l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

75-vjetori i Çlirimit/ Konferencë ndërkombëtare nga Akademia e Shkencave

Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë Botërore

Klotilda Saraçini

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ – “Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë Botërore” titullohej konferenca shkencore ndërkombëtare e organizuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm, kryetari i ASHSH-së, Skënder Gjinushi, Kryetarja e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, Floresha Dado, Prof. Roderick Bailey, prof. Hamit Kaba, prof. asoc. Sabit Syla,prof. Prof. Hamit Kaba, akademiku Bernd Fischer (SHBA), prof. Federico Goddi (Itali), etj. Ishin të pranishëm gjithashtu si të ftuar: Kryetari i OBVL kol.Ing.Myfit Guxholli, Nënkryetari i OVLANÇ të Kosovës Vashkim Hisari, Sekretari i Përgjithshëm i OBVL Halil Rama, dhe anëtari i Kryesisë së OBVL Sakip Cami.
Në fjalën e tij, kryetari Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi theksoi se “konferenca e sotme është aktiviteti më i rëndësishëm për këtë vit i Akademisë së Shkencave, sepse nuk ka të bëjë thjesht me një aspekt të veçantë apo temë shkencore! Sepse nuk është moment që kujtohet në intervale periudhash të gjata! Sepse nuk është çështje që i përket thjesht dhe vetëm një rrethi të ngushtë njerëzish ! Sepse është ngjarja rreth së cilës në tre dhjetë vjeçarë është shkruar e diskutuar më shumë”.
“Një jubile i madh mund të nderohet në mënyra të ndryshme. Dhe kremtimi shkencor i këtij jubileu lidhet me parime themelore metodologjike të qasjes ndaj objektit shkencor. Akademia e Shkencave ka detyrimin shkencor të thërrasë për këtë interpretim dhe vlerësim të gjithë historianët që e duan dinjitetin e vendit, ndonëse mund të kenë edhe mospajtim në tezat e tyre. Ne nuk mund ta lemë këtë temë themelore të historisë peng të medias, të opinioneve të njerëzve që nuk kanë lidhje me thelbin e historisë”, – nënvizoi Gjinushi.
Prandaj, vijoi Gjinushi, në kremtimin e këtij jubileu të madh për herë të parë iu bë thirrje e hapur studiuesve për kontribute shkencore, duke dëshmuar se në parimet tona nuk ekziston skajshmëri, por përfshirje e specialistëve të periudhës për të vlerësuar dhe sjellë fakte të reja për një nga periudhat më të ndritura të rezistencës shqiptare ndaj pushtimit nazifashist.
“Sigurisht, ju e dini më mirë se kushdo, që historiografia jonë vazhdon të ketë probleme, që vinë nga tre faktorë : 1.kompleksiteti i periudhës ‘39-’44, me lëvizjet e brendshme dhe të jashtme që karakterizuan atë; 2. Pamundësia e njohjes së plotë të dokumenteve dhe pushteti ideologjik në studimet e para 90-ës; 3.Mundësitë e pakufizuara sot të gjetjes së dokumenteve të reja, të kuptimit më të gjerë të periudhës në specifikat e brendshme dhe të jashtme të saj”, – theksoi Gjinushi duke shtuar se këta faktorë sigurisht e kanë komplikuar punën.
Por, shtoi ai, është rasti të shpreh keqardhjen ndaj çdo lloj qëndrimi ekstrem, mohues për një ngjarje kaq madhore në historinë e shqiptarëve, të cilët u renditën me dinjitet në krahun e fitores botërore. “Kjo është një krenari e të gjithë historianëve, është një motiv i madh që nuk duhet të përplasë studiuesit, por që vetëm jep shtysën për të zgjeruar njohjen mbi një periudhë që pati kompleksitetet e veta”, tha Gjinushi.
Kreu i Akademisë së Shkencave u shpreh se “e kuptoj që zbulimi i dokumenteve të reja, interpretimi i tyre në logjikën e historicizmit, pa fshehur e pa zbukuruar asgjë, është detyra e studiuesve, por shkencë nuk do të thotë të përmbysësh nisur nga motive politike, por t’i japësh kuptim së vërtetës”.
“Konferenca e sotme është më e gjera, që është organizuar deri sot për fitoren e luftës antifashiste, si në tematikë, ashtu dhe në përfaqësim të studiuesve të huaj dhe shqiptarë nga SHBA, Anglia, Italia, Zvicra, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Të gjithë janë ftuar për të sjellë kontribute të reja, Është krejt normale që ju studiues të nderuar të keni teza vetjake, që edhe mund të mos përputhen me të të tjerëve. Kjo është shkenca. Kjo është ajo që e dallon një konferencë të Akademisë së Shkencave nga tubimet festive”,- tha Gjinushi.
Ai shprehu bindjen se konferenca do jetë modeli i vlerësimit të kësaj ngjarjeje nga më të ndriturat në historinë e shqiptarëve, shembull i debatit mirëkuptues, duke projektuar një standard tjetër shkencor për sot dhe më tej, për shumë çështje të tjera për të cilat do të mblidhemi përsëri në këtë sallë, që mban emrin e një shkencëtari të shquar të historiografisë shqiptare.
Në konferencë u mbajtën disa kumtesa nga akademikët e njohur si;prof. asoc. Sabit Syla (Kosovë), me kumtesën “Kosova ndërmjet Fuqive të Boshtit dhe aleatëve të mëdhenj perëndimorë”, prof. Federico Goddi (Itali), me kumtesën: “An Ephemeral Fascist Dream: Neë Perspectives on Italian Protectorate of Albania (1939-1943), Prof. Irakli Koçollari (Tiranë), me kumtesën: “Shërbimi Sekret Britanik në Luftën e Dytë Botërore dhe raportet e tij me formacionet politike shqiptare për rezistencë e luftë kundër pushtuesve nazifashistë”, akademiku Bernd Fischer (SHBA), me kumtesën: “Results of the Partisan Victory in Albania – the American View”, etj.

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes