l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

IN MEMORIAM

PROF. DR. DAVID LUKA, studiuesi i
përmasave akademike të gjuhësisë së shqiptarisë

Xhemal Meçi
Studiues , “Mjeshtër i Madh”

Pse vdekja e këtij kollosi të studimeve Gjuhësore Shqiptare u la disi në heshtje?!!! Duke e parë këtë heshtje të pakuptimtë, e ndoshta të qëllimtë, më në fund ishte Radio Vatikani, që dha lajmin e kobshëm: “Ndërroi jetë në Shkodër Prof. Dr. David Luka, vëllai i kolegës Ana Luka”. Edhe në Pukë ky lajm shkaktoi shumë dhëmbje sidomos te studiuesit dhe intelektualët Pukas.( Xh. Meçi, Mark Mesuli, Idriz Ahmetaj, Fran Vukaj,Kolë Deda, Ramazan Ringaj,Gjovalin Alia, Riza Hoxha,Angjelin Marku, Gjovalin Meta etj.) Njoftimi tepër I vonuar , nuk u dha mundësi disa prej këtyre të merrnin pjesë në homazhet mortore panë familjes së Tij, të të ndjerit, Shkodër, 14 janar 2020, ditën e varrimit. Ka mundësi që të na ndihmonte edhe kryetari i Bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj , i cili është mjaft i ndjeshëm për raste të tilla, siç veproi me të ndjerin Idriz Meti, më 21 nëntor 2015, Qytetar Nderi I Bashkisë Pukë dhe Lezhë, ku kishte milituar e punuar, ish -partizan, kuadër i pushtetit vendor Pukë, Zadrimë e Lezhë etj. (Sapo Grupi organizues e i shoqërimit të arkivolit të tij nga Elbasani për në vendlindje, Qerret të Pukës ( Dr. Sulejman Sula, Arif Cena,Muharrem Nezir Cufaj,P. Alia etj), më kërkuan që të njoftoja Bashkinë për ceremoninë e një homazhi në mjediset e saj. Z. Gj. Gjonaj menjëherë mori masat e duhura aq sa qytetarët e Pukës e pritën mjaft mirë këtë akt human e vlerësues me këtë homazh të merituar. Kështu edhe për rastin e prof. dr. Davidin mund të na siguronte automjetin e Tij dhe kurorën e luleve si respekt nga Puka e Qarkut Shkodër, siç veproi edhe ish-kryetari i Bashkisë Pukë z. Ndue Cara/ më 22 shtator 2003, kur ndërroi jetë prof. dr. Jup Kastrati duke na dhënë automjetin e Tij , kurorën me lule , të shoqëruar me komandantën e policisë bashkiake Pukë, oficerën, Afërdita Hadroi, që ia shtonte aq shumë bukurinë e hijeshinë natyrale,uniforma e saj e re e policisë. Kështu me atë pjesëmarrje Puka nderoi veten dhe të ndjerin prof. dr. J. Kastratin. Rektori I Universitetit, prof dr. Mahir Hoti qëndronte para Rektoratit pranë arkivolit në afërsi të familjes së të ndjerit,duke pritur e përcjellur vizitorët e shumtë. Ndërsa tani krejt ndryshe veprohet me prof. dr. David Lukën e famshëm.


Më habiti dhe më shqetësoi një indiferentizëm i tillë që nga ish-kolegët e Tij të Universitetit, katedra e gjuhës shqipe, Rektorati deri te Bashkia dhe Këshilli i Qarkut,Akademia e Tiranës bashkë me institucionet shkencore të saja, se e kasha mik e më priste si kolegë sa here i trokisja ë derë për ndihmesën e Tij shkencore. Prandaj pyes I zemruar: Ku humbën vallë gjithë ata intelektualë e drejtues?!,ku?! Si jua lejoi ndërgjegja një qëndrim të tillë,kur kortezhi familjar ecte i vetmuar për në varreza,ku u dëgjua vetëm zëri i priftit të kishës1 O ju intelektualë Shkodranë e të Shqipërisë mbarë?! Si do t’ju përgjigji gjuhëtarëve Ulqinakë eKosovarë,Maqedonas e Arbëreshë dhe të mbarë Diasporës, Si!!!? Vetë Ai e citon në letrën drejtuar Rektoratit (USHLGJ), më 14 shkurt 2010 ( botuar në “Studime Gjuhësore. Shkodër, 2010, f.231) , kur kërkonte të jepte leksionet e Tia në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, gjë për të cilën “asnjëherë nuk u pranua kërkesa e përsëritur imja për t’u pranuar si pedagogë efektiv” në atë Universitet,që e kishte thuajse te pragu i derës. (!)
Dhe ja si përgjigjigjet i revoltuar dhe disi i fyer,me një farë autoportreti (SV) të shkurtër të Tijën vetë Profesor Davidi: mbaj dy tituj: “Profesor” dhe “Mësues i Popullit”, si dhe gradën shkencore “Doktor në fushën e gjuhësisë”, megjithëse kam botuar 11 vëllime “STUDIME GJUHËSORE”; kurse deri në fund të jetës së vetë arriti në 20 vëllime të tilla), megjithëse ; kam botuar ndër revistat periodike ( të vendit dhe të huaja114 artikuj shkencor..., megjithëse më kanë përfshirë në “FJALORIN ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR”, TIRANË; 2008, ( f.1568)…,megjithëse Q.S.A.SH.( Qendra e Studimeve Albanologjike)shqiptare po ma boton për së gjalli veprën time. Atëhere pse?! Sepse ishte “mall kaurri “ për eprorët mediokër e fodullë, sepse ishte kundër lajkave e servilizmit, gjë që nuk e pranoi as në kohën e diktaturës prandaj, e pushuan tri herë nga puna si mësues deri sa e caktuan edhe punëtorë në kovaçhane dhe e transferuan mësues deri në Orosh e Malësi , 20 vjet “mësues fshati”, por “i pabindur e i panënshtrueshëm”,duke mbetur DAVIDI jo me sy përdhe por kryelartë(!) por gjithmonë me mendje e zemër te Studimet Gjuhësore, që asnjëherë s’i lshoi prej doret.
Ndërsa aq shumë vlerësime shkruajnë për te Profesorët e nderuar si profesor Jup Kastrati, Kolec Topalli etj. Në veçanti të akademikut Prof. Shaban Demiraj, i cili i drejtohet si koleg e si mik: “... Uroj që vullneti i paepur për punë hulumtuese, që Ju ka karakterizuar gjatë tërë jetës ,të sjellë në dritë edhe vepra të tjera në të ardhmen, sepse vetëm me ndihmat e shumanshme të studiuesve shqiptar dhe të huaj do të mund të ndriçohen siç duhet çështjet e shumta të historisë së gjuhës shqipe të sistemit fonologjik dhe të struktures gramatikore të saj… Dhe unë vërej me kënaqësi që Ju përpiqeni të jepni ndihmesën tuaj e të mos kënaqeni vetëm me ç’është thënë deri më sot”. Po si mund të justifikohet Shkodra për heshtjen e vet për ceremonialin e nderit që ia mohoi?! Tani do të mjaftohemi duke përmendë disa vargje që shkroi studentja e vitit të pestë për arkitekturë në UP Tiranë, kur ishte këto ditë në Shkodër për të kërkuar ndihmën e studiuesit të mirënjohur Agron Luka për disa harta e materiale të tjera, mbasi i duhen për Mbrojtje diplome me temë SHKODRËN, se këtë vit diplomohet inxh. Arkitekte:“ O ju vasha Shkodrane me ato sy të bukura që dini me kja! / Ejani e vajtoni burrninë e shkretë , në të cilët Shkodra sot paska mbetë!/ Që heshti për vdekjen e profesorit të vërtetë. / Që 20 botimet e veprës së Tij Ty t’kanë mbetë!Ty ta ka lanë, si pasuri e paçmuar për GJuhësi e Shqiptari! O burra e gra të Shkodrës së ndjerë ! A e dini se 20 libra shkencore lartësohen me Alpet Shqiptare dhe janë pasuri sa këto hidrocentrale! “Po pyet Mirdita atje në mal:”Po Gjysepina ku paska qanë?! Se mbet mbas karrikes atje n’ Tiranë,qysh se pate e kanë pasë lanë! ”Ti e di se Profesor Davidin krah e ke pasë gjithë këto vite të Demokracisë, /Duke të përkrahur si vajzë e shtypur e tiranisë! !)
/ Tani, ju vasha të bukura boll keni kja! për Profesor Davidin që e la pas këtë dynja! E iku në at arkivol i mjeruar tuj fsha! Për këtë përcjellje me këtë hata!”
A mund të ndreqet ky gabim i rëndë?! Them se po, veçse me festimin përkujtimor të 85-vjetorit të lindjes së Tij, më 15 maj 2020, (1935-2020) me një bashkëpunim të përbashkët brenda e jashtë Shkodrës.







Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes