l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAZH

TAHIR ADEM HAJREDINAJ, intelektuali që e nderon gjithë Tropoja

Ai ishte dhe do të mbetet intelektuali shembullor që e nderonte gjithë Tropoja, pasi karakterizohej nga thjeshtësia, mirësia e komunikimi i virtytshëm që përbëjnë dimensionin e tij njerëzor

Më 3 shkurt 2020, familjarët, të afërmit, miqtë dhe shokët i dhanë lamtumirën e fundit veteranit Tahir Adem Hajredinaj. Ceremonia mortore u bë në fshatin e tij të lindjes, Babinë (Tropojë) me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë.


Tahir Ademi lindi më 7 maj 1936 në një familje atdhetare dhe shumë bujare, të lidhur ngushtë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Babai i tij, Ademi, mori pjesë aktivisht me armë në luftë, ndërkohë që shtëpia e tij ishte Bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ndihmëse dhe e hapur për partizanët.
Pas mbarimit të shkollës, Tahiri u angazhua dhe dha ndihmë të madhe në punën me rininë.
Në vitin 1951, në vlerësim të aktivitetit, aftësive dhe përkushtimit qytetar, Tahiri emërohet Drejtues në Sektorin e Tregtisë.


Gjatë viteve 1975-1978 kreu detyrën e Shefit të Tregtisë në Komitetin Eklzekutiv të Rrethit Tropojë.
Në vazhdim deri në vitin 1992 ka punuar me ndershmëri e profesionalizëm në ndërmarrjet më të mëdha në nivel drejtuesi, si në Ndërmarrjen Tregtare, në NFP Fierzë, në Ndërmarrjen Komunale dhe Ndërmarrjen Bujqësore.
Tahiri dhe bashkëshortja e tij, Bute krijuan një familje të mrekullueshme me tre djem e dy vajza, familje e cila gëzon respekt dhe reputacion në gjithë rrethin e Tropojës e më gjerë.
Ai ishte dhe do të mbetet intelektuali shembullor që e nderonte gjithë Tropoja, pasi karakterizohej nga thjeshtësia, mirësia e komunikimi i virtytshëm që përbëjnë dimensionin e tij njerëzor. Kryesia e OBVL i shpreh ngushëllime Familjes Hajredinaj dhe të afërmëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Me respekt
ISUF IMERAJ
Anëtar i Kryesisë së OBVL-së







Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes