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi dhe Bujar Nishani.
|