l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

DOSSIER

FILLIMI U FUNDIT TË GJENOCIDIT SERB NË KOSOVË

Nga Bashkim Hisari

Më 24 mars, u mbushën 21 vjet prej fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës Veri Atlantike ndaj caqeve serbe – jugosllave, me të cilat filloi edhe një epoka e re për Kosovën dhe qytetarët e sajë.
Një ditë para fillimit të bombardimeve, edhepse ishte ditë tregu, qytetin e Prizrenit kishte kapluar heshtja. Rrugët ishin të zbrazura, shitoret prej sheshit Shatërvani deri në Bazhdaranë të plaçkitura. Nuk dëgjoheshin të shtënat e armëve të rënda, topave, minahedhësve, mortajave dhe rafalet e mitrolezëve që zakonisht vinin nga zona e kufirit me Shqiprinë, Vërrini dhe mali Pashtrik. Pak banorë që nuk ishin nxjerë nga shtëpit e tyre, ishin të pambrojtur, të mbyllur në podrume dhe në shënjestër të ushtarëve jugosllavë, policët dhe paraushtarakët serb që sulmonin me tanke dhe arteleri. Banorët nuk guxonin të dilnim në oborre dhe nuk dinin se çfa do të sjell e nesërmja. Forcat serbe bënin vrasje të paramenduara dhe ushtronin forma të tjera të dhunës si armë lufte apo instrument për spastrim etnik. Dëbimet e dhunshme, arrestimet e paraburgimet vazhdonin dhe ato ishin diçka e zakonshme. Shumë shpesh burrat ndaheshin nga grate dhe mbaheshin në burgim të improvizuar. Të gjitha këto shoqroheshin edhe me grabitje e plaçkitje dhe përpjekje për të shkatërruar UÇK-në dhe bazat e saj të mbështetjes
Para fillimit të bombardimeve, në qytetin e Prizrenit ndodhën disa krime më barbara. Në kohën e iftarit të Ramazanit brenda dyqanit të tyre “Mega-Sport” në qendër të qytetit u ekzekutuan, Bujar dhe Edmond Godenin. Trupat e masakruara të dy të rinjëve tjerë, Suliman Rrotlla dhe Petrit Bytyqi, u gjetën në fshatin Gjinovc afër Suharekës. Para shtëpisë së tij kidnapuan dhe pastaj masakruan edhe djaloshin Ardian Zurnaxhiu. Dhunshëm u dëbuan shumë intelektualë. Mijra civilë u larguan nga shtëpitë e tyre dhe iu drejtuan Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe në vendet tjera për të shpëtuar jetën.
Konfliktet në Kosovë dhe krimet serbe ndaj shqiptarëve, ishin bërë problem botëror dhe të gjitha mediat u kushtonin vëmendje të veçantë. Kur 24 mars diku rrethë orës 20:00, u lajmërua se avionët e NATO-s kishin filluar bombardimet e caqeve ushtarake të Jugosllavisë dhe se bombat e raketat kishin filluar të binin në kazermat ushtarake, aeroporte, qytete e fshatra, në objekte publike... u rrit optimizmi i qytetarëve për shpëtimin nga krimet serbe. Shpresat e tyre se do të dilnin nga situata e tmerrëshme dhe të fitonin lirinë, ishin drejtuar kah SHBA dhe NATO ndaj të cilëve tregonin plotë nderim e respekt.
Mirëpo, me fillimin e intervenimit të NATO-s, forcat paramilitare serbe të mbështetura nga pushteti serb të dislokuar gjithëandej Kosovës. me brutalitetin e paparë nisën ofanzivën e hakmarrjes ndaj mijëra njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur. U krijua anarki e përgjithshme që u mundësoi kriminelëve e banditëve të vazhdonin me krimet e tyre. Qeveria serbe nuk bëri asgjë për t’i frenuar këta njerëz. Përkundrazi, paraushtarakët që kishin përvojë nga lufta në Bosnje dhe Kroaci u dërguan në Kosovë. Madje, disa kriminelë u liruan nga burgu, pasi ata kishin rënë dakord të luftonin në Kosovë. Egërsisht kryenin masakra mbi popullsinë civile. Nuk kursente askend dhe asgjë në Kosovë. Ekzekutuan mijëra shqiptarë në gjithë Kosovën. U vranë së bashku fëmijtë e vegjël, gra e burra, shkatrruan dhe u plaçkitën pronat.
Në Kosovë janë vrarë dhe masakruar më shumë se 13.500 shqiptarë të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftime, prej tyre 1.393 fëmijë, 1.379 gra. Mbi 1.600 persona ende janë të pagjetur. Fshatrat Landovicë, Krushë e Vogël, Krushë e Madhe, Celinë, Fortesë si dhe Rahovec që ndodhen në rajonin e rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë, dhe qyteti i Suharekës me rrethinë ishin më të parat që u goditën nga trupat qeveritare serbe dhe jugosllave menjëherë pas fillimit të fushatës së NATO-s më 24 mars 1999.
Pasojat e aktiviteteve kriminale serbe të asaj dite ishin të tmerrshme për fhatarët e Fortesës ish Bellacerkë. Atë ditë, në Fortesë, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 65 civilë shqiptarë duke mos kursyer as fëmijët. Prej tyre, 26 antarë të familjes Zhuniqi dhe 20 të familjes Popaj. Viktima më e re ishte Labinot Spahiu, vetëm 3 vjeç, kurse më i vjetër, Xhemajli Spahiu 80 vjeç. Në mesin e të vrarëve ishin edhe 7 fëmijë të moshës nën 10 vjeç dhe 2 invalidë. Prej 350 shtëpive sa kishte fshati Fortesë, vetëm 12 nuk ishin djegur plotësisht.Po të njejtën koh edhe në fshatin e afërt Celinë, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 86 martirë në sytë e Valon Zeqirit 13 vjeçar nxëns në shkollën fillore të këtij fshati.
Po atë ditë, masaskrat monstrueze në Krushë e Madhe përfunduan me 241 të vrarë, të masakruar dhe të zhdukur. Prej tyre, 142 burra, gra, fëmijë dhe pleq krushjanë, tani pushojnë në varrezat e fshatit, nga të cilët, 35 të vrarë ishin mysafirë që erdhën nga vendbanime të tjera. Kufomat e shumicës prej tyre u gjetën në dy krematorijume dhe në tetë varreza masive në këtë fshat. Për fatin e 64 personave nuk dihet asgjë dhe ata, ende janë të pagjetur. I mbijetuari i masakrës në Krushë e Madhe bujku Sulejman Gashi tregoi se janë bërë edhe dëma të mëdha në ekonomi. „ „Kemi evidentuar se janë vrarë 630 lopë, 200 viça, 180 dema, 550 dele, 245 qengja etj. Janë shkatërruar 175 traktorë, 157 rimorkio, 152 multikultivatorë, 123 kamionë, 175 vetura dhe makina të tjera bujqësore. Janë grabitur 1784 televizorë, 294 video regjistrues, 932 fshesa eletrike, 578 frigoriferë dhe paisje tjera“.

Sulejman Gashi:”Na fikën, na shkatërruan krejt çfar kemi pasur”


21 vjetë më parë, në mëngjesin e 25 marsit të vitit 1999, edhe banorët shqipëtarë të fshatit,Krushë e Vogël të komunës së Prizrenit përjetuan tmerrin e paparë të akteve të dhunës. Atë ditë të kobëshme në fillim të pranverës, forcat militare dhe paramilitare serbe, në forma më mizore dhe më brutale, duke gjuajtur me tanksa, topa e minahedhës,granatuan fshatin dhe vranë, ekzekutuan, masakruan dhe kallën kufomat e 114 burrave dhe fëmijëve. Viktimat ishin civilë shqipëtarë të moshës 13 deri në 77 vjeçë. Shumë familje mbetën pa asnjë mashkull në shtëpi. 150 fëmijë mbetën pa prindë kurse 82 gra pa burra. U plaçkitën dhe u dogjën 137 prej 145 objekteve, fshati u rrafshua me tokën.
Më 25 mars të vitit 1999, herët në mëngjes, forcat serbe së bashku me policët lokal, kishin rrethuar qytetin e Suharekës dhe pastaj kishin zhvilluar një aksion kundër civilëve shqipëtarë. Kishin shkuar shtëpi në shtëpi, dhe me tytën e pushkëve kanë kërcënuar: “Keni 15 minuta për t’u larguar për në Shqipëri dhe kurrë nuk do ta shihni më këtë tokë”. Krimi më i madhë dhe më i tmerrshëm është bërë ndaj familjes Berisha. Një grup kryesisht me gra e fëmi, serbët i kishin dërguar në picerinë “Kalabria” në qendër të Suharekës ku kanë kryer krim gjenocidi duke vrarë me armë zjarri dhe duke gjuajtur me bomba për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë, vranë 49 anëtarë të kësaj familje. Mbijetuan tre anëtarë të familjes Berisha, Vjollca, biri i saj 9 vjeçar Gramozi dhe Shyhretja.

Vjollca Berisha: “Në këtë objekt masakruan 49 antarë të familjes Beisha. Mbijetuan vetën Vjollca, biri i saj Gramozi dhe Shyhrete Berisha, Gjatë transportit të viktimave drejt Prizrenit, ata të plagosur kërcyen nga kamioni që ishte në lëvizje dhe shpëtuan”.


Në kohën kur rajoni i Prizrenit po përjetonte terror nga forcat serbe, të cilat ishin egërsuar edhe më shumë pas fillimit të intervenimit ushtarak të NATO-s, kriminelët serbë kryen aktin e qëllimshëm e makabër ndaj trashëgimisë sonë. Dogjën dhe plotësisht e shkatërruan Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Këtë akt barbar e bënë qëllimisht për të frikësuar popullatën, për të dëbuar edhe ata pak qytetarë të mbetur nga shtëpit e tyre dhe për të zhdukur dokumentacionin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njërës nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.
Përtej çdo dushimi të arsyeshme është qartë se forcat qeveritare dhe paramilitare serbe kanë kryer edhe krime tjera të tmerrshme. Ekzekutuan qindra burra civilë, masakruan fëmij, gra e pleq, zhvendosën kufomat, dogjën dhe shkatrruan pronën private e fetare, dhunshëm dëbuan, arrestuan, grabitën dhe plaçkitën banorët shqiptarë. Fatkqësisht, edhe pas 21 viteve prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës, autorët e këtyre krimeve nuk janë ndëshkuar ndonëse ekzistojnë dokumentet dhe dëshmitë e viktimave.
Fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës, autorët e këtyre krimeve nuk janë ndëshkuar ndonëse ekzistojnë dokumentet dhe dëshmitë e viktimave.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes