l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Skluptori përmetar Gjergji Lipe është duke gdhendur në gur portretin e tj, frymëzim nga gazeta “Veterani”

Gjeneral Parllaku do të kujtohet me nderime të mëdha

Muharem Kamani*

Ndarjen nga jeta të Gjen-Lejt. Rrahman Parllakut “Hero i Popullit”, “Nder i Kombit”, e mësova me vomnesë nga media. Gjithsesi e kam peng mospjesëmarjen në ceremoninë e lamtumirës për ti bërë homazhe dhe nderimet e duhura.
Lajmi ogurzi tronditi zëmrat tona, dhimbjen e ndiemë deri në palcë. U këput e ra dhe një lis i madh me rrënjë të thella në truallin amtar, kocka e patriotizmit, figura shumë dimensionale e kombit shqiptar, me kontribute të mëdha atdhetare.
Vlerat e larta njerëzore, ndershmëria, korektësia, fisnikëria e lartësonin figurën e tij deri te lartësia e malit të Gjalicës. Mbi krye i qëndronte një kurorë fisnikërie me thinja të bardha si bora, dhe zemër të madhe si stralli i malit, figure me përmasa të mëdha popullore. E kam pare për here të parë para 50 vjetësh, kur isha nxënës në klasën e pare të shkollës ushtarake “Skënderbej” në parade e 25- vjetorit të clirimit të Atdheut 29 Nëntor 1969. Ai ishte komandant i parades ushtarake, zëri i tij burrëror më gjëmon edhe sot në vesh si trumpet dhe më frymëzon. Ai u nda nga jeta në një datë të shënuar të historisë së LANÇl prandaj lajmi ishte shokues ku ai do ishte pjesë e festës. Do kujtohet çdo vit me nderime të mëdha.
Familja e tij e madhe, shokët, miqtë, bashkëluftëtarët, bashkëpunëtorët, koleget dhe ne duhet të jemi krenar dhe tan mbajmë kokën lart.


Nderimi më i madh, organizata e veteranëve të bashkuar të LANCL të ruajë vazhdimësinë dhe gazeta e saj “Veterani” të pasqyrojë të vërtetat historike. Ndihma dhe kontributi ynë do të jenë të pakursyera. Ky është homazhi më i madh që mund ti bëhet atij burri, përmendore e heroizmit partizan që kontriboi për kombin e atdheun si rrallë kush.


Vuajtjet, sakrificat dh detyrat e vështira dhe të rëndësishme që ka kryer qysh nga koha e luftës dhe deri në frymën e fundit e lartësuan atë në nivelin e një burri shteti. Balta e mëmëdheut ju bëftë mjaltë! I paharuar kujtimi i tij i ndritur. Kurajo! Figura e tij ka frymëzuar skluptorin përmetar Gjergji Lipe. Ai është duke gdhendur në gur portretin e tj, frymëzim që e gjeti te portreti i tij te gazeta “Veterani”.


Lum kush lë kujtimin e mirë!
Ngushëllime dhe kurajo,


*Kolonel në.pension - Përmet,më 18.09.2019

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes