l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

CIKËL ME POEZI nga ÇOBO SKENDERI

K O M B I

TE SHKRUASH...

Të shkruash për shqipet arbërore
është: Nder, mirësi dhe krenari;
është virtytshmëri qiellore...
është mirënjohje dhe fisnikëri,
Se ata bij e bija bëjnë sakrifica sublime
Që Mëmëdheu të ketë shëndet e blerime....

KOMBI....

Kombi për cilindo njeri,
është parajsa e vërtetë,
Prandaj i falet çdo dashuri,
Q’Ai të blerojë për tërë jetë....

PRINDERIT

Prindërit janë shpirti dhe jeta jote,
Dy engjëj të veçantë të kësaj bote,
Kërkesat plotësojua me përkushtim,
Pa as dhe më të voglin ngurim.
Veç kështu përfiton dinjitet dhe nder,
Ditë e natë, në dimër dhe pranverë.

ËSHTË FAKT

Jeta nga prindërit mu dhurua,
Por ma ndërprenë me thika e kosë...
Po bashkëshortia, që në atë çast,
Më fali nga vitet e saj që sot birbilos.
Kjo është e vërtetë, s’është shpiftari,
Jeta nuk mbaroka kur në të ka dashuri.

ENIGME

Iku me shërbim në krye të detyrës,
Po çuditërisht ai nuk u kthye më,
Dhe se u shkërmoq si xhami pasqyrës,
Deri më sot nuk u dëgjua as dhe një zë...
La pas gjashtë fëmijë të vegjël jetimë,
Të cilët mposhtën: rrufe, stuhi e vetëtimë!!!

PERJETESISHT...

E bukura me ngazëllim,
Kërkohet nga çdo njeri,
Sepse ajo të sjell gëzim,
hare, forcë e kënaqësi...

E bukura kurrë nuk vyshket,
Ndaj në çast të fal lumturi,
Është një dhuratë që s’ndryshket,
Prandaj zotëruesi e mban në gji...

O JETË

Jetë, o e shtrenjta jetë,
Me të poshtë e të përpjetë,
Pse s’lejon të mirin njeri,
Të shijojë çdo bukuri:
Dy-tre shekuj a më shumë,
Pastaj nis të flejë gumë!!!! . .

KËNGË I THURIN DHE LAVDI

Tepelana me bedena,
Me djem e vajza levenda,
Në çdo kohë e në çdo mot,
Mëmëdheut dalin Zot.

Për ta Vjosa e Trebezhina,
Thurin këngë me vetëtima.
Ti dëgjojë bota mbarë,
Se janë yje legjendarë.

Kanë shpirt e gjak Aliu,
Që Sulltan nga harta fshiu
Dhe krijoj të vetin shtet,
Me Janinën kryeqytet.

Tepelena tërë jetën,
Me gjak mbrojti të vërtetën,
Në çdo cep të Shqipërisë,
Ish në ballë të lirisë.

Prandaj malet dhe lumenjtë,
Si të vegjlit dhe t’mëdhenjtë,
Ditë e natë dhe në stuhi,
Këngë i thurin dhe lavdi.

MË PYETI DHE IU PËRGJIGJA:

Për mua pilot, do të thotë:
Kryetrim e mjaft guximtar,
Sepse mposht çdo shqotë,
Dhe rrufetë flakë e zjarr...

Se fluturon natë e ditë,
Në borë, suferinë dhe në shi,
Se prej asgjëje nuk ka frikë,
Se për qiellin ka mjaftë dashuri !!!

S’TREMBET

Çdo dhimbje, rrudha, thinja i ka nga unë,
Po s’ankohet, s’fyen, kjo shpirtfurtunë.
Më thoni vëllezër, është e Zhuletës dashuri?
Apo besa e shqipes tonë, që mposht çdo stuhi ?!!

Ç’ISHTE KJO GJËMË?!!
Bijtë e shqipes në fillim të viteve pesëdhjetë,
U ngjitën shumë lart, në të qiellit stratosferë,
Duke mposhtur: ngrica, borën, shiun dhe rrufetë,
Pra, në çdo kohë: vjeshtë, dimër, verë e pranverë.

I dolën për Zot qiellit arbëror,
Për ta patur të pastër në çdo orë,
Ku të ndriste, por si harku ylberor,
Çdo cep i vatrës së Naimit meteor.

Po çuditërisht, në fund të shekullit njëzetë,
Sikur të na kishte goditur më i tmerrshmi tërmet,
U zhduk aviacioni, si të ishte çerdhe xhelaterie,
Kur në fakt qe: kurorë dashurie, guximi e atdhetarie.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes