l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

OBVL e themeluar dhe drejtuar 998 nga Dr.Ymer Dishnica dhe
General Rrahman Parllaku, gjatë këtyre dy dekadave të fundit ka shënuar një histori suksesi


Gjeneral Parllaku e drejtoi OBVL-në me përkushtim qytetar

Kolonel Ing.Myfit GUXHOLLI
Kryetar i OBVL

Gjeneral Rahman Parllaku – Hero i Popullit dhe nderi i Kombit, i cili ka lindur më 17 prill 1999, në fshatin Novosej të Lumës, ishte i vetmi ish-drejtues i formacioneve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i Ushtrisë Shqiptare që sfidoi pushtuesin dhe dikaturën komuniste.
Ai njihet si komandant i njësiteve guerile të qytetit të Vlorës deri më 28 nëntor 1943, dhe më pas si drejtues në brigadat e 3-të, 8-të dhe 12-të Sulmuese.


Me çlirimin e Kosovës, më 22 nëntor, në qytetin e Pejës merr urdhrin e emërimit komandant i Divizionit të 5-të dhe u gradua kolonel.
Nga 20 dhjetori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, forcat e komanduara nga Parllaku në bashkëveprim me forcat jugosllave çliruan krahinën e Sanxhakut. Me ndërprerjen e luftimeve, forcat e Divizionit të 5-të e të 6-të Sulmues u kthyen në Kosovë. Më 14 prill të vitit 1945, kur ndodhej në Mitrovicë, ai mori urdhrin e emërimit komisar i Korparmatës së 2-të në Berat. Më pas kryen funksione të pushtetit në qarkun e Shkodrës dhe pasi kreu studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sovjetike “Voroshillov” kreu me devotshëmri e përkushtim funksione të rëndësishme në Ushtri, deri zëvendës Ministrër i Mbrojtjes e zëvendësshef i shtabit të Përgjithshëm.


Parllaku, ka qenë zgjedhur deputet i Kukësit në Kuvendin Popullor për 7 legjislatura rresht, që nga viti 1945 deri në vitin 1973. Por me gjithë kontributin dhe meritat e tij të padiskutueshme, Gjeneral Parllaku u arrestua dhe dënua nga ish nomenklatura socialkomuniste për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “puç ushtarak”, me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat 16 vjet e tri muaj i vuajti në burg (nga dhjetori i vitit 1974 deri më 17 mars të vitit 1991). Në rekursin e bërë nga Parllaku, Gjykata e Kasacionit vendosi, më 20 korrik të vitit 1994, prishjen e vendimit të 5 nëntorit të vitit 1975 të Gjykatës Ushtarake, që e cilësoi atë fajtor dhe pushimin e akuzave të mësipërme.


Me dekretin Nr.8525, datë 02.04.2014, Presidenti i Republikës i ka akorduar gjeneral Parllakut dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Drejtues i talentuar i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, qëndrestar i paepur në burgjet e diktaturës komuniste, veprimtar i rrallë në mbështetje të demokracisë, si dhe vendosjen e forcimin e shtetit ligjor”.


Gjeneral Parllaku, që nga vitit 1998 e deri sa ndërroi jetë më 15 shtator 2019 e drejtoj me përkushtim organizatën tonë të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ-it, duke e bërë atë deri anëtare të denjë të Federatave Botërore e Europiane të Veteranëve.
Organizata jonë e themeluar dhe drejtuar deri në vitin 1998 nga Dr.Ymer Dishnica – Nderi i Kombit, gjatë këtyre dy dekadave të fundit që drejtohet nga gjeneral Parllaku ka shënuar një histori suksesi.







Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes