l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

SPECIALE

Gjeneral Parllaku, legjendari i pavdekshëm!

Nga Kadri MORINA

Në kohën tonë moderne të globalizmit, nuk bëhet fjalë për legjenda. Megjithatë, ato ekzistojnë, pavarësisht heshtjes dhe indiferencës së opinionit publik. Një protagonist me një jetë të jashtëzakonshme ishte (dhe mbetet) pa dyshim gjeneral-lejtënant Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, i ndarë nga jeta para pesë muajsh. Është fat për një komb si i yni që kishte (dhe ka) një enciklopedi si gjenerali legjendë në kufirin e dy kohëve. Nga vështrimi i jetës së tij, na ulet këmbëkryq historia. Nga lufta dhe përkushtimi i tij atdhetar na vjen një model për t’u ndjekur. Nga ëndrra e tij dhe e brezit të tij për një shoqëri të njerëzve të barabartë, që e kërkoi atë nëpërmjet komunizmit si ideologji, vjen edhe zhgënjimi i madh prej kësaj utopie, që u përpoq të imponohej nëpërmjet luftës së klasave. Nga një çerekshekulli i dënimit të tij, nga plumbi dhe vdekjet në qelitë e burgut, mund të njohim një nga pamjet më makabre të dhunës së diktaturës. Ndaj nuk është rastësi që në vlerësimin e shkrimtarit dhe politologut të mirënjohur Teodor Laço: “Gjeneral Rrahman Parllaku nuk është thjesht një biografi tërheqëse, që për një shkrimtar do të ishte një grishje për fantazinë. Është më shumë se kaq. Është një dëshmi për kohën që kemi lënë pas, për një kohë tepër të gjatë, si dhe jeta e këtij heroi legjendar”.

Nga veprimtaria e gjeneral Parllakut si veteran në këtë çerekshekulli të demokracisë, bashkë me të tjerë ish-të dënuar si L.Belishova, E.Ohri, H.Ramohito etj, apo edhe e kryetarit të ri të OBVL-së, Kol.Ing.Myfit Guxholli, mund të mësojmë se kurrë nuk është vonë për njeriun që të bëhet mbështetës aktiv i proceseve demokratizuese të shoqërisë.
Identiteti i gjeneral Parllakut mbetet i derdhur që nga fëmijëria, aty ku për vite të tëra ndarjeje bashkohej Verilindja shqiptare me Kosovën shqiptare, liria e së cilës ishte “Ëndrra e jetës së tij”. Dashuria për vendlindjen është një nga ndjenjat më të bukura. Kush e shpërfill, dëshmon për një shpirt të varfër. Jeta, lidhja me vendlindjen është zanafilla e respektit të tij për njeriun e thjeshtë, e humanizmit dhe altruizmit. Këtë amenat na e la ai që jeta dhe vepra e tij e veshi me pavdekësi, legjendari Rrahman Parllaku.

Përjetë mirënjohës Gjeneral Parllakut

Genci BALLANCA
Kryetar i Degës së OBVL Durrës

Veteranët e LANÇ, pasardhësit, familjet e tyre dhe i gjithë populli shqiptar përulen me nderim e respekt të veçantë para veprës të Heroit të Popullit dhe Nderit të Kombit, Rrahman Parllaku. Veçanërisht ne bashkëpunëtorët e tij, themelues, drejtues dhe anëtarë të Degës së OBVL-së Durrës do t’i jemi përjetë mirënjohës Atij burri të rrallë, që me veprimtarinë e tij si luftëtar e drejtues i njësive të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe i Ministrisë së Mbrojtjes bëri epokë.Kurrë nuk do të harrojmë kontributin e tij në vlerësimin e personaliteve të shquara, si në rastin e shpalljes së Nako Spiros “Qytetar Nderi i Durrësit”, vendosjen e emrit të tij një rruge të qytetit bregdetar, si dhe i disa personaliteve tjera të organizatës tonë.
Gjeneral Parllaku do të kujtohet gjithnjë me nderimet që meritonte, jo vetëm nga familjarët, por dhe nga miqtë dhe të afërmit, bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët, shqiptarët e ndershëm e patriotë kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në hapësirën mbarëshqiptare në botë.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes