l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Lufta e Dytë Botërore dhe lufta e UÇK-së, ngjarjet më të ndritura në historinë e kombit shqiptar

Organizata e veteranëve të LANÇ të Kosovës, film dokumentar për Fadil Hoxhën

 

Nga Bashkim Hisari

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini priti një delegacion të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës (LANÇ), udhëhequr nga kryetari Zija
Mulhaxha. Në këtë takimin, kryetari Gjini tha se duhet të respektohen, nderohen dhe t’u jepet vend i merituar të gjitë atyre që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai nënvizoi përkushtimin e komunës së Gjakovës për jetësimin e vendimit për rikonstruimin e Eshtnores së dëshmorëve të rënë të LANÇ që ndodhet në Çabrat e cila me vendimin e Asamblesë komunale tani e mbanë emrin e heroit të popullit Fadil Hoxha. Kryetari i komunës së Gjakovëd tha se për kompletimin e këtij objekti komuna ka ndarë 80 mijë euro dhe se kompleksi memorial do jetë f unksional deri në shtator të këtij viti.
Ndërkohë veteranët të LANÇ të Kosovës dhe pasardhësit e tyre shprehën gatishmërinë për një bashkëpunim më intensive në realizimin e synimeve të përbashkëta për t’i kontribuar avancimit të komunës së Gjakovës në të gjitha fusha dhe për zhvillimin, stabilitetin dhe prosperitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë rast ata, nënvizuan se Lufta e Dytë Botërore dhe lufta e UÇK-s ishin ngjarjet më të ndritura në historinë e kombit shqiptar. Kryetarin Gjini, ata e informuan për aktivitetitet që do të zhvillojnë për shënimin e 75-vjetort të fitores ndaj nazifashizmit duke u shprehur se kjo fitore do të shënohet në mënyrë madhshtore, dinjitozre dhe me respektin më të thellë do të përkujtohen të gjithë ata djemë e vajza që deshën kombin, atdheun dhe lirinë e vendit. Në përkujtim të atyre që na sollën lirinë, do të vendosen buqeta lulesh në varrezat e tyre dhe do të organizohet Akademi përkujtimore. Veteranët e LANÇ dhe pasardhësit e tyre bashkë me veteranët nga Shqipëria do të vizitojnë Bujanin, vëndin ku është mbajtur Konferenca e cila bëri të gjithë bashkë për parimin e vetëvendosjes dhe bashkimin kombëtar dhe do të organizojnë aktivitete të tjera. Në kuadër të shënimit të 75 vjetorit fitores kundër nazifashizmit, epopesë më të lavdishme të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, do të promovohet edhe filmi dokumentar “Një jetë në shërbim të atdheut” kushtuar jetës dhe veprës së heroit të popullit Fadil Hoxha. Filmi dokumentar për Fadil Hoxhën, njërit prej figurave më të shquar në historinë moderne të Kosovës që i dha vendit dinjitetin e qëndresës, mbijetesës, sfidën dhe luftën e përgjakshme për liri e pavarësi kombëtare do të shfaqet në Tiranë, Prishtinë dhe Gjakovë.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes