l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë 30 ditore

Ditë tragjike për Shqipërinë, solidaritet i paparë

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter që goditi Shqipërinë, kryesisht Durrësin. Thumanën dhe Tiranën më 26 Nëntor 2019, ora 03.54 ka krijuar tragjedi të njëpasnjëshme për shqiptarët gjatë asaj dite dhe në ditën në vijim. Në këtë situatë tragjike, qeveria shqiptare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme vetëm një ditë pas tërmetit shkatërrues që ka marrë mbi 40 jetë njerëzisht, ndërkohë që frika mbetet ende pezull pasi bilanci edhe mund të rritet

Një nga katastrofat më të rënda natyrore në historinë e Shqipërisë për dhjetëvjeçarët e fundit ka shkaktuar më shumë se 40 të vdekur dhe me qindra të plagosur.
Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter që gtoditi Shqipërinë, kryesisht Durrësin dhe Tiranën më 26 Nëntor 2019, ora 03.54 ka krijuar tragjedi të njëpasnjëshme për shqiptarët gjatë asaj dite dhe në ditën në vijim. Në këtë situatë tragjike, qeveria shqiptare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme vetëm një ditë pas tërmetit shkatërrues që ka marrë mbi 40 jetë njerëzisht, ndërkohë që frika mbetet ende pezull pasi bilanci edhe mund të rritet.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri Rama pohoi se nuk është thjesht çështje financash. “Po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni shtjellojnë, duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzakonshme për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin. Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash, por e një sërë masave. E thashë dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave. Gjendja e jashtëzakonshme, për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.
Pikëllimin dhe dhimbjen për viktimat kreu i ekzekutivit e ka shprehur edhe në një apskt të veçantë. Teksa është pyetur për statusin e ndjerë në rrjetet sociale të djalit të tij, Gregu, pas humbjes së jetës së të resë Kristi Reçi dhe familjarëve të saj në Durrës,një intervistë për emisionin “Top Story”, Rama u prek dhe ndërpreu intervistën. Ai tha se sot i ka të gjithë si Gregun.

 

Në orë e ditë nevoje ne jemi një komb i bashkuar. Shqipëria e vërtetë është ajo e njerëzve me zemër dhe forcë të madhe

OBVL anullon veprimtaritë festive, mesazh solidariteti në 107 vjetorin e Pavarësisë dhe 75 vjetorin e çlirimit

Kryesia e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar (OBVL) anulloi të gjitha veprimtaritë festive me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe 75-vjetorit të çlirimit të atdheut nga okupatori nazifashist.
Mëngjesin e të martës së 26 Nëntorit 2019, ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë dhe 75-vjetorin e çlirimit të atdheut nga okupatori nazifashist, një tërmet i tmerrshëm goditi vendin tonë. Ende nuk e dimë përmasën e plotë të dëmeve. Ajo që dimë deri tani është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën nën rrënoja, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit, me ata që vuajnë dhe me familjet që përjetuan dhimbjen më të madhe, atë të humbjes së njerëzve të tyre të shtrenjtë.
“Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit kullon gjak. Lutjet tona për më të prekurit. Këto ditë, më të vështirat e viteve të fundit, nxorën më të mirën e njerëzve”, thuhet në deklaratën për shtyp të OBVL. Kryetari i kësaj organizate, kol.ing.Myfit Guxholli ndër të tjera vlerëson shpirtin e bashkuar të shqiptarëve në këto ditë të vështira.
“Në orë e ditë nevoje ne jemi një komb i bashkuar. Shqipëria e vërtetë është ajo njerëzve me zemër dhe forcë të madhe. Në 107 vjetorin e Pavarësisë dhe 75-vjetorit të çlirimit të atdheut nga okupatori nazifashist, të bashkuar, të nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi”, u shpreh ai.
Familjet e viktimave në Durrës e Thumanë kanë nevojë për solidaritetin tonë në këtë moment të vështirë. Sepse ata kanë nevoja të përbashkëta, një fat të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët.
Ata po përballen me një tragjedi, ndaj më shumë se kurrë kanë nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë. Sepse kjo mund të ketë të bëjë me shtëpinë ngjitur.

 

Europa në këmbë, solidaritet me Shqipërinë!

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor 2019, erdhi një valë solidariteti nga Europa. Kancelarja Merkel i ka ofruar ndihmë emergjente Shqipërisë. Shumë vende të tjera fqinje e europiane tregohen solidare me Shqipërinë.
Pas fatkeqësisë së tërmetit në Shqipëri, Bashkimi Europian ka reaguar zyrtarisht përmes Federica Mogherinit, zëvendëspresidente e BE dhe e ngarkuara në largim për Politikën e Jashtme si edhe komisionerit të BE, Christos Stylianides duke shprehur tronditjen për tërmetin shkatërrues që ka shkaktuar viktima në Shqipëri. “Shprehim ngushëllimin e thellë për njerëzit dhe auoritetet e shtetit. BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë dhe është gati të ofrojë ndihmën e saj.” Mekanizmi Europian për Mbrojtjen e Civilëve dhe Qendra Koordinuese për Rastet e Emergjencave të BE ( ERCC) kanë ofruar ndihmë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare.
Ndihmat e para mbrritën në kohë rekord në Shqipëri. Sipas njoftimeve të autoriteteve shqiptare, fqinjët e Shqipërisë, Italia dhe Greqia sollën avionët me ndihma në Shqipëri. Edhe Kosova dha ndihmë të konsiderueshme. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli shkruan, se “Kosova ka dërguar njësitë e saj për të ndihmuar autoritetet në këto momente të vështira”. Autoritete të larta nga Kosova kanë bërë të ditur dërgimin e forcave të ushtrisë dhe emergjencës.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sipas njoftimeve, ka vënë në përdorim mekanizmin e ndihmës së emergjencës.
Edhe Mali i Zi dhe Serbia ishin gatshme të ndihmojnë Shqipërinë. Nga Mali i Zi dhe nga Serbia erdhën dy ekipe të specializuara për shpëtimin në raste katastrofash. Nga Rumania ndërkohë dy aeroplanë ushtarakë shpëtimi, mbërritën në Shqipëri edhe ndihmat nga Turqia.
Reagime pas tërmetit në Shqipëri erdhën edhe nga Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai shkroi në twitter, se “jam thellësisht i prekur për lajmet e tërmetit shkatërrues në Shqipëri. E gjithë Europa është solidare me vendin dhe njerëzit.
Mendimet tona janë me viktimat dhe të dashurit e tyre.”Solidaritet me Shqipërinë ka treguar edhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Austri, dhe ish-kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz. “Mendimet e lutjet e mia janë me shqiptarët, veçanërisht me familjet e viktimave të tërmetit. Ne jemi të gatshëm për ndihmë.”
Edhe kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borissov, i cili ka telefonuar kryeministrin Rama për të ofruar ndihmë, shkruan në tëitter se e ndan dhimbjen me shqiptarët në këto ditë të vështira dhe shprehim shpresën për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve e restaurimin e dëmeve materiale. Jemi gati të ndihmojmë.” Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po ashtu ka ofruar ndihma në një telefonatë me kryeministrin Rama. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov shkruan se “jam thellësisht i prekur për lajmin e humbjes së jetëve në Shqipëri. Gati të ndihmojmë..




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes