l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kalvari i qëndresës së martirit Mark Ukshin Dedaj është vlerësuar duke e lauruar me titullin
“Qytetar Nderi” (pas vdekjes):nga Këshilli i Komunës Iballë

PSE PO ARMATOSET DHE KUNDËR KUJT PO STËRVITET SERBIA?

Nga Bashkim Hisari

Me humanizëm dhe me politikë paqedashëse, duke kundërshtuar luftën dhe luftënxitësit dhe duke treguar respekt për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, pa dallim nga përkatësia etnike, populli shqiptar ka lënë gjurmë të shkëlqyer në historinë e civilizimit botëror. Shumë personalitete, qeveritarë dhe ushtarakë kanë bërë emër në shumë fusha.
Në Luftën e Dytë Botërore, populli shqiptar u rreshtua në krahun e Aleancës çlirimtare Anglo-Sovjeto-Amerikane. Partizanët shqiptarë sakrifikuan dhe flijuan jetën jo vetëm për çlirimin e Shqipërisë, Kosovës por edhe të shteteve fqinjë. Vazhduan luftimet me sukses kundër nazistëve gjermanë edhe në territorin e Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjes-Herzegovinës, të Sanxhakut dhe të Serbisë, duke dhënë kështu kontribut të jashtëzakonshëm për mbrojtjen dhe lirinë e popujëve fqinjë nga okupatori nazifashist. Sakrificat e popullit shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore kanë qenë shumë të mëdha, u vranë 28.000 persona nga Shqipëria dhe 6.200 nga Kosova. U plagosën afro 15.000.
Mirëpo, pas Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptarë u zhgënjya dhe u dëshpërua me politikën jugosllave, sidomos të serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës të cilët në vazhdimsi ishin nënshtruar përdredhjeve të shumta të dhunës dhe të kundërdhunës, dëbimeve e shpërnguljeve, ndërrimit të disahershëm të pronave, kolonizimit të trojeve të tyre, ndryshimeve të përsëritshme të statusit që radikalizoheshin gjithnjë e më shumë dhe që zgjatën deri te lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kur në mars të vitit 1999, Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë NATO, nisi fushatën ajrore dhe u vu në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë.
Shovinistët dhe ultranacionalistët serb, tani të veshur me kostume moderne amerikane dhe të parfumosur me aromën e parfumeve parisiane por, me mendje kundër SHBA, NATO-s e BE, deklarojnë se janë neutral, mirëpo në mënyrë shizofrene preferojnë vëllazërim me rusët dhe ndjekin me përpikëri politikat ruse, por nuk dëshirojnë të jetojnë në Rusi. Urretja e tyre ndaj shqiptarëve nuk ka të ndalur. Klithmat dhe kërcnimet e tyre: “Do ta çlirojmë Kosovën”, “Nuk dorzohemi”, “Kosova është Serbi”, “Liri ose vdekje”… dëgjohen gjithandej. Nuk ngurojnë të etiketojnë si fashista edhe liderët politik të Kosovës.


Ditë më pare i ashtuquajturi drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë e Metohi, Marko Gjuriç, deklaroi: “Synimi i qartë i Kurtit është, të maksimalizoi ekstremizmin dhe militarizimin shqiptar me përcjelljen e mesazheve fashiste, për të imponuar me kërcënimin e forcës projektin e tij për Shqipërin e madhe”. Përvoja ka treguar se zhurmës së tyre nuk duhet dhënë përgjigje, ndonjë qëndrim për zgjidhje apo diç të ngjashme. Jo, sepse përceptimet e tilla janë larë e shpërlarë mjaftueshëm me ujëra të ndotura mitologjike dhe me përrallat e tyre epike. Megjithëatë, brengos fakti se strategjia aktuale kombëtare e Serbisë po vazhdon të promovoj konceptin e njerzëve të armatosur, fuqizoj kapacitetet ushtarake, të investoj në blerjen e sistemeve më të sofistikuar të paisjeve luftarake, me Rusinë po realizojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe po e keqëpërdor armatën për qëllime politike. Sivjet, ushtria serbe është paisur me drone, bomba dhe raketa kineze që mund t’i godasin me rreze objektet tokësore në distancë deri 380 km. Kanë blerë helikopterë Mi-35, 60 transportues të blinduar BRDM dhe 30 tanke T-72. Me këto paisje, Serbia u bë shteti i parë në Europë i paisur me drone kineze dhe sisteme e mjete luftarake ruse. Muajin e kaluar, Serbia realizoi stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, “Mburoja sllovene 2019“, ku për herë të parë jashtë Rusisë u paraqit një batalion me sistemin raketor rus S-400 dhe Pantsir-S. Serbia vazhdon shitjen e armëve të prodhuara në “Zastava Oruzje” grupeve ekstremiste dhe teroriste. Këtë e shfrytëzon për intensifikimin e fushatës për t‘i bindur shtetet të tërheqin njohjen e tyre për pavarësin e Kosovës dhe të votojnë kundër antarsimit të saj në organizata ndërkombëtare siç është Interpoli, UNESCO etj.


Nuk ka fare dilemë se Srbia po përpiqet të krijoj disekuilibër të ri të rrezikshëm forcash në rajon. Këto veprime po i bënë për konsumin e brendshëm politik, për të relaksuar pozicionin e saj të lëkundër, siguruar influencë në rajon, për të krijuar raporte speciale me Rusinë dhe defaktorizuar e izoluar Kosovën. Duke vazhduar këtë politikë, dhe duke kundërshtuar shtetësinë e Kosovë, ajo po acaron marrëdhëniet tashmë të trazuara ndërshtetrore dhe ndëretnike në rajon. Veprime të tilla nuk janë më çështje të brendshme vetëm të Serbisë.


Ato nuk mund të anashkalohet dhe të vendosen jashtë vemendjes të Kosovës dhe Shqipërisë sepse paraqesin rrezikun real për siguri në Ballkan. Armatosja e Serbisë shqetësonë shqiptarët, ajo mund ta ndezi “fuqin e barotit” në Ballkan. Paisjet e reja luftarake mund të dislokohen në bazat e ushtrisë serbe në Nish, më pak se 100 km larg kufirit me Kosovën edhe më afër në bazën e Bujanocit në Luginën e Preshevës. Armatosja e Serbisë nga aleatët e saj Rusia dhe Kina, mund të inkurajoj këtë shtet drejt një lufte tjetër kundër Kosovës ose Bosnjës apo Kroacisë me të cilin kohëve të fundit raportet janë të tendosura. Në anën tjetër Rusia po shfrytëzon Serbin si poligon për manipulim, përhapjeje të dezinformatave dhe për propaganda. Poltika ruse ndaj Sebisë është ideologjike, feja e përbashkët ortodokse dhe lidhjet tradicionale historeke po shfrytëzohen për të mbajtur çështjen e Kosovës të ngrirë dhe për të zhvaritur integrimin e Serbisë në NATO dhe antarsimin në BE.
Këto çështje, për Shqiptarët janë tepër serioze. Formimi i institucioneve të reja të Kosovës nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, duhet të përfundoj sa më parë. Sfida e parë që e pret qeverinë e re është dialogu me Serbinë që me ngulm po kërkohet nga faktori ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë nga SHBA-ja. Ndaj, Kosova duhet të përçëndrohet të forcojë pozicionin e saj negociues, të bashkëpunoj për anëtarisim në NATO dhe BE dhe për stabilizimin e rajonit. Për sovranitetin, integritetin teritorijal nuk ka vend për diskutim. Çdo individ në Serbi, duhet të ketë të çartë se pavarësia e Kosovës është fakt dhe çështje e padiskutueshëm. Sa më parë që do ta kuptojnë dhe pranojnë këtë realitet, do të jetë më mirë dhe më me favor për vendin e tyre dhe për marrëdhëniet më të mira në rajon. Kosova nuk mund të ndërtoj miqësi me Sërbin nëse nuk heq dorë nga politike antishqiptare, nuk e njeh pavarësin e Kosovës dhe nuk kërkon falje për krimet gjenocide që ka bërë.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes