l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Mbi 550 tërmete kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit pas tërmetit të fortë të mëngjesit të së martës së 26 Nëntorit 2019 me magnitudë mbi 6.4 ballë.

“Nuk vret tërmeti por ndërtimet”- Sizmologu: Pas tërmetit më të fortë në 40 vite, janë regjistruar mbi 550 lëkundje

Sizmologu Edmond Dushi në një intervistë për “Panorama.al”, thekson se lëkundjet do të vazhdojnë, por qetëson qytetarët e Tiranës se nuk do të kenë pasoja. Sipas tij, kjo situatë mund të zgjasë edhe disa javë, duke marrë parasysh eksperiencat e mëparshme. Sizmologu Edmond Dushi thekson: “Situata vazhdon të jetë e ngarkuar në aspektin sizmik. Deri më tani janë regjistruar rreth 550 pas goditje. Vazhdojnë të bien. Ka ndodhur edhe një pasgoditje e fortë pasditen e sotme (27 nentor) me magnitudë 5.3 të shkallës rihter.Kjo është krejt normale. Për sa kohë trendi i goditjeve vazhdon të jetë gjithnjë e më i ulët në raport me goditjen kryesore, është tregues i qartë i relaksimit në zonën tërmetore. Për mendimin nuk është për të bërë shqetësim në qytetin e Tiranës e cila është rreth 30 km në vijë ajrore.


Nuk është hera e parë që Shqipëria goditet nga tërmetet, por është hera e parë që në këto 40 vitet e fundit, që është goditje kaq e fortë. Në çdo rast pas një goditje të fortë do të përvijohet me një numër të madh pas goditjesh. Ky është një fenomen natyror që karakterizohet në këtë mënyrë. Jo pa qëllim ne themi që nuk është shqetësuese përderisa magnituda është me trend zbritës, efekti është shumë herë më i vogël. Zona siç është Tirana nuk përbëjnë shqetësim momental, kjo përbën shqetësim në zonat e dëmtuara. Për më tepër, duhet që njerëzit atje ku ka dëmtime të konsultohen me ekspertë në terren për këtë qëllim që të jenë më të kujdesshme. I kthehemi shprehjes, nuk vret tërmeti por vrasin ndërtimet.



Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes