l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Shembulli i Ndojës është vazhdë e një tradite të pasur të punës arsimore plot përkushtim të mësuesve të Pukës dhe të Shkodrës


“ MËSUES I POPULLIT” NDUE JAK PJETRI” NDEROHET SËRISH 46 VJET PAS VDEKJES

Nga Xhemal MEÇI

Më 5 mars 2020 Zyra Arsimore Pukë, Njësia Administrative Luf-Qerret e Bashkisë Pukë, Shkolla 9-vjeçare Luf, Qendra kulturore e fëmijëve Pukë dhe Muzeu Historik Pukë, organizuan veprimtari përkujtimore në praninë e qindra pesëmarrësve: mësues - nxënës e prind Luf- Qerret e Gomsiqe, me rastin e 45 –vjetorit të dhënies së emrit “Ndue Jak Pjetri ”, “ MËSUES I POPULLIT” Shkollës 8-vjeçare Luf, e cila është një prej shkollave të dalluara të Rrethit Pukë.
Tubimin përkujtimor me pjesëmarrës nga famija dhe autoritete vendore e hapi ish - drejtori i kësaj shkolle, sot përgjegjës i Zyrës Arsimore Pukë, Pjetër Gjoni.


Z. Gj.Gjoni, Kryetar i Bashkisë Pukë, pasi falënderoi për punë të mirë mësimore-edukative trupin pedagogjik të Shkollës LUF, mësues – nxënës me drejtoreshë Shkolle Albana LUFI, theksoi se “Duhet mbajtur lart fryma e mobilizimit për vazhdimin e arritjeve të larta në mësimin dhe edukimin e brezit të ri nën shembullin e këtij mësuesi të mirënjohur, që përkujtojmë sot në kuadrin e 45-vjetorit të dhënies së emrit të Tij shkollës LUF:
Më pas, regjisori Fran Vuka, specialist i Pallatit të Kulturës “Ndue Shyti” falenderoi mësuesnt Zef Marku të shkollës 9-vjeçare “Shtjefën Gjeçov Kryeziu” Gomsiqe Pukë, që kishte vënë në skenë me sukses “KOMISARI I DRITËS”, kushtuar “MËSUESIT TË POPULLIT” Ndrecë Ndue GJOKA.
Më tej vazhdoi studjuesi Xhemal Meçi, “Mjeshtër i Madh”, se shembulli i Ndojës është vazhdë e një tradite të pasur të punës arsimore plot përkushtim të mësuesve të Pukës dhe të Shkodrës, që shërbyen nga dekada në dekadë në Shkollat skajë e më skajë të rrethit Pukë e më gjerë në kushte mjaft të vështira strehimi e ushqimi.


Mësuesi veteran i arsimit të Lufit, Pukë, Zef Gjoka, kumtoi për jetën, arsimimin e formimin si kuadër i shquar i arsimit Pukë të NDUE JAK PJETRIT, “MËSUESI I POPULLIT”:
Ardhja e MIGJENIT në Pukë, prill1936, koiçidon me lindjen Ndue J. Pjetrit, më (2 maj 1936), një “Lul i Vocërr” në kullën historike të dajës së Tij Ndrecë Prendi , në lagjen Kçirë e Eper. U rrit në një varfëri Migjeniane, se më 1942 mbet jetim vet i katërti vëlla: Pali, Prenga, Ndoi e Zefi, se u vdiq i ati, Jak Pjetri. Por fatmirësisht nëna e tyre, Prenda dhe halla Diloshja, gra burrëresha e fisnike me një durim e përkushtim të rrallë mbajtën shtëpinë hapur dhe i rritën të pesë fëmijtë: katër djemtë e një vajzë, Marien. sado me mundime, por u rritën pak nga pak. Në moshën 8-vjeçare Ndoj filloi filloren të cilën e përfundoi me rezultate shumë të mira (1948-1951)me kujdesin e veçantë të mësuesve Ndue Dionizi e Benard Bushati, shkodranë, të cilët u interesuan që të vazhdonte edhe Shkollën e Mesme Pedagogjike me bazë - fillore në Durrës, të cilën e përfundoi me të gjitha 5-sa (shkëlqyeshëm).
Për nevoja kuadri mësimor e emëruan në Iballe (1954-’56),mësues, N/drejtor e drejtor shkolle, ku Ndoi punoi me urti e dashuri për shkollën e nxënësit, megjithëse kushtet e jetës ishin të vështira, sidomos për ushqim. Bukën ua sillnin prej Kryeziu çiraxhinjtë me kuajt, që fornizonin dyqanet e Iballës. Po ndodhte që ndonjëherë nuk arrinin t’ua sillnin bukën e grurit të freskët, të cilën gati gjysmën e hanin ashtu thatë, pa ushqim, se shpesh ishin të uritur.


Duke marrë parasysh virtytet e tij shembullore e dërguan me bursë në Institutin e Lart të Kulturës Fizike “VOJO KUSHI”(1959-1961), të cilin e përfundoi me rezultate shumë të mira. Për formimin , seriozitetin, përvojën e pjekurinë e arritur e emërojnë në Shkollën e mesme “MIGJENI” Pukë, zv/ Drejtor me Drejtor Xhevat Hoxha nga Shkodra.Në vazhdim ka punuar kryesisht në Seksionin e Arsimit të rrethit Pukë.
Ishte kuadër i përkryer në detyrë, i qetë, i duruar, i komunikuar deri me mësuesit më të thjeshtë. Zef Gjoka duke kumtuar për fundin tragjik të jetës së NDOJT (qershor 1974), sa vinte e i shqiptonte fjalët përmbyllëse me emocion e dhemshuri, duke i shqiptuar me ngashërim edhe pse kanë kaluar 47 vjet nga ajo ditë e zezë qershori, që e këputi Ndojën në moshën 38 vjeç, në kulmin e jetës së Tij, kur e goditi rastësisht rrufeja në fshatin Midhë, ku ishte me shërbim.
Për vlerësimin e figurës së këtij mësuesi të shquar kumtoi mësuesi veteran, “ Xhemal Meçi , i cili rreshtoi vlerësimet që nga Presidenca me dekoratën me titullin e lart “MËSUES I POPULLIT” (Dekreti Nr. 5269, dt. 29.I. 1975, për punë me ndërgjegje të lartë revolucionare dhe kontribut të rëndësishëm në zhvillimin, përparimin dhe revovolucianarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë…për punë të palodhur në rritjen e nivelit të përgjithshëm arësimor e kulturor të popullit tonë.”) ( Gazeta “MËSUESI” , 5 mars 1975, f. 1)
Shkrimtari dhe studjuesi Xhemal Meçi, me ndihmën e Riza Tafilakut, ish-drejtor i Pallatit të Kulturës “Eqrem ÇABEJ” Pukë ka botuar librin prej 78 faqesh “NDUE PJETRI, MËSUES I POPULLIT”, KUMTESA, SHKRIME, KUJTIME ( me 22 bashkautorë), Shkodër, 2000, i cili u prezantua, në sallën e bibliotekës së qytetit Pukë, më 25 qershor 1999, në kuadrin e 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës ( Midhë, 20 qershor 1974), ku morën pjesë shokë , kolegë e familjarët e Ndojt, kryetari i Bashkisë Pukë , i ndjeri Halit Furriku, ish- i persekutuar politik, ish- diplomat i Shqipërisë në Moskë. Gjithashtu, kishte ardhë nga Shkodra, zotni Rrok NDOJA, administrator i Shtypshkronjës “Shkodra” , ish- shef i seksionit të arsimit Pukë dhe për disa vjet mësues i shkollës 8 - vjeçare “Ndue PJETRI” Luf.


Dhe tani kjo veprimtari përkujtimore e marsit 2020 në Luf, në kuadrin e 45 – VJETORIT të dhënies së emrit Shkollës Luf, “ NDUE PJETRI, MËSUES I POPULLIT. Veprimtaria pat edhe të veçantën e vet, duke u mbyllur Tonin Prenga, nip i Ndue Pjetrit, hapi incizimin e këngës kushtuar prej stërnipit ( teksti Gj. Dushaj, muzika – Artur Tonin Pjetri, i nipi,Londër, kënduar nga Luigj Prendi, Londër. Të gjithë u befasuan nga vargjet dhe muzika e këngës :.”.Për NDUE JAK PJETRIN, MËSUES NGA KÇIRA, vlerat ia shkruen HISTORIA!….” Gjithë këto veprimtari në shkallë shkolle dhe Rrethi Pukë e më gjerë janë një vlerësim i rrallë që i bëhen të ndjerit Ndue PJETRI si merit e nderim.







Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes