l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kalvari i qëndresës së martirit Mark Ukshin Dedaj është vlerësuar duke e lauruar me titullin
“Qytetar Nderi” (pas vdekjes):nga Këshilli i Komunës Iballë

KALVARI I NJË MARTIRI

Ing. Kol Dedaj
-Studiues-

Në vijim do të gjendet ajo çfarë ndodhi me rrugëtimin jetësor të Martirit, Mark Ukshin Deda i datëlindjes 16 Mars 1923, nga lagjia Belshinë e Berishës legjendare të Pukës. Gjurmët e fisit Berishë na kthejnë prapa, para periudhës Romake (Carleton S. Coon, “The Mountains of Giants,,Cambridge, Massachusetts,USA, 1950, f.45);

Berisha është fisi më i vjetër shqiptar që dëshmon lidhjen dhe kontinuitetin iliro-arbëroro-shqiptar qysh nga Antika deri më sot, rrënja e këtij emri është “ber”, “bar”, e cila rrjedh nga metateza e etnonimit “arb” arban - fisi alban, shek. II (Adem Breznica, gazeta “Bota sot”, 15 dhjetor 2019). Berishasit janë ndër më të vjetrit banorë në trojet etnike shqiptare ( Ismet Ballaj, “Gazeta Metropol,, Tiranë 21.06.2010); Njerëzit e këtij fisi janë të famshëm për: trimëri, besnikëri, bujari, fisnikëri, mikpritje e punë të tjera të mira (Domeniko Pasi, “Njeriu në përgatitje dhe në Dioçezën e Shtatë Bajrakëve”. Instituti për Evropën Lindore, Romë 1933, Vëllimi-I, f.296). Besnikëria, kurajo, mikëpritja është e shkruar në librin e shpirtit të këtyre malësorëve ...(Edith Durham , Shqipëria e Epërme një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908, f. 8, f.197). Berishasit për të mbrojtur mbijetesën e origjinës iliro-arbërore, u tërhoqën në malet e Pukës, në këndin më verilindor ku lartësohej Alshiqja dhe Qllumi me mbi 1400m, poshtë lagur prej lumit Drin, që u vinte hark, duke i bërë më kështjella natyrore se ishin, pothuasje të paarritshme (Xhemal Meçi, “Koha Jonë”, Tiranë 04. 06. 2016, f. 14).
Marku, si një prej djelmoshave të rinisë shqiptare të viteve 194- “45 për të cilat ëndrra e parë ishte, ajo e një Shqipërie të lirë dhe e renditur në rradhët e kombeve të civilizuara europiane. Si pinjoll i një kulle me kontribut e tradita të hershhme kombëtare me të parin e saj Mark Deda, i pari Dëshmor i Atdheut, në viset e Pukës (vit 1910). Mark Ukshini i brumosur me vlerat më të mira atdhtare do të rradhitej në radhët forcave progresite për çlirimin e vendit. Në vitet e para pas çlirimit ai do të jepte kontributin e tij intensiv për zhvillimin e vendit i cili rënkonte nga plagët e luftës ku krahas punës së përditshme ai kishte edhe një përfshirje të vrullshme në jetën shoqërore dhe artistike e kulturore aq sa në vitin 1952 krijon një ndër grupet e para artistike të instrumentalistëve popullore të përbërë nga Gjergj Zefi i Bugjonit me të bijtë, vëllezërit Keçani, Lenë Belja e Poravit, Tomë Nikolla i Iballës si dhe Mark Gjoka, Zef Prendi, Mark Ukshini i Berishës, etj., të cilët përbëjnë një ndër bërthamat e para të orkestrave të Pukës me vegla muzikore popullore të tilla si: çiftelia, sharkia, lahuta, zumbare, bilbil, etj., të cilët përformonin në aktivitete të ndryshme të lokalitetit si dhe në dasma, konake, etj., grup i cili u bë frymëzim që poeti Ndrec Mustafa në vitet “70 të shekullit të kaluar të krijonte disa nga ansamblet e para artistike në rreth, si atë të Bugjonit dhe të Iballës dhe në vijim atë të klasës punëtore në qytetin e Fushë-Arrëzit. Këto ansamble do të shërbenin si pararendëse që në vitin 1972 të krijohet orkestra e ansamblit artistik Puka nga “Artisti i Populli” Ndue Shyti “Nderi i Kombit”. Por pas ëndrrës së atedheut të lirë, vinte ajo e një familje të lirë e të lumtur dhe ai fejohet në Iballë në derën e njohur të “Mirakajve” me Vitoren, vajzën e Zef Mirakës i cili u arratis familjarisht jashtë vendit gjë e cila përbënte një ngjarje të ndëshkueshme për sistemin qeveritar të kohës. Në këto kushte djaloshi fisnik Mark Ukshini i ndodhur mes tre dilemave e kodeve, respektivisht: mes kodit të ndjenjës njerëzore të dashurisë, kodit të malësorit dhe kodit qeveritar të kohës, ai zgjodhi dy të parat, kaloj kufirin në mënyre ilegale, shkoj në ish-Jugosllavi dhe së bashku me të fejuaren Vitoren u kthen në Shqipëri, ndonëse ishin të vetëdijshëm për kalvarin që do ti priste megjithëse kishin mundësi të shkonin në çdo vend të Europës, ata vunë “atdheum mbi të gjitha” duke bërë një sakrificë sublime atdhetare dhe unikale në llojin e vet në viset shqiptare. Poeti i mirënjohur Pukjan Ndrec Mustafa ja si e përshkruan këtë ngjarje në vargje në librin e tij poetik “Veç me kang mallin e shuaj”, f.44 :
“... Në atdhe kthehet me nuse
Këtu e pret llava e kuqe
Nuk e lanë me rrit fëmijë
Dora e zezë i vret lirinë…”
Me kthimin në atdhe Marku dhe Vitorja tashmë krijuan një familje të re dhe sollën në jetë 6(gjashtë) fëmijë, tre djem: Pjetrën, Prelën, Arbenin dhe tre vajza: Marijen, Katrinën dhe Martën. Por tashme kjo familje ishte vënë prej kohësh në shenjestër të regjimit dhe në vitin 1969 Marku dënohet për “agjitacion dhe propagandë” dhe dërgohet për vuajtjen e dënimit në burgun politik famëkeq të Spaçit. Por pasojat e këtij dënimi i vuajtën i gjithë trungu familjar i Ukshin Pjetër Dedës, duke rënduar së tepërmi mbi të bijtë: Gjoni, Hamza, Deda, Leka, Ndou, Nika, dhe vete Marku të cilët qënduan me forcë e dinjitet. Me lirimin e tij nga burgu në vitet “80 të shekullit të kaluar ai u kthye në Berishë ky vazhdoj të ishte modeli i punëtorit dhe qytetarit deria sa mbylli sytë me 22 gusht 1985 me brengën e shijimit të lirisë e cila erdhi në vitet 1990. Por, me zhvillimet e vrullshme demokratike dhe ndryshimin e sistemit në Shqipëri në vitet “90 si për mbarë shiptarët edhe për këtë familje me tradita shekullore atdhetare e liridashëse do të lindte shpresa dhe në mënyrë shembullore, fëmijtë e këtij martiri do të shpërthenin dhe shkëlqenin si “dielli pas stuhisë” dhe do të shkolloheshin dhe përparonin në nivelet më të larta shoqërore brenda dhe jashtë vendit, me maturi e përmbajtje të kthjellët si ujë i kristaltë i bjeshkëve të Berishës legjendare të Pukës. Në një intervistë me Vitore Zef Dedaj me datë 29 korrik 2018 tashmë në moshën 82 vjeçare, në dasmën e nipit të saj Marko, ajo, teksa me shpjegonte me dhimbje vuajtjet e bashkëshortit Marku dhe të familjes së saj, të para viteve “90, me maturinë e fisnikërinë që e karakterizon “nuk fajësonote, por vetëm falte”, vyrtyt ky i gdhendur thellë në shpirtin e “burrneshave të malësisë”, në shekuj e mijëvjeçarë.


Vitet kalojnë dhe ja, Prela nga oficer policie bëhet Shef i komisariatië të Pukës në vitet 1994-”97 dhe me tej transferohet si oficer i Gardës se Republikës në Tiranë. Ndërkohë që nga viti 2001-”05 zgjidhet Kryatar i Partisë Demokratike, dega Pukë, i propozuar direkt nga anëtarësia dhe jo nga strukturat burokratie partiake, një rast i padëgjuar në vitet e pluraizmit politik në Shqipëri dhe një shprehje e vlerave më të mira demokratike perëndimore. Ndërsa nga viti 2005 e në vazhdim ai zhvendoset familjarisht në New York të Shteteve të Bashkuara Amerikës (SHBA) ku bashkë me bashkëshorten Ermelindën ka ngritur biznesin e tij privat dhe adminintron mbi 30 (tridhjetë) të punësuar nga vende të ndryshme të botës. Por, arritjet tejet madhore vijnë nga brezat e rinj të kësaj familje teksa mbesa e Markut, vajza e Katrinës: Elona Balaj ka mbaruar universitetin e Harvardit në Neurollogji dhe është e punësuar si pedagoge në këtë universitet. Martja është e punësuar në administratën publike në Venecia të Italisë ndërsa vajza e saj: Beltina Gjeloshi është e shkolluar në universitetin e Bostonit dhe e punësuar në departamentin e jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Vajza e Prelës, Klaudia është e punësuar në strukturat e administratës publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndërsa djali Marko është i integruar në biznesin e të atit po atje. Pjetra, djali i madh i Markut, me familjen e tij punojnë dhe jetojnë në New Jersey të Shteteve të Bashkauara të Amerikës (SHBA), kurse djali i vogël i Markut: Arbeni, me familjen punon dhe jeton në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)


Kalvari i qëndresës së martirit Mark Ukshin Dedaj është vlerësuar në vitin 2012 nga Këshilli i Komunës Iballë duke e lauruar me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes).




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes