l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Xhavid Nimani ishte burrështetas i drejtëpërdrejt, autoritativ, i matur njeri modest, miqësor

31 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës

Bashkim Hisari

Me Kushtetutën e vitit 1974 Kosova për herë të parë themeloi kuvendin si organin më të lartë ligjvënës, pushtetin e ekzekutiv – që quhej Këshilli Ekzekutiv, kishte sistemin gjyqësor, si dhe kishte Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo, në fillim të vitit 1989, në Kosovë u krijua një situatë dramatike. Kuvendi i Serbisë propozoi amandamente kushtetuese për heqjen e pavarësisë së institucioneve të Kosovës, dhe riemërimin e Kosovës në Krahinë Autonome e Kosovës dhe Metohisë. Me këtë faktikisht u kërkua ndërrimi i kushtetutës së vitit 1974. Duke par këtë qëllim, në shkurt të viti 1989, shqiptarët e Kosovës u ngritën përsëri në protestë kundër propozimit nga Serbia.
Me 20 shkurt 1989, minatorët e Trepçës të horizontet 11 në Stantërg u ngujuan, u futën në zgafellën e minieres, në horizontin e 8, me shpresë se do të shpëtojnë statusin e Kosovës dhe kundërshtonin regjimin e S. Millosheviçit i cili kishte filluar të suprimojë të drejtat e shqiptarëve duke hequr, paraprakisht kushtetutën e Kosovës e pastaj duke filluar edhe me diskriminimin kombëtar të shqiptarëve. Në shenjë solidarizimi, edhe puntorët e studentët shqiptarë u futën në grevë urije që zgjati 8 ditë. Në bisedat e zhvilluara me minatorët, grevistët dhe me udhëheqësit e tyre, u evidentuan kërkesat, të cilat ishin të thjeshta dhe koncize, por, të njohura edhe më parë, vetëm që tash ishin edhe të plotësuara. Kërkesat e minatorëve ishin:
1. Garantimi i themeleve të Kushtetutës të viti 1974. (Qëndrimet e paharmonizuara me amendamentet e Kushtetutës të mbeten ato që janë në fuqi me Kushtetutën e vitit 1974).
2. Të shpallet regjistri i organizatorëve të tubimeve të nëntorit-ngase të gjithë minatorët ishin organizatorë të tubimeve dhe të marsheve protestuese, sepse në mesin e tyre nuk kishte liderë as organizatorë të veçantë.
3. Të merren në përgjegjësi ata të cilët kanë hartuar propozimin e ligjit për pensionimin e punëtorëve të arsimit para kohe në Krahinë.
4. Rrahman Morina të ndërrohet nga pozita e kryetarit të Kryesisë të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, sepse nuk e ka mbajtur fjalën që ua ka dhënë minatorëve. Poashtu të japin dorëheqje Ali Shukriu dhe Husamedin Azemi.
5. Të ndërpritet politika e gabuar ndaj popullit shqiptar.
6. Menjëherë të vijë dr. Stipe Shuvari, Slobodan Milosheviq dhe Ali Shukriu. (Minatorët kërkojnë që këtyre t’u flasin drejtpërdrejt për politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve, të cilës ata po i kontribuojnë).
7. Nuk ka organizatorë të veçantë, por të gjithë jemi organizatorë.
8. Personat e panjohur në këtë moment të mos hyjnë në zgafelle.
9. Të njoftohen përfaqësuesit e krahinave dhe të republikave për gjendjen në Kosovë.
Me zhvillimin e mëtutjeshëm të grevës, minatorët paraqitën kërkesën e 10-të plotësuese, me të cilën kërkohej internacionalizimi i çështjes së Kosovës në OKB.
Grevat e minatorëve, protestat e qytetarëve dhe rezistencën e tyre ndaj presioneve që vinin nga nacionalistët serbë të cilët ato i paraqitnin si armiqësore dhe antijugosllave. Me vlersime të tilla S. Millosheviç arriti të bindi edhe një pjesë të kreut federativ që ia mundësoi të mabilizoj edhe mehanizmat e pushtetit federativ që të rreshtohen kundër shqiptarëve dhe Kosovës, kinse për të mbrojtur Jugosllavinë.
Por, greva e minatorëve të “Trepçës” ka qenë e do të mbetet përgjithmon ngjarje me rëndësi historike e klasës punëtore të Kosovës, mbetet në histori ngjarje revolucionare e minatorëve trima të “Trepçës”. Marshimi i mençur revolucionar prej “Trepçës” e deri në Prishtinë në këmbë në ato ditë të ftohta me shi, ishte një shprehje e paparë deri atëherë. Ishte revoltë e minatorëve kundër të gjithë atyre që ndërmorën gjithë ato masa dramatike e reakcionare për ta rrënuar Autonomin e Kosovës e për ta shkelur lirinë e të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës …

Kundër minatorëve të Treçës 30 mijë police serb.
Duke parë këto veprime, S. Millosheviçi iu rikëthye politikës së mitingjeve. Organizoi një miting të madhë në Beograd me ç’rast u krijua një atmosferë që detyroi Kryesinë e shtetit të shpalli gjendjen e shtetrrethimit të Kosovës. U krijua një disponim i ndezur dhe skajshmërisht ekstrem kundër shqiptarëve, edhepse me kërkesat në protesta dhe greva u solidarizua pjesa dërmuese e popullit të Kosovës. Në të njetën kohë, serbët organizonin mitingje protestuese për rjedhën e ngjarjeve në Kosovë dhe kundër tubimeve të solidaritetit me minatorët e “Trepçës”. Udhëheqësia serbo-jugosllave tregoi indiferencë të pakuptueshme e shqetësuese për mungesën e dëshirës për gjetjen e rrugës së drejtë për Kosovën, për refuzimin e dijalogut me popullin e vetë, për mbylljen e syve dhe të veshëve para kërkesave të shqiptarëve të Kosovës të cilët dëshironin të kenë të drejta të barabarta si edhe popujtë të tjerë në Jugosllavi. Serbët, arrestuan liderin politik të shqiptarëve Azem Vllasin, drejtorët e “Trepçës” Aziz Abrashin dhe Burhan Kavaja dhe 14 përkrahësit e tyre. Në këtë kohë, në Kosovë, u vendos gjendja e jashtëzakonshme dhe ora policore nën presionin e 30 mijë policëve të sjellur nga Serbia.
Kërkesave të minatorëve të “Trepçës”përveq puntorëve, nxënësve, studentëve e shumë qytetarëve, iu bashkuan edhe intelektualët e shkrimtarët të cilët organizonin mbrëmje proteste.
Në mbrëmjen protestuese të 26 shkurtit 1989, akademik Gazmend Zajmi, e lexoi prozën “ Çaste e mote “ kushtuar minatorëve të “ Trepçës “ dhe të mbarë Kosovës. Ai ndër tjerash tha :” Shokë minatorë të “ Trepçës “ dhe minatorë të mbarë Kosovës, në lumin e gjerë të solidaritetit me Ju, pranoni edhe zërin tim modest prej individi, prej akademiku e kompozitori, të solidaritetit dhe të lutjes për shpëtimin e shëndetit dhe të jetës Suaj që është pakrahasimisht më e shtrenjtë se e tërë korja e mbufatur politike e këtij nënqielli dhe e tërë rruzullit.Kush do të mund ta merrte me mend se kryeneçësia dhe arroganca politike është më e vrazhdë, më kërcënuese, më gërryese… se kataklizmit natyrore mbi jetën e njeriut...”

Fjalë përkrahjeje e thirrje për shpëtimin e shëndetit dhe të jetës së minatorëve vinin edhe nga disa njësi federale të ish-Jugosllavisë, sidomos nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, por edhe nga Maqedonia, ku një numër i madh i shqiptarëve thuaja ishte ngritur në këmbë për mbrojtjen e vëllezërve të tyre në Kosovë.Të gjithë bënin përpjekje, kërkonin ndërhyrjen për dialog e zgjidhje. Të gjithë u drejtoheshin minatorëve që të pranonin të dilnin nga zgafellja, të bisedonin jashtë për kërkesat e tyre. Në Kosovë bëheshin tubime, protesta, kërkoheshin zgjidhje. Punëtorët, studentët, nxënësit, shkrimtarët etj., në tubimet e tyre protestuese i përkrahnin kërkesat e minatorëve, të cilat, në të vërtetë, ishin kërkesa gjithëkombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe hasnin në përkrahje edhe të shqiptarëve të trojeve të tjera etnike në ish-Jugosllavi. Minatorët nuk pranonin të dilnin nga zgafella pa marrë garancion nga udhëheqja më e lartë shtetërore e politike e ish-Jugosllavisë, e Serbisë dhe e Kosovës se do të plotësoheshin kërkesat e tyre dhe se Kosovës do t`i garantohej e paprekur pozita e saj e sanksionuar me Kushtetutën e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë-të vitit 1974.
Por, në fjalimet e udhëheqësve partiakë të Kosovës, të Serbisë e të Jugosllavisë, shihej çartë se janë kundër kërkesave të minatorëve të “Trepçës “dhe të klasës punëtore të Kosovës. Fjalimet e tyre treguan qartazi se ndërrimet në Kushtetutën e Serbisë e ngushtojnë dukshëm autonominë e Kosovës, që ishte në kundërshtim me deklarimin e lire të popullit shqiptar të Kosovës.
Gjatë grevës së përgjthshme të udhequr nga minatorët, të gjitha tubimet publike në Kosovë u ndaluan. Serbia filloi të aplikoj ligjin e ashtuquajtur “obligimi për punë” të miratuar enkas nga Kuvendi i Serbisë dhe vendosi masat e dhunshme, të cilat minatorët e “Trepçës” nuk i pranuan dhe vendosën që mos ti zbatojnë urdhrat e tyre. Në përpjekje për të trembur protestuesit, me rreth 100 tanke dhe 15.000 trupa, u organizuan manovra në Kosovë. Si ndëshkim ndaj minatorëve pasuan masa të ashpëra kundër minatorëve. Sipas evidencës së ish kryetarit të Sindikatës të Minatorëve Ibrahim Zogjani, pasojat e kësaj fushate për puntorët e Trepçës ishin:
Afro 8 mijë minatorë u larguam nga puna, u rrahën, burgosën, izoluan…

- 7.641 minatorë (dhe punëtorë tjerë në miniera) u larguan nga puna,
- 3.388 prej tyre u dënuan me burg (prej 30 ditë deri në 14 muaj),
- 333 u rrahën dhe malltretuan në forma të ndryshme,
- 8 prej tyre përjetuan atë “izolimin” famëkeq së bashku me shumë të tjerë,
- 51 punëtorëve iu morën banesat, mbetën pa kulm mbi kokë,
- 219 u larguan nga Kosova për shkaqe ekonomike (me familje),
- 491 u larguan nga Kosova për të njëjtat shkaqe (pa familje),
- 203 kërkuan azil politik në shtete të ndryshme dhe
- 1915 prej tyre mbeten pa kurrfarë të ardhurash.

Në vrrullin e grevave në vitin 1989, dhe të kërkesave serbe që të suprimohen të gjitha normat kushtetuese, me të cilat përcaktohen të drejtat autonome të krahinave, intelektualët, punëtorët shkencor dhe kulturorë të Kosovës ishin ndër të parët që u solidarizuan me kërkesat e grevës së minatorëve të Trepçës për të mbrojtur autonomin e Kosovës dhe pozitën e saj kushtetuese.
Në ditën e dytë të grevës, më 21 shkurt 1989, kur gjithnjë e më shumë nepër gazeta, publikime të ndryshme kulturore dhe shkencore dhe në praqitje tjera publike të forcave antishqiptare që kërkonin suprimimi e të drejtave autonome dhe injorohej çdo propozim nga Kosova, u prezantua Apeli e 215 intelektualëve, dhe punëtorëve shkencorë dhe kulturor të shqiptarëve të Kosovës për mbrojtjen institucionale dhe kërkuan afirmimin e pozitës kushtetuese të Kosovës mbi bazën e parimeve themelore të Kushtetutës.






Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes