l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

RECENSION

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT (varianti i Pukës) NË NJË BOTIM TË RI

Indriz Ahmetaj

Këto ditë doli nga shtypi në qarkullim botimi i dytë i Kanunit të Lekë Dukagjinit (varianti i Pukës) i autorit Xhemal Meçi (Mjeshtër i Madh).
Edhe ky si dhe librat e tjerë të autorit është i nivelit dhe formatit akademik.
Kanë kaluar pak më shumë se njëzet vjet nga botimi i parë i këtij Kanuni (1996) dhe u ndje nevoja për ta patur në duar akoma më shumë njerëz këtë vepër të denjë të etnografisë shqiptare, pjesë e së cilës është edhe e drejta zakonore. Ky botim i ri është shumë i përmirësuar në përmbajtje si libër, por jo vetë Kanuni dhe në formën e paraqitjes. Ashtu siç thotë autori: “Ky botim i dytë u bë i nevojshëm si rezultat i kërkesave të lexuesve dhe studiuesve, pasi botimi i parë ka qarkulluar i tëri si këtu në Shqipëri, në Kosovë dhe pjesërisht në Maqedoninë e Veriut, Ulqin (Mali i Zi), për më tepër deri në Europën Perëndimore dhe SHBA, duke mos mbetur asnjë kopje”. Botimit të dytë i janë shtuar edhe kumtesat e mbajtura në veprimtaritë për të drejtën zakonore, siç janë promovimi i botimit i vitit 1996 dhe Simpoziumi i Parë “Për traditën juridike shqiptare” (26 shtator 1997), me kumtesat e Prof. Dr.Mark Tirta (Akademik), Sadri Fetiu, Prof. Dr. David Luka, Prof. Dr.Musa Kraja, Prof.Dr. Agron Xhagolli Drita Halimi, Prof. Dr. Ismet Elezi.


Janë përfshirë edhe shkrime të botuara nga autori në shtypin periodik e shkencor, si: “Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Aleksandri i Madh” dhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit (varianti i Pukës)- arritje e shënuar në etnologjinë shqiptare” e studiuesit Gjovalin Alia, si dhe disa vlerësime për autorin. Në këtë botim të dytë libri ka evidentuar ndryshime e përmirësime edhe në formë. Nëse në botimin e kaluar ishin përdorur shkronja shumë të holla e letër kontrastuese, në këtë botim shkronjat janë më të mbushura dhe sfondi i përshtatshëm për syrin. Edhe kopertina është me letër cilësore.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes