l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

REALITETI I RREMË PËR KRIMET SERBE NË KOSOVË

15 vjet nga masakra serbe në Reçak

Nga Bashkim Hisari

Në fund të vitit që lamë pas, kancelarja gjermane Angela Merkel, bëri vizitën e saj të parë zyrtare në Aushvic- Birkenau, ku ushtarët SS pushkatuan mijëra vetë, shumica të burgosur politikë polak.
Në Aushvic, politkanja më e fuqishme në botë, Merkel, mbajti një nga fjalimet më të guximshme dhe më të rëndësishme në historinë evropiane. Në territorin e shtetit ndaj popullsisë së të cilit u krye gjenocidi, ajo, pa asnjë hezitim tha se kriminelët në Aushvic, duhet të thirren me emrin e tyre të vërtetë dhe se ata janë bashkëkombasit e saj gjermanë.
Në titujt e të gjitha mediave botërore dominoi deklerata e shefit të qeverisë gjermane Merkel se tmerri i Holokaustit ishte “i pakonceptueshëm” dhe se: “kujtimi mbi krimet naziste dhe pranimi i tyre është një pjesë e pandashme e identitetit kombëtar të gjermanëve”. Ajo tha se është me rëndësi që kriminelët të quhen me emër të vërtet, theksoi faktin se autorët e krimit ishin gjermanë dhe se Gjermania ka një detyrim ndaj viktimave, që t’i përgjigjet përgjegjësisë.“Unë ndjej turp të thellë përballë krimeve që u kryen këtu nga Gjermania” vuri në dukje Merkel.
Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit e quajti vizitën e Merkelit një “shenjë veçanërisht të rëndësishme të solidaritetit me ata që u mbijetuan tmerreve të Holokaustit”.
Në këtë kontekst nuk mund të anashkalohen raportet e Serbisë me Kosovën. Në Serbi ku aktualisht e vërteta është fluide kurse urretja dhe propaganda luftënxitëse dukuri e shprehur, askush nuk mund të çelë gojën dhe të përmendi publikisht krimet gjenocidiale të forcave policore ushtarake dhe paraustaraka serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm, e mos të ketë pasoja negative dhe provokime. Në këtë shtet ku kriminelët bëhen heronjë, kurse krimet dhe viktimat janë thjesht vetëm numra memecë, mohimi i krimeve është rasti mirë për mashtrime dhe manipulime me popullin sidomos me mbeturinat e politikës Serbe Madhe.
Serbët në Kosovë kryen masakra kundër shqiptarëve duke qëlluar qytetarët të pafajshëm prej të cilëve nuk kursehej askush. Vranë dhe masakruan më shumë se 13.500 shqiptarë të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftime, prej tyre 1.393 fëmijë, 1.379 gra. Rreth 1.600 persona ende janë të pagjetur Në Serbi janë zbuluar varrezat masivi me 941 kufoma të shqiptarëve të vrarë në Kosovë. Rreth 20.000 gra e burra vlersohet se ishin viktima të dhunës seksuale. Me forcë u dëbuan afro një milionë kosovarë dhe plaçkitën pronat e tyre dhe prona publike. U shkatërruan dhe u dëmtuan objektet civile, monumentet historike, arsimore dhe fetare. Hulumtimet treguan se nga 20 mijë puse të Kosovës, më shumë se gjysma u ndotën me kufoma kafshësh apo njerëzish, me plehra, ose thjesht u shndërruan në ujë i ndenjur prej mospërdorimit…Shumë segmente të këtyre krimeve ende nuk janë zbuluar. Autorët e krimeve kanë emër e mbiemër, disa janë dënuar nga Tribunali penal ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për krime, por një pjesë e madhe jo. Ekzistojnë dokumente dhe dëshimtarë që dëshmojnë për këto krime. Por, deri më tash asnjë politikanë, nacionalistë, qytetarë serb nuk tha se krimet në Kosovë i kanë organizuar dhe i kanë bërë serbët. Askush prej serbëve nuk tha kurrë, se këto krime kanë qenë të planifiukuara, organizuara dhe të zbatuara nga kriminelët serbë!
Përkundërazi, ata po mohojnë se në Kosovë kanë kryer krime dhe vepra penale. Me qëllim përhapin publikisht urrejtje, nxisin përçarje dhe mos durim mes serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Kosovë vetëm për të ruajtur dhe shumëzuar përfitimet nga lufta.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mohon masakrën e Reçakut duke thënë se “masakra e Reçakut është një trillim i sajuar nga ish shefi i Misionit vëzhgues tëOSBE-s në Kosovë, Ambasadori ëilliam ëalker. Me këtë rast dëshmoi edhe njëherë se Srbia, në mënyrë institucionale ruan mendësinë e trashiguar nga koha e Millosheviçit.

Por çfar ndodhi në Reçak më 15 janar të vitit 1999?
Duke punuar si hulumtues për të dokumentuar abuzimet me të drejtat e njeriut përgjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, intervistova disa dëshmitarë okular për masakrën e Reçakut të cilët dëshmuanë se më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, atje kishin kryer njërën ndër masakrat më të tmerrshme. Kishin vrarë dhe masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ata treguan se atë ditë, në mëngjes herët, rrethë orë 6:00, forcat usthtarake policore serbe kishin rrethuar fshatin dhe janë pozicinuar në vendet e quajtura “Te pishat”, “Gështenjat e Shtimes”,“Rrasat e Kollakut” dhe te “Kodra e Reçakut”. Pastaj, është zhvilluar luftë në mes të ushtarëve të togut të Reçakut dhe mbi 400 forcave të përziera serbe. Fshati është bombarduar nga të gjitha anët. Kah mesdita, forcat serbe kanë hyr në fshat dhe kanë vrarë e masakruar në një vendë, 25 civilë shqiptarë të paarmatosur, të tjerët janë vra aty afër. Shumica kanë qenë pleq e fëmijë, në mesin e tyre një djalosh 17 vjeçar dhe një vajzë rreth 20 vjeçe. Në mbrojtje të civilëve janë vrarë edhe 16 ushtarë të UÇK-së. Banorët treguan se operacionin në Reçak e ka komaduar Goran Radosavljeviç-Guri, ndihmuar edhe nga shefi i policisë lokale Bogoljub Janiçijeviq.
Ambasadori amerikan ëilliam ëalker, i cili kishte shkuar për të parë nga afër këtë ngjarje, ishte tmerruar kur kishte parë kufomat. Sipas tij, këtu bëhej fjalë për një masakër, për një ekzekutim masiv të civilëve, që ishte kryer nga njësitet ushtarako-policore serbe. Të nesërmen, ai, deklaroi: “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit…kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”.
Trupat e civilëve të vrarë shqiptarë në Reçak janë dërguar në Prishtinë. Siç tha Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ëilliam ëalker, u numëruan 45 kufoma, ndërsa në raportet e Qendrës Informative të Kosovës figuronin se ishin më shumë se 50 trupa.
Qeveria Federale e Jugosllavisë e shpalli Ambasadorin ëalker person "non-grata" dhe urdhëroi të largohet nga Kosova. Njëherit akuzuan Bashkësinë ndërkombëtare se po shfrytëzon ngjarrjet në Reçak si një fushatë e re kundër ish Jugosllavisë” dhe kundërshtuan vlersimet për këtë krim si të pabazuara e të pavërteta që sipas tyre kanë për qëllim të fajsojnë autoritetet e ish Jugosllavisë.
Ministri i Punëve të Jashtme gjerman Joshka Fisher dhe ai britanik Robin Kuk, kërkuan hetime të menjëhershme. Ata thanë se autorët e masakrës në Reçak duhet të përgjegjen para Tiribunalit të Hagës.
Kryeprokurorja e Tibunalit në Hagës Luis Harbur me një grup të hetuesëve erdhi në Kosovë për të shqaruar masakrën në Reçak, kurse sekretari Gjeneral i NATO-së Javier Solana, tërhoqi vërretjen se Aleanca nuk do të toleroj këthimin e një lufte të përgjakshëme dhe politikën represive në Kosovë.
Korespodenti i gazetës prestigjioze amerikane “The ëashington Post”, Jeffrey Smith, duke cituar qarqet e intelegjencës më 28 janar, 13 ditë pas masakrës kishte raportuar se përgjimet telefonike kishin zbuluar se regjimi serb ka fshehur masakrën në Reçak. Ai kishte shkruar se sulmet e forcave serbe në Reçak kanë rezultuar me vrasjen e 45 shqiptarëve dhe se vrasjet ishin kryer me urdhër të zyrtarëve më të lartë komandues të qeverisë në Beograd të udhëhequr nga serbët të cilët pastaj me kujdes kanë rregulluar fshehjen e masakrës.
Masakra e Reçakut ishte një ndër ngjarjet më të dhimbëshme me pasoja më të rënda, por edhe ngjarje që ndikoi të bëhet një këthesë në politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe ringjalli përpjekjet e diplomacisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Reçaku solli Rambujen dhe intervenimin e NATO-së.
Është e qartë se nuk ka vend për mohimin ose relativizimin e masakrës që ndodhi në Reçak dhe që tronditi opinionin ndërkombëtar. Megjithëatë, udhëheqësia serbe, në mënyrë të përsëritur është përpjekur të mohoj dhe të minimizoj masakrën e Reçakut të cilën e cilësojnë edhe si një aksion kundër “grupeve teroriste të UÇK-së të cilët u vranë nga policia në një operacion luftarak që ishte kundërpërgjegje për vrasjen e një oficeri policie nga pjestarët e UÇK-së “.
Mirëpo, nga raportet e OSBE-së, organizatave për të drejtat e njeriut, ekipet e ekspertëve mjekoligjorë, gjykimet para Tribunalit të Hagës, dokumentet të rëndësishme dhe deklaratave të dëshmitarëve, është e qartë se masakrën e kryen forcat serbe dhe fajtorët nuk janë ndëshkuar para drejtësisë. Poashtu është e qartë se pikëpamjet e shteti të kulturuar dhe civilizues gjerman, janë shumë large nga shteti serb dhe liderët politik të tyre që mohojnë dhe relativizojnë krimet e bëra duke mbrojtur vetëm vetëvehtën. Serbët, nuk janë liruar nga mitomanija, urretja dhe shofinizmi. Në shtetin e Serbisë me karakter autoritar, ende po dominojnë politikanët e korruptuar, kriminelët, mafiozët që bashkëpunojnë me politikanët, ku legjimitohet klijentelizmi, nepotizmi dhe resurset publike shfrytëzohen për qëllimet politke dhe keqëpërdoren ndenjat kombëtare duke trumpetuar me vite se „Kosova është Serbi“dhe se shqipraët janë terrorist. Prandaj, nuk mund të ndodhë që dikush prej tyre, të shpreh të vërtetën ashtu si bëri Angela Merkel. Pohimi edhe më i butë për të vërtetën për krimet e tyre nga ndonjë individ, do të ishte jo vetëm vetëvrasje politike por edhe shoqërore. Secili zyrtar, me pohime të tilla, do të largohej përgjithmonë nga jeta politike, madje jo vetëm politike. Të tillët do të dilnin para xhelatëve të maskuar me të zeza të errëta, të padukshëm, por të paharruar dhe mizorë, që për të tillët do të shqiptonin „dënimin e merituar“ ngjashëm si kriminelët e viteve të 90- ta.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes