l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

SPECIALE

Si ndodhi Lufta e Dytë Botërore dhe vdekja e Hitlerit?

Me 1 shtator 1939, Gjermania pushton Poloninë me pretekstin e rremë se Polonia “sulmoi” një pikë kufitare në Gjermani , ndërkaq me 3 shtator të po atij viti Britania e Madhe dhe Franca morën vendimin të merrnin pjesë në luftë . Fillimi i Luftës së dytë Botërore erdhi nga rritja e nacionalizmit dhe militarizmit e arsyet e tjera ishin edhe mos vendosja e saktë e kufijve .
Më 1929 kur situata ishte akoma e tensionuar , në Gjermani dhe Itali filluan të ngriheshin dhe të fuqizoheshin lëvizjet fashiste .
Pikërisht në ato kohë u krijua depresioni i madh i viteve 1930, duke ulur kështu moralin e popullsisë gjermane dhe një nga arsyet kryesore ishte se Gjermania po vuante borxhin 65 miliard marka, që i ishte imponuar për dëmet e shkaktuara në luftën e parë.
Fenomen tjetër i luftës së dytë botërore ishte e edhe vendosja kundër e dy aleancave .
Në njërën anë ndodhej Aleanca e Kombeve të Bashkuara ,e përbërë nga Britania e Madhe, Franca, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik. E në anën tjetër ndodhej Boshti i Çeliktë, i përbërë nga Japonia, Gjermania, Italia .
Në këtë luftë u zhvilluan edhe disa beteja që në histori njihen si ato më të rëndësishmet .
Beteja e Stalingradit njihet si ndër më kryesore e Luftës së Dytë Botërore. Në këtë betejë gjermanët me në krye gjeneralin Fon Paulus pësuan humbje të mëdha.
Luftimet në këtë betejë zgjatën rreth 6 muaj dhe vetëm pas kundër sulmit të sovjetikëve erdhi edhe fitorja.
Beteja tjetër ishte në lindjen e largët ndërmjet SHBA-së dhe Japonisë. Në këtë betejë Japonezet pësuan disfata në det dhe në ajër ku amerikanët e hfrytëzuan këtë opsion për ti dëbuar japonezët nga Paqësori.

Beteja tjetër ishte ajo në Afrikën Veriore (1942-1943)
Në këtë betejë ushtria italo-gjermane me në krye me gjeneralin Romel pësoi disfatë nga forcat anglo-amerikane që komandoheshin nga Ajzenhaueri dhe Monogomeri të cilët çliruan këtë territor.

Beteja në Ballkan (1941-1945)
Në Ballkan ushtritë italo-gjermane pësuan humbje të thella. Pas kapitullimit të Italisë,Gjermania mbeti e vetme në luftë bashkë me Japoninë dhe po përpiqej të përballonte sulmet e aleateve ,por pa sukses.
Duke parë që gjendja ishte bërë e pashpresë Adolf Hitler i njohur si diktatori gjerman ,vrau vetën në një bunker në afërsi të Mynihut.
Pas kësaj Gjermania sulmohet nga Bashkimi Sovjetik në njërën anë dhe nga ushtritë anglo-franko-amerikane nga ana tjetër. Në këtë mënyrë Gjermania pranon humbjen ku me 7 maj nënshkruan kapitullimin me perëndimoret dhe me 8 maj me komandën sovjetike.
Por pa dyshim që si qdo luftë që lë pasoja edhe kjo la të sajat.
Viti 1945 shkaktoi vdekjen e 140000 viktimave në Japoni pikërisht në Hiroshima dhe Nagasaki nga hedhja e bombave atomike pikërisht nga SHBA-të.
Në qershor të 1945 u krijua në San Francisko ,Organizata e Kombeve të Bashkuara, me qëllim ruajtjen e paqes në botë. Pastaj u zbatua plani i quajtur Marshall me qëllim që shtetet të merrnin vetën ekonomikisht dhe që nga ky plan mund të fitonte qdo shtet me tipare demokratike.
Dhe kështu bota u nda në dy kampe.
Nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, u krijua NATO dhe Traktati i Varshavës .
Ndërsa SHBA zuri vendin e udhëheqësit në botë , vend ky që akoma e mban edhe në ditët e sotme.

 

Nderimi i dëshmorëve, nderim për historinë
Kolonel Ing.Myfit GUXHOLLI
Kryetar i OBVL

Në 5 maj i gjithë Atdheu mban frymën në respekt të pafund për të rënët për atdheun, martirët e kombit që sakrifikuan jetën e tyre e në emër të Shqipërisë.
Lufta për çlirimin e atdheut gjaku i derdhur, jetët e flijuara dhe sakrificat sublime për lirinë e tij, janë gdhendur si dëshmia monumentale e një populli që ka luftuar në mënyrë të paepur me pushtuesit gjatë gjithë historisë së tij.
Nderimi ndaj dëshmorëve, është nderim për historinë e popullit, por është edhe një referencë krenarie, që na frymëzon për ta mbajtur të shenjtë amanetin e tyre, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët!
5 Maji, Dita e Dëshmorëve të kësaj pranvere, vjen paksa e veçantë nga të shkuarat. Kjo për faktin se edhe Shqipëria si mbarë globi ndodhet e « pushtuar » nga pandemia e COVID-19, pandemi kjo që veçanërisht veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare i ka deyruar të jenë në karantinë, nëpër shtëpitë e tyre. Por edhe në këto kushte ata, si dhe familjet e tyre, pasardhësit dhe gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë nderojnë në këtë ditë gjakun e 28 mijë yjeve të pashuara.

Bota e qytetëruar, shoqëritë e rritura përmes vlerave, ku janë kultivuar parime themelore në ecurinë e brezave, mes të tjerash, e kanë mësuar kombin të kthejë rregullisht kokën mbrapa e të shohë rrugën e përshkuar, të dijë nga vjen, të kujtojë e respektojë historinë e të parëve dhe të mësojë prej asaj kohe se ku do shkojë. Është kjo arsyeja që pothuaj gjithë shtetet e kombet kanë një ditë në vit që përkujtojnë heronjtë, dëshmorët, të rënët në beteja për atdheun, për kombin.
Disa e quajnë “Dita e Heronjve”, disa të tjerë “Dita e Heronjve Kombëtarë” ose “Dita e Martirëve”. Ne e quajtëm “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” dhe pasi Republika e Kosovës e përshtati këtë ditë përkujtimore, 5 Majin, edhe për bijtë e bijat e saj të rënë për lirinë, u mësuam ta quajmë “Dita e Dëshmorëve të Kombit”.
Më 5 Maj, në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pasardhësit e denjë të tyre do të bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në nderim të të gjithë të rënëve për liri dhe do të vendosin kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Në këtë ditë i mbarë kombi përulet me nderimin më të thellë ndaj veprës së pavdekshme të martirëve të lirisë, gjithë të rënëve të kombit, të cilët vendosën jetën e tyre, rininë e tyre në themelet e lirisë së sotme, të cilët me sakrifi cën e tyre u bëjnë dritë gjithë shqiptarëve në rrugën e lirisë, në rrugën e demokracisë, në rrugën e integrimit. Ëndrra e atyre që ranë për atdheun ishte liria dhe sakrifi ca e tyre, ishte ndër më të çmuarat që ka njeriu, ishte sakrifi cë për lirinë dhe vlerat e saj. Në këtë ditë solemne shqiptarët vlerësojnë jetën dhe kontributin e 28 mijë yjeve të pashuara, të të gjithë të rënëve për lirinë e vendit. Më 5 Maj të gjithë qytetarët e këtij vendi përulen me nderimin më të thellë për veprën e të gjithë atyre që vendosën sakrifi cën e tyre sublime në themelet e lirisë. Shpirti i tyre, sakrifi ca e tyre, është dritë për rrugën e lirisë, është nder i madh për të gjithë familjarët e të rënëve, sepse të gjithë e duan lirinë, por ata kanë bërë sakrifi cën më të madhe, sakrifi cën më sublime. Çdo ditë dhe çdo kohë që kalon, çdo përparim që bëhet në rrugën e lirisë, shton nderin për të rënët e kombit, shton nderin për familjet e tyre. Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ndjehen më krenarë se kurrë në këtë ditë të shënuar pasi shohin të realizuar ëndrën e bashkëluftëtarëve të tyre,të Qemalit, Vasilit, Margaritës e mijëra të tjerëve, për një Shqipëri të lirë e demokratike, shohin të realizuar qëllimin e përbashkët: Kosovën e lirë e të pavarur që përparon drejt shtetit të saj demokratik modern. Këtë 5 Maj kujtojmë me nderim ata emra që janë shkruar në lavdinë e kohës; në faqet e historisë, në zemrat e brezave të kësaj toke..., emra që rrezatojnë dritë diturie, dritë lirie. Ata u dhanë brezave dituri, ata nuk kursyen as gjënë më të çmuar, jetën ndaj kurdoherë do mbeten në altarin e lirisë, në kujtime, në këngë. Toka dhe historia sikur i bleron dëshmorët, sikur i lartëson, sepse e blertë, e lartë, e përjetshme është vepra e tyre. Si çdo vit tjetër edhe këtë 5 Maj Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare do të organizojë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe vizita në familjet e tyre. Nderojmë këtu luftën dhe sakrifi cat e tyre, nderojmë gjakun e derdhur për lirinë e Atdheut tonë të shtrenjtë.

LANÇ, krenari kombëtare

Ne shqiptarët kemi të drejtë të krenohemi për Luftën e lavdishme, Antifashiste Nacionalçlirimtare që çoi në çlirimin e vendit nga okupatorët nazifashitë.
Ne krenohemi me 70 mijë partizanët që bënë atë luftë vendimtare për çlirimin e vendit .
Ne krenohemi sepse me luftën e sakrificat mbinjerëzore, dhe gjakun e dhjetra mijëra dëshmorëve u bëmë pjesë e bllokut antifashist të popujve të botës, të kryesuar nga aleanca anglo-sovjeto-amerikane. Në momentin historik populli shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo që jetonte në trojet e tij etnike u bashkua me forcat e lirisë kundër atyre të errësirës.
Në bazë të kësaj lufte e sakrificave që bëmë, ne siguruam jo vetëm pavarësinë e Shqipërisë por të drejtën e shqiptarëve në Kosovë për vetëvendosje e të shqiptarëve kudo që jetojnë, të drejtën për të qëndruar në trojet e tyre etnike. Kjo ishte fitorja e dytë më e madhe në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit në Vlorë.

Lufta e Dytë Botërore u zhvillua në vitet 1939-1945.

Kjo luftë cilësohet si një prej luftërave më të tmerrshme dhe më shkatërrimtare në botë.
Ngjarjet më të rëndësishme kësaj lufte ishin, pushtimi i Polonisë me 1 shtator 1939, pushtimi i Francës nga ushtritë italo-gjermane me 14 qershor 1940, pushtim ky që ndau Francën në dy territore. Kështu Franca veriore administrohej nga ushtria gjermane ndërkaq Franca jugore nga një qeveri kukull e gjeneralit Peten e quajtur Qeveria e Vishisë. Ngjarje tjetër që ndodhi në ato vite lufte ishte edhe sulmi mbi Bashkimin Sovjetik më 22 qershor 1942, operacion ky që u quajt “Barbaroza”, pastaj sulmi i Japonisë mbi bazën ushtarake amerikane në ishullin Perl Harbor më 7 dhjetor 1941.




Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes