l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Për herë të parë, një rrëfim i jashtëzakonshëm i shkrimtarit Petro Marko për dëshmorin nga fshati Sohodoll i Dibrës

RIZA TAHIR TITINI - Dëshmori i LANÇ që vdiq në kampin e Mat’hauzenit

Nga Sakip Cami
Shuaip Met’hasani

Riza Titini është i datlindjes 1917. Është lindur në fshatin Sohodoll të Dibrës. Babai i tij Tahir Titini ka qenë i martuar me Zahide Zebin nga Borovjani. Rizai ishte nip tek Zebi i Borovjanit. Rizai dhe Zahidja patën katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, Samiun, Shyreten, Rizain dhe Lutfiun. Shyretja ka qenë e martuar tek fisi Makishti, bazë e LANÇ, shtëpia që strehoi partizanen Ollga Mati nga Librazhdi. Vëllai i Rizait, Lutfiu e dërgoi fshahurazi tek motra. Ngjarja që do ju tregojmë më poshtë është pikërisht kjo.

Nusja “partizane” që kaloi përmes nazistëve
Nuk është skenari i filmit “Nusja dhe shtetrrethimi” por ngjarja e vërtetë që ka ndodhur në fshatin Sohodoll të Dibrës në korrik të vitit 1944.
Gjatë luftimeve të Brigadës I S në Dibër për çlirimin e Peshkopisë, gjermanët kapën rob një partizane dhe po e torturonin. Jo vetëm e torturonin, por edhe talleshin me të. Partizania njihej me emrin Zenepe, por në fakt quhej Ollga dhe ishte nga Librazhdi. Ishte 22 vjeç. Një nga dibranët që shoqëronte gjermanët nuk e pranoi këtë poshtërim. Por nuk mund të dilte drejt për drejt. Natën, kur gjermanët u larguan dhe ja lanë nën ruajtje ai ja dorëzoi Lutfi Titinit (vëllait të Rizait) për ta larguar dhe për ta fshehur. Lutfiu e mori dhe çoi fshehurazi tek Ramiz dhe Halit Makishti.
I porositi që të ruanin me kujdes, ta vishnin si vajzë dibrane dhe kur të vinin partizanët e Brigadës I S, tua dorëzonin atyre. Ramizi ashtu bëri. E veshi Zenepen me rrobat karakterisike të grave dibrane, me fustan, shami, çorape e opinga zifti, me përparëse dhe me drapër në dorë për të korrur grurë. Tek Ramizi qëndroi deri me 13 gusht, deri sa erdhi Brigada I S në Limjan. Me datën 13 gusht e veshi Zenepen me perçe, ja mbuloi fytyrën dhe e shoqëroi për Limjan bashkë me nipin e tij.
Patrulla gjermane dhe shqiptari përkthyes e ndaloi. -Po ju natën ku shkoni kështu?
-E kam nusen e djalit, e kam të sëmurë dhe do ta dërgoj tek Teqja e Limjanit. Amani, mos më vononi! Përkthyesi përktheu dhe patrulla e lëshoi.


Kur arriti partizania në shtabin e Brigadës, ata u habitën sepse e dinin të zhdukur. Shtabi i jep Ramizit një letër që vërtetonte se Ramiz Makishti kishte shpëtuar jetën e një partizanie. Këtë letër Ramizi e vuri në përdorim në vitin 1967, për një hall që ju krijua.
Në vitin 1972 partizania Ollga erdhi në Sohodoll dhe falenderoi familjen që e kishte strehuar. Edhe sot miqësia midis dy familjeve ka vazhduar. .
Në vitin 1946 Nesim Fishti nga Vrenjti i Dibrës tregon se është takuar me Petro Markon në Kantjerin e Tharjes së Kënetës së Maliqit.
Petroja i afrohet Nesimit, pasi e kupton që ishte dibran. Desha t‘ju pyes për një dibran që e kam patur shok ushtrie nga Sohodolli i Dibrës në Gjirit të Greqisë gjatë luftës italo - greke. Quhej Riza Tahiri. Por mbiemrin e kishte Titini. Ishte djalë flori, trim e atdhetar. Dallohej nga të tjerët. Qëndruam disa kohë bashkë derisa erdhi dezertimi në masë i ushtarëvë shqiptarë.
- Kur ishte në burg në Shkodër , vazhdon tregimin Petro Marko, gjatë bisedës me Nesim Fishtin, Rizai plagosi një marshall italian sepse fyeu Shqipërinë dhe flamurin shqiptar. Për këtë e dërguan në një kamp internimi shfarosës në Gjermani. Kam dëgjuar se e kanë vrarë dhe ja kanë djegur kufomën, mbyll bisedën me sytë me lot Petro Marko.

Kush ishte Riza Tahir Titini?
(Një rrëfim për herë të parë për dëshmorin dibran që edhe sot është pa varr)
Sipas arkivit të MM Riza Titini ka qenë i internuar në kampin e Mathauzenit dhe ka vdekur në vitin 1945. Eshtrat e tij nuk janë kthyer në vendin tonë. Është shpallur dëshmor i atdheut me Vendimin Nr 50 të datës 30.06.1972 të Kom. Ekz. Këshillit të Rrethit Dibër .
Rizai mobilizohet ushtar në shtator të vitit 1939 dhe dërgohet në malin e Taraboshit në Shkodër. Një ditë gjatë stërvitjes konfliktohet me marshallin italian që drejtonte stërvitjen sepse ai e fyen rëndë si shqiptar.


_Kemi ardhur ne nga Italia, që t’ju bëjmë njerëz ju se jeni egërsira pa shkollë, pa kulturë, pa shtet, i ka thënë marshalli italian në sy të të gjithve.
Kaq ka mjaftuar që Rizai ta godasë e ta bëjë për vdekje marshallin italian.
-Kush je ti more që vjen dhe na tregon ne se çfarë jemi . Ne jemi komb më i kulturuar dhe më fisnik se ju.
Rizain e burgosin menjëherë dhe e dërgojnë në internim në ishullin e Ustikës në Itali. Edhe në Itali edhe në luftën italo-greke Rizai ka qenë së bashku me shkrimtarin e shquar Petro Marko.
Nga internimi e dërgojnë në luftën italo – greke në Greqi.
Pas dezertimit nga lufta italo-greke Rizain e dërgojnë në një kamp internimi në Gjermani ku nuk u kthye më.







Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes