l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Për atë që bëri të ndizeshin llampat e vogla duke shkëlqyer dhe dhënë dritë në malet e Pukës


PUKA DHE DRITËRO-i !

Ing.Kol DEDAJ

Në vitet “60 të shekullit të kaluar poeti yne i madh “Dritëro Agolli,, teksa bënte ekspediten e tij mes sharrëtarëve e minatorve të Pukës ndër më të shquarit në Shqipëri, kur ai shkoj në lagjen “Aliaj” në Kryezi, duke ecur pa pritmas, shikon llampa të ndezuar dhe drita elektrike që xixëllonin në një kohë kur thuajse mbarë shqipëria ishte e pllakosur nga drita e qirit dhe e kandili e menjeherë ai pyeti bashkë udhëtarin që e shoqeronte çfarë është kjo ? si ka mundesi ?, por, ai natyrshme ju përgjigj se këtu pranë në një përrua është një hidrocentral i vogel i ndertuar nga ‘Aliaj-t” i cili prodhon enegji elektrike, për, ketë shtepi të madhe me 52 antare, me një organizim thuajse shtetërore, ku secili kishte detyren e vetë siç është ajo e mbajtes së llogaris financiare të famijles, rritesit dhe perkujdesjen ndaj femijeve, pergjegjesit te familjes , etj.
Po, Dedes i ishte mbushur mendja top dhe asgje nuk e lekundte ate, për tu nisur drejte Tiranës, për të gjetur një dinamo.
Kjo ishte një nisje e bukur. Një malësor, shtatë lartë, me kapuc e këmish të bardhë si bora, ku pamja e tij fisnike të kujtonte kreshnikët e malësis, të zbriste nga malet e Kryeziut të Pukës e Kunorë Dardhës në kërkim të një dinamoje. Ai, ja arrit kësaj ëndërre, pikërishtë nga kjo dinamo e vogel në hidrocentralin e vogël të fshehur diku pas një shkëmbi në përrua i cili bënte që të ndizeshin llamapt e vogla duke shkëlqyer dhe dhënë dritë në malet e Pukës.


Tashmë vitet kanë kaluar dhe kjo derë e madhe e “Aliajve” të Kryeziut ka marrë vlëresime të shumëta Kombëtare e ndërkombetare të tilla si: Ndue Dodë Aliaj i lauruar me “Bekim Apastolik” nga Papa Gjon Pali II Vatikan me datë 06.09.1996; Mark Dodë Alija i lauruar me udhërin “Nënë Tereza” me dekret nr.7138 datë 28.10.2011 të Presidentit të Republikës; Dedë Ndue Alija i lauruar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Fushë Arrëz me vendimin nr.33 datë 12.10.2009; Tom Aliaj “Qytetar Nderi” komunës “Qafë-Mali” datë 28.03.2014; Gjovalin Aliaj “Qytetar Nderi” bashkia Pukë me vendim nr.8 datë23.01.2019; Tonin Dedë Aliaj, biznesmen i njohur me kompanin e tij “Ardeno” me shtrije ne disa vende te ballkanit e deri në Itali, i lauruar me titullin “Mjeshtër i Madhë” me dekretin nr.7934 datë 25.01.2013 të Presidentit të Republikës si dhe me “Bekimin Apostolik” nga Papa Francesku Vatikan datë 13.11.2014, duke shënuar kështu një rast unikal në trevat shqiptare ku në gjithë historinë e Papatit të Romës, dy Papë vizitojnë Shqipërinë dhe secili prej tyre bëkon një pjestar të kësaj familje.
Por, nga kjo derë e madhe janë të shumtë filizat e saj të cilët spikasin në të gjitha fushat e jetës si në inxhinieri, mësuesi etj, brenda dhe jashtë vendit siç është Eduart Alia, djali i Ndoc Dedë Alisë i cili në vitet 2013-”14 dha kontributin e tij duke punuar pranë Komisionit të Bashkimit Europian në Brukel dhe tashmë vazhdon me studion e tij të avokatisë në Londër, si kurse dhe shumë pinjoll të tjerë te kësaj dere të cilët me krenari e dinjitet japin kontributin e tyre brenda dhe jashtë vendit.




Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes