l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Historia

Portret i njeriut të vlerave njerëzore

Nga: Liliana Muça

Po marr përsipër të hedh në letër, për të prezantuar një portret njerëzor, portretin e një njeriu të shtrnjtë, nga ku vjen edhe rrjedha e jetës sime. E ky është babai im, i cili erdhi në jetë me fatin dhe ëndrrat e tij, ëndrra të cilat marrin krahë të cilat të bëjnë të ndihesh mirë me botën, por edhe ëndrra të cilat përplasen fort si dallgët shkëmbinjëve për tu thyer keqas. E në të tilla raste, njeriut mund t’i lindin dilema nga më të ndryshmet, por kush ka vullnet dhe besim, kush është largpamës, ecën përpara si sfindant.
E them me bindje se i tillë është babai im, i cili në lojën e jetës 90 vjeçare kreu misionin e vlerave njerëzore me përkushtim deri në fundin e jetës së tij.
Sot e kësaj dite mua më vjen mirë kur jam ndeshur me njerëz të cilëve babai im u ka shërbyer dhe u ka shpëtuar edhe jetën. Janë fjalë të sinqerta mirënjohjeje që dalin nga gojët e tyre “Ah çfarë babai ke patur. Sefer Muça na është gjendur ditën edhe natën kur kemi patur hall”
Prandaj pra, vendosa të shkruaj sepse babai im i meriton këto fjalë zemre, i cili na bën të ndihemi krenarë të gjithë ne fëmijët e tij.

Vendlindja aty ku merr udhë jeta

Koha ecën duke regjistruar vite dekada dhe shekuj, sigurisht duke lënë gjurmët e saj në histori, të cilat transmetohen brez pas brezi. Sefer Muça ka lindur në 10 tetor 1922 në fshatin Neshtë, një fshat i largët i rrethit të Librazhdit më së shumti me terren malor, por edhe me livadhe e ara që në atë kohë i kanë favorizuar banorët për të siguruar bukën e gojës në kohë të vështira. Për cilindo që vjen në jetë kur arrin moshën e përgjegjshmërisë do që të dijë se ku i ka rrënjët fisi i tij, kush janë të parët e tyre, ku jetuan, punuan apo luftuan. Kjo më ka ndodhur edhe mua, prandaj qysh fëmijë kam mësuar nga babai copëza historish për pjestarët e fisit, të cilat mendova t’i hedh në letër për t’mos u harruar ndër brezat që do të vijnë. Për fisin e Muçajve, nga dëshmitarë okularë mendohet të ketë qënë më i hershmi në fshatin Neshtë. Nga deponime të ndryshme, të njerëzve të moshuar, të cilët pasojnë pohimet e brezave të mëparshëm del se fisi ynë ka qenë një fis i madh, me tradita atdhetare e patriotike, punëtorë edhe bujar, të cilët siç thonë “... derë e hapur për fukarajn” sipas dëshmisë së babait tim Sefer Tafil Muça ka dëgjuar nga njerëz të moshuar të fisit, se gjyshi i tij Seferi ishte hoxha i fshatit, një njeri i ndershëm dhe i drejtë që ndihmonte njerëzit e varfër. Po çfarë i sprovoi jeta babait tim? E ema, Fija,e cila u nda shumë shpejt nga jeta e la vetëm 8 muajsh, kurse i ati, Tafili e la në moshën 4 vjeçare. Për Seferin nisi kalvari i një jetë të vështirë. Fillimisht u muar në përkujdesje nga dy hallat e tij Qamilja dhe Hamidja. Në moshën 8 vejçare xhaxhi i tij Abaz Muça filloi ti mësonte shkrim e këndim, ndërkohë që pajtoi si bari-hyzmeqar tek familja e Hysni Hoxhës., edhe pse familja e Muçajve, me zë në Neshtë me gjendje ekonomike jo të keqe, shpesh qëllonte të ndodhej në vështirësi në vartësi të motit apo krizës ekonomike (koha e zisë në të gjtihë vendin.

Në Tiranë drejt një jetë tjetër

Mexhit Muça të cilin Seferi e kishte vëlla për baba dhe që ishte 11 vjet më i madh në atë kohë punonte ustallëk në Tiranë. Ai e ndan mendjen ta tërhiqte të vëllan më pranë vetes për ta patur më në kujdesje. Në Tiranë Seferi u befasua nga shumë gjëra që nuk i dinte dhe as i kishte parë ndonjë herë. Pa makinat e kohës që shkonin e vinin nëpër rrugë, disa lloje karrocash që u thoshnin emrin “pajton”, nga ku hipnin zonja me burrat e tyre prej krahu. Mexhiti u interesuar për të vëllanë dhe i gjeti një punë të përshtatshme për moshën. U pajtua hyzmeqar tek familja e Can Huqit, një familje em taban të hershëm tiranas. Cani e kishte urdhëruar të shoqen dhe dy vajzat e tij të kujdeseshin dhe të silleshin mrië me Seferin. Djali i tij i vetëm Suljemani shkonte në shkollë. Kjo e bëntë Seferin t’i vinte keq për veten, për pamundësinë e shkollimit. Por Sula me zemërgjërësinë e tij ia kishte ofruar librat të cilat i lexonte kur gjente kohë të lirë. Ky vetmësim dhe komunikim me Sulën ia zgjeruan goxha njohuritë. Me familjen e Huqve u bë si i shtëpisë, saqë hanin bashkë në një sofër. Ishte koha kur në Shqipëri kishte hyrë Italia, e cila për strategjinë e saj filloi të bëntë ndërtime të shumta në Tiranë. Seferi 18 vjeçar, ishte rritur e kishte lëshuar shtat. I vëllai u shkeput nga familja e Can Huqit dhe e fut në punë në një ndërmarje ndërtimi për një pagë më të mirë. Në ndërtimin e pallatit të Brigatave, Seferi punoi si furnizues i ustallarëve me ujë e materiale ndërtimi. Po kështu punoi edhe tek Fusha e Aviacionit në Laprakë ku ndërtoheshin kazerma të mëdha për avionët . Aty mësoi shumë mirë italishten nga një inxhinier italian sikundër ai mësoi shqipen nga Seferi.

Aktiv në Luftën NAÇL dhe në vazhdim

Shtëpia e Muçajve në Neshtë ishte baza kryesore e Lëvizjes Nacionale Çlirimtare. Ndërkohë seferi merr pjesë fillimisht si korrier i Batalionit të Baba Faja Martaneshit. Në shtëpinë e tyre hynin e dilnin militantë me emër si; Baba Faja, Sami Basholli, Thoma Deliana, Kadri Hoxha, etj. Detyrën e korrierit e ka kryer me shkathtësi dhe siguri. Dihet se Martaneshi në kohën e luftës ishte pikë e rëndësishme strategjike. Seferi shumë herë ka kaluar nëpër zona të rrezikshme duke synuar shtigje të pashkeluara që përbënin rrezik fizik ashtu sikundër me breshëri plumbash, por ia ka dalë mbanë me guxim. Letrat porosi që merrte nga Baba Faja i ka dërguar në Fushë gurë,Orenjë,Kostenjë,Shënmil dhe në Labinot ku ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë gjatë Luftës. “ Dy herë një rrugë nuk e kam bërë” tregonte babai. Shpeshherë kryente porosi të dyfishtë edhe si korrier por edhe si transportues ushqimesh për partizanët. Më pas Seferi u inkuadrrua si luftëtar aktiv në Brigadëne 16-s, e në vazhdim pas çlirimit në ndjekje të bandave. Kur nëj herë brigada po kalonte në Kulmak të Tomorricës, Seferi u shtrua në spitalin partizan të Beratit, për dy javë, pas një të ftohure të rëndë. Ishte viti 1945. Brigada e 16-të po lëvizte nga Tomorrica në drejtim të Përmetit, ku prej aty Seferit iu dha mundësia të kryente një kurs 6-mujor për infermier. Me urdhër të Komndës së Brigadës kalon në spitalin e Korçës për t’u praktikuar me afat tremujor. Pas aftësimit dhe çertifikimit profesional dërgohet në Tiranë, si infermier në Ofiçën Qëndrore. Me 17 dhjetor 1947 pas ç’mobilizimit ushtarak emërohet si kuadër i Komitetit Ekzekutiv në sektorin e Shëndetësisë Tiranë.
Punoi si personel në klinikën e Dermatologjisë me Dr.Kërçikun e DR Bashën, mjek të nderuar të kohës. “Të punoje me ata- kujtonte Seferi, - ia kaloje edhe shkollës”. Ishin vitet e para të çlirimit ku ishin të përhapura në masë sëmundjet ngjitëse. Dërgohet me emergjencë të punojë në Shëngjergj, Malësi e Tiranës, rreth viteve 1947-49.
Në vitin 1949 dërgohet të punojë si infermier në Ndroq, ku vendoset edhe familjarisht aty. Komuniteti përbëhej nga 22-fshatra, të cilët i mbulonte vetëm një infermier, që bënte pothuaj edhe punë e mjekut.
Me punën e tij të palodhur, duke mos njohur orar, ditën apo natën, Seferi u integrua shumë shpejt duke fituar respektin dhe mirënjohjen e popullit. Në vitet e para të Çlirimit, kur prapambetja ishte e gjithëanëshme, mungonin kuadrot mjekë të cilët numëroheshin me gishta. Në ato vite u hapën shumë kurse kualifikimi për infermierët, shumë prej të cilëve. Seferi i ndoqi duke marrë dëshmi përkatëse nga mjekët e njohur Flamur Nishani dhe Qazim Ymeri.Emergjente ishte parandalimi i sëmundjeve ngjitëse në komunitet si;zgjebja,dizanteria,malaria etj,të cilat Seferi i kontrrollonte me analiza dhe ekzaminime në të 22 fshatrat.
Mbante lidhje të rregullt me Dispancerinë Antiveneriane në Tiranë në shërbim të pacientëve me sëmuindjen e sifilizit,që në atë kohë mbahej sekret shtetëror. Por me një krenari të veçantë prej të cilëve prej të cilave ka marrë mirënjohje të thellë , .babai na ka treguar për disa raste urgjente të njerëzve në nevojë për t’u shpëtuar jetën. I tillë ka qenë rasti i vajzës Shefike Bulku, me një çarje të kafkës së kokës e cila niset urgjent në spital, duke e shoqëruar edhe vetë për merakun e tij. Falë ndërhyrjes kirurgjikale të mjekëve, vajza arrin të mbijetojë. Ismail Kërtalli, po ashtu niset urgjent në spital, i cili kishte pësuar aksident në këmbë nga autokombajna. Rrugës për në Tiranë, Seferi gris këmishën e vet, për t’i ndaluar hemorragjinë. Tahir Docin nga fshati Sauqet e nis urgjent për në spital duke e shpëtuar nga apendesititi akut. Met Materës, të cilit vajza i ishte goditur nga rrufeja, i gjendet në mes të natës në fshatin e largët Materë, duke i dhënë ndihmën e duhur në shpëtimin e saj.
Koha sprovoi edhe të tatëpjetën

Seferi, kuadri i parë si infermier, kuadër që punoi më shumë se çdo kuadër tjetër, që erdhën më pas në zonë, orar pa orar, ditën-natën duke iu gjendur të sëmurëve në nevojë, pushohet nga puna. Po cili ishte shkaku? E thërret sek.org. së Partisë Haxhi Çelmeta, ku në prani të Këshillit të Lokalitetit, i komunikon shkarkimin si Anëtar i Frontin Demokratik, nga anëtar i Këshillit të Lokaliteti nga Kryetar i Bashkimeve Profesionale të nënëpunësve në Ndroq. Seferi kërkon arsyet e shkarkimit nga detyrat, por përgjigja e H. Çelmetës ishte se ashtu i ka menduar Partia (!!).
Sigurisht që ishtë një absurd përgjigja e H.Ç., Pas një jave ai e thërret përsëri dhe i komunikon pushim nga puna. Këtë herë ishte dhënë arsyeja e pushimit, sepse Seferi si nënpunës shetti mbante bagëti të imëta mbi numrin e caktuar të krerëve. Megjithsëse krerët e tepërt u argumentuan se ishin të vëllait të tij Mexhitit, i ndarë me gjendje civile, ata nuk e morën parasysh, por i dhanë vendimin e pushimit nga puna me 16.03.1967. masa ishe ekstreme, pa asnjë paralajmërim si fillim. Seferi u ndesh me absurdin se; “E ka në dorë baza”. Me përgjegjësinë e kryefamiljarit pas asnjë rekomandim, fillon vetë të punojë në kooperativën bujqësore se vetëm aty të pranonte me kënaqësi partia. Pas nëj viti e gjysëm në bujqësi, më në fund zgjidhja po merrte për të mirë., duke mënjanuar veprimet burokratike apo të qëllimshme. Seferi merr takim me Sami Bahollin, eksponent i rëndësishëm, i LANÇ, me të cilin ishin takuar në shtëpinë e tyre në Neshtë. Ai e drejton tek deputeti i zonës Babë Myslymi, duke i thënë autoriteteve të pushtetit vendor; se “Sefer Muça nuk është kriminel, shtëpia e tyre në Neshtë ka qenë bazë e rëndësishme e Luftës Çlimtare, dhe Seferin e keni kuadër shëndetësie shumë të mirë Ça boni kështu or babë..?” Seferi rifillon punë si infermier në fshatin Kërçukje. Por kalvari i familjes Muça nuk mbaroi me kaq, një vazjë e Seferit u martua me dëshirën e saj me një djalë të një familjeje të “deklasuar”. Rrokullima e të tatëpjetës u bë akoma më e dhimbshme. Fëmijët u penalizuan nga e drejta universitare, përveç meje që isha në vit të fundit në Fakultetin e Letërsisë. Gjithësesi, edhe mua më ndoqi persekutimi klasor, duke më emëruar si mësuese në fshatrat më të largët të zonës. E përse të gjitha këto?! Sepse Lumturia, e gjeti lumturinë në një familje të ndershme që punonte dhe shikonte punën e saj, tek një djalë të pasionuar pas sportit të mundjes, i cili kishe fituar trofé, si kampion i klubit sportiv “17 Nëntori”.


Penalizimi i tij si i gjithë shqiptarëve me “kleçkë në biografi” ishte mos dalja jashtë shtetit!! Pas shumë viteve punë siinfermier nga njëri vend në tjetrin, Sefer Muça, njeri i nderuar dhe i respektuar nga populli, të cilit i shërbeu me devotshmëri del në pension në vitin 1977. I vlerësuar nga Z.v Ministrja e Shëndetësisë (1959) Vera Pojani, nga mjekët shumë profesionalë të kohës Dr. Kërçiku, Dr. Basha, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Sefer Muça e mbyll karrierën në fushën e mjeksisë me sukses për kolegët, si shembulli i nënpunësit pararojë, kursë për ne familjarët modeli i njeriut human, i cili me mund e punë, djersë e sakrifica ka kontribuar në jetën e tij për nëj familje të qëndrueshme, me vlerat e punës, të besës dhe të bujarisë, të dashamirësisë, e të tolerancës, vlera këto, që na bëjnë të jemi krenarë.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes