l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kryebashkiaku Veliaj vlerëson ish-kryetarin e OBVL si simbolin e gjallë të kujtesës patriotike, qytetare dhe historike


Parllaku “Simbol i qytetit të Tiranës”

Gjeneral Rrahman Parllaku mbetet mbi të gjithë një hero i gjallë dhe krenari e qytetit. Para nujë viti, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Bashkia e Tiranës e nderoi atë me titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”, një nga figurat emblematike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste.


Këshëtu gjenerali legjendë përjetësohet si “Simbol i qytetit të Tiranës”, si patriot që luftoi fashizmin, figurë emblematike e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, gjenerali që sfidoi regjimin e diktaturës komuniste, dhe Hero i Popullit, titull që diktatura komuniste ia hoqi, por historia ia përjetësoi.
Gjenerali Rrahman Parllaku ishte ndër të paktët partizanë që jetoi dhe dëshmoi histori të tre kohëve, të partizanit e luftëtarit antifashist, heroit e komandantit ushtarak dhe atë të persekutimit komunist. Ndaj dhe para një viti kryebashkiaku veliaj u shpreh se gjeneral Parllaku është simboli i njerëzve që pavarësisht sakrificave, ka dhuruar vetëm dashuri dhe mirësi. “Si djalë i ri që je, vetëm 100 vjeç, them se i bën nder qytetit tonë të të shpallim simbol të Tiranës. I bindur se Ai gëzonte respekt me mirënjohje nga të gjithë qytetarët, të majtë të djathtë, Veliaj tha se: “Duhet të kuptojmë se në historinë e këtij vendi edhe të mirat, por edhe të këqijat, ia kemi bërë vetë njëri-tjetrit. Edhe i kemi ngritur njerëzit që kanë sakrifikuar, edhe i kemi ulur, por ja ku jemi prapë sot në këmbë.”. Në këtë ceremony mbresëlënëse Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rrahman Parllaku kujtoi betejat në luftën për çlirimin e Tiranës. Ai shprehu mirënjohjen ndaj kryebashkiakut Veliaj për këtë vlerësim që iu et në përvjetorin e e 100-të lindjes.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes