l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Shqipëria paçka se është goditur nga tërmeti me shumë viktima, 28 Nëntorin e ka një ditë të veçantë

Mes gërmadhave gjendet flamuri shqiptar, ja gjesti i rrallë i një zjarrfikësi

Një zjarrfikës shqiptar, në orët e para të mëngjesit të 28 Nëntorit 2019, i ndodhur me shërbim të Thumanë ka bërë gjestin më të rrallë. Ai ka nxjerrë nga rrënojat një flamur kombëtar, mesa duket e ndonjë familjeje që i është bashkuar nismës ‘Flamur në çdo ballkon për festat e nëntorit”.
Shqipëria paçka se është goditur nga tërmeti me shumë viktima, 28 Nëntorin e ka një ditë të veçantë. Dita e Flamurit, pavarësisht se këtë vit nuk ishte një ditë feste, zjarrfikësi shqiptar e ka përkujtuar me mënyrën e tij, aty mes rrënojave teksa ishte në operacion-kërkim shpëtimi.
Gjestin e tij, e kanmë përshëndetur mijëra shqiptarë. Pjo për faktin se flamuri, që u gjet mesnatën e 28 Nëntorit, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej. Ishte ky flamur, i nxjerë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.
Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes