l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Rrallë gjen shembuj të personalitetit ku të jenë jetësuar në mënyrë kaq mjeshtërore vetitë e
karakterit të një patrioti, të një ushtaraku të mençur, fisnik, të ndershëm dhe patriot


ILIR META: Gjeneral Parllaku, një monument
e pasuri kombëtare e pa eksploruar plotësisht

Gjeneral Rrahman Parllaku, ishte dhe mbetet i veçantë, sepse si shumë rrallë tjetër në udhëtimin e tij shekullor i ka jetuar të gjitha: mjerimin, varfërinë, luftën, paqen, fuqinë e pushtetit dhe persekutimin e pamëshirshëm të regjimit totalitar. Një vit më parë në ceremoninë që Presidenti i Republikës, SHT Z. Ilir Meta organizoi në selinë e Presidencës në 100-vjetorin e lindjes të gjeneral Rrahnam Parllakut, ndër të tjera u shpreh se rrugëtimin 100-vjeçar Ai e ka përshkruar përmes fjalës e veprës së tij, duke mbetur një monument e pasuri kombëtare e pa eksploruar plotësisht.


Ne nderohemi me Gjeneral Parllakun, pasi sipas kreut të shtetit, në jetën dhe veprën e tij janë ulur këmbëkryq urtësia e burrit të malësisë, trimëria, shpirti i lirisë dhe atdhedashuria e luftëtarit antifashist dhe e komandantit partizan, si dhe angazhimi qytetar plot përkushtim.
“Si uji i kristaltë i lumit të bjeshkës ka rrjedhur jeta e këtij njeriu që sfidoi kohët dhe regjimet, me përkushtimin ndaj kombit, i pathyeshëm në betejat që iu imponuan apo i zgjodhi që të bënte përgjatë 100 viteve”,-u shpreh Presidenti Meta.


Në vlerësimin e kreut të shtetit shqiptar, Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit Rrahman Parllaku simbolizon figurën e e partizanit fitimtar, të komandantit dhe gjeneralit, por edhe të mbijetuarit të një brezi sakrificash e privacionesh të jashtëzakonshme. Fati e deshi që Ai të kalonte një jetë të lavdishme në tri epoka; partizan dhe komandant legjendar antifashist; qëndrestar i burgjeve komuniste, si dhe një veteran me ‘arsye dhe zë të kthjellët’ në mbështetje të demokratizimit të vendit pas viteve 1990.
I ngjizur në urtinë e odave lumjane dhe i burrëruar në Labëri, përgjatë një shekulli Ai mbetet “dëshmitar i gjallë” për të gjitha ngjarjet e një shekulli.


Rrallë gjen shembuj të personalitetit ku të jenë jetësuar në mënyrë kaq mjeshtërore vetitë e karakterit të një patrioti, të një ushtaraku të mençur, fisnik, të ndershëm dhe patriot.

 

Gjenerali i përjetësuar në një dokumentar televiziv
Një dokumentar i Radiotelevizionit Publik Shqiptar (RTSH) i realizuar para një viti me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së Heroit të Popullit, gjeneral Rrahman Parllaku, që është shfaqur disa herë dhe vazhdon të shfaqet ndiqet me interes të jashtëzakonshëm nga teleshikuesit. Ky dokumentar me skenar nga Xhelil Aliu, Halil Rama e Sakip Cami, me regji të Bajram Hoxhës, ka patur audidencë të jashtëzakonshme.
I intervistuar disa herë gjatë dokumentarit, gjeneral Parllaku nuk harron të vlerësojë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare si pjesën më të rëndësishme të historisë së shtetit shqiptar, por me kujdesin që të mos vendoset shenja e barazisë mes kësaj lufte dhe regjimit komunist që u vendos pas saj në Shqipëri. Vetë Parllaku ishte një nga viktimat që kaloi 20 vjet në burgjet e komunizmit si pjesë e grupit armiqësor të ushtrisë.
“Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk ishte lufta më e lavdishme e popullit shqiptar, siç e thonë, sepse më e lavdishme ishte lufta e Skënderbeut dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit. LANÇ-i ishte një luftë e lavdishme. Bëjnë gabim ata që ngatërrojnë këtë luftë me komunizmin. Luftën e bënë bijtë dhe bijat e nënave, nga 15 vjeç e lart, unë isha më i madhi i luftës, 20 vjeç. Prandaj, lufta nuk duhet mohuar kurrë”, shprehet në dokumentar gjeneral Parllaku. Një pjesë interesante e dokumentarit është dhe një debat i gjeneralit me Lordin Robertson, ish-ministrin e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe e më vonë dhe sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ishte periudha kur në Maqedoni, UÇK luftonte për të drejtat e shqiptarëve dhe shtetet perëndimore i cilësonin ata si terroristë. Me një ton të ashpër, në një nga takimet e Shoqatës Shqiptare të Atlantikut, ku prezent ishte dhe Lordi Robertson, gjeneral Parllaku i kërkoi që luftëtarët shqiptarë në Maqedoni të mos cilësohen terroristë, por luftëtarë të lirisë, pasi ata nuk kanë bërë genocid dhe nuk kanë vrarë civilë, por po luftojnë për të drejtat dhe liritë e tyre si pakicë shtetformuese.
Nisur ngaa vlerësimet e shumta, në ditëlindjen e tij të 100-të, por edhe në ceremoninë e lamtumirës së tij më 16 shtator 2019, dokumentari mund të pasurohet. Për t’iu shërbyer brezave si një dëshmi autentike për të Luftën e lavdishme Antifashiste nacionalçilirmtare.

Mosiu: Shqipëria nuk bëhej pa kontributin e njerëzve si Rrahman Parllaku

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu vlerëson kontributin e gjeneral Parllakut, si gjatë luftës për çlirimin e Shqipërisë, ashtu edhe për betejat për çlirimin e Kosovës. “Shqipëria nuk bëhej pa kontributin e njerëzve si Rrahman Parllaku dhe bashkëkohësve të tij. Ta ruajmë Shqipërinë me gjithë problemet që ka sepse kjo baltë është më e ëmbël se mjalta. LANÇ-i është lufta e lavdishme. Lufta e Skëndetbeut, Lufta e Dytë Botërore dhe lufta e UÇK-së janë tri luftëra ku shqiptarët luftuan për vetene tyre dhe as për turqit dhe as për Napoleonin, dhe I fituan. Prandaj, luftën ta vlerësojmë siç duhet dhe të mos e përdhosim”, shprehet ndër të tjera ish-Presidenti Moisiu.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes