l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Studjuesi Xhemal Meçi – “Mjeshtër i Madh” promovon një nga kryeveprat e tij

“Sofra Pukjane” në promovimin e librit “KOMANI-Ana e Drinit, Delmace, Pukë

 

Prof. dr. Bajram XHAFA

Dita e vrenjtur dhe me një shi të herëpashershëm e prish pak humorin por, kur pamë ndryshimin qendrës së qytetit, pata një befasi të këndshme. Sheshi i qytetit përpara Pallatit të Kulturës dhe Pedonalja si zgjatim e tij deri para Turizmit me dy rreshta dritash mbi shandanë të lartë hekuri të rreshtuara në njësh kolonë dhe pllakat e mermerit të shtruara drejtë, e alternuara me ngjyra të ndryshme, i kishin rrafshuar ondulacionet e relievit të trashëguara nga kapriçiot e natyrës. Ndriçimi i pllakave dhe drita e fasadave të pallateve, gjelbërimi shumëngjyrësh i gjetheve të drurëve dekorativ i paskan dhënë Pukës pamjen e një qyteti malor të kultivuar hijshëm. Kështu , Puka e sotme me kurorën e në relievi të përthyera të Alpeve nga veriu, e futnin Pukën në vargun e qyteteve tona alpine turistike, aq sa me ia pasë zili (!).
Urime dhe bekime Bashkisë së Pukës dhe “Sofrës bujare Pukjane” që me “Akademinë” informale, por funksionale të Pukës, që me botimet e Profesor Xhemal Meçit e ngritën edhe një kat tjetër “murin e librave” “PUKA QË NË LASHTËSI - 7 . Shqiptarët më së shumti e masin mirësinë me “bukën e shtrume”. Shpesh them me vete: sa sofrat janë shtruar në Pukë dhe sa bukën e tyre kam ngranë atje ?! Nuk numërohen. Jam ba i sh(të)pisë, byrazer e vëlla pa hise , siç e thot Kanuja e Lekë Dukagjit, Varianti i Pukës,( Shkodër, 2019). Sofra në Pukë e përtej Pukës në promovimet e librave të Xhemal Meçit duke filluar me librin “Puka që në lashtësi”, me “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (varianti i Pukës e varianti i Mirditës), dy promovimet për Prendush Gegën, (“Poeti i Malësisë - Puka që në lashtësi – 5” dhe “Poeti i Kabashit - Puka që në lashtësi 6”), “Flutura shpirti i Allamanit” të Sefer Pashës (8 qershor 2014), me rastin e 10 vjetorit të rënies së dëshmorit pukjan të policisë Allaman Dervishi; për “FRANG BARDHI e PUKA” me rastin e 380 vjetorit të vizitës së Tij apostolike në viset e Pukës (5-20 qershor 1637), për “Migjenin në Pukë”, etj. etj. Por, sofra edhe në Kryezi, kuptohet, për Gjeçovin, vendorigjinën e tij; edhe në Kabash të Prizrenit për veprën “KABASHI” (“Puka që në lashtësi – 2”), edhe në Zym të Hasit (Prizren, 12-14 tetor 2017), përsëri për Shtjefen Gjeçovin, në kujtim të martirizimit të priftit atdhetar (më 14 tetor 1929) nga shërbimet e fshehta armiqësore serbe, që simbolizon gjithë martirizimin e katolicizmit shqiptar të shkaktuar nga serbo-sllavizmi qysh nga koha e Stefan Dushanit.
Sofër edhe në Fushë-Arrës (Hadroj), ku nuk harrohet impresioni që shkaktoi me vallen që hoqi gjithë gjallëri e stil (pogonishte a devolliçe) Sefer Pasha, mallakastrioti, miku i Pukës dhe i pukjanëve; madje, sofër edhe në Shkodër e Tiranë; gjithkund, për promovim librash të Xhemal Meçit, në “bukë të Pukës”. Dhe tani së shpejti në Tiranë, në “bukë” të bisnesmenit bujar e human, të nderuarit Kadri Morina , me origjinë nga Malziu i Pukës për promovimin e librave binjakë Shkodër 2019, KOMANI... DELMACE PUKË, TRASHËGIMI ILIRO-ARBËRORE dhe Botimi i Dytë, KANUNI i Lekë Dukagjinit, Varianti i PUKËS, Puka që në lashtësi -8.


Ka dhe të tjera sofra në Pukë. Eshtë ligj i biznesit, egoja dhe konkurrenca e egër, por biznesmenët e Pukës janë të veçantë: me biznesin e tyre ata edhe e ndajnë bukën dhe forcojnë vëllazërinë. E duan Pukën. Shohin nga e ardhmja por nuk e harrojnë të kaluarën e saj etno-historike, traditat, kulturën e tyre, këngët dhe vallet e tyre, folklorin e tyre aq gjallërues e optimist. Pra, e duan historinë dhe shkencën, bëjnë për të dhe, nuk kursehen për të.
Më të shumtat e promovimeve, thashë, lidhen me punën e “profesorit” Meçi ( kështu e thërrasin të gjithë në Pukë, por edhe në Shkodër e në mjaft raste në Tiranë dhe Prishtinë , që siç reçitoi në poezinë e tij rapsodi Vitor Paloka i VADEJËS: “ Xhemal Meçi –“Profesor” edhe pse pa “letra”, por “profesor” me vepra, me librat e tij, me miqësinë e miqtë e tij të shumtë, që u bënë edhe miqtë tanë nga Puka, Tirana, Kukësi, Shkodra, Kosova etj. Një kolanë e tërë librash për PUKËN, si fjala vjen, për librin “Aliajt e Kryeziut (Pukë) paraardhës të Gjeçovit” me autor Tonin Alia; apo “NË PANTEONIN E LIRISË” të inxh. Kolë Dedaj etj. Unë prapë, pak fjalë i rezervoj për Profesorin,se vepra e tij flet vetë.
Nuk pushon ai, e nuk e meh punën. Ashtu, i përvuajtur, burrë i gjerë e mundqar, plot durim e ngulm, vit pas viti rreshtoi ai njëra pas tjetrës mbi 10 veprat e tij, me numër serie mbi kapak. Burrë me vokacion të lartë e të thellë. Gjithë jetën punoi e punon si spartan dhe idealist. Punë mbi punë. Ka kohë që ka dalë në pension profesori, por pensioni nuk është për të pushim, për të gëzuar qetësinë, prehjen e pleqërinë në rehati, por “profesor” Meçi nuk don rehatí e nuk njeh pushim. Tek puna ka kuptimin e gëzimin e jetës. Mbipuna tek ai është më e madhe se puna zyrtare, ajo e mësuesit, e nominuara. Më e madhe vepra nga puna e papaguar se nga puna që i është “paguar”. Përsëris: një punonjës shkencor efektiv në Institutin e Kulturës Popullore, ku ai ishte si i jashtëm, do ta kishte zili prodhimtarinë e tij. Por, këto, sigurisht, nuk kalojnë pa pasoja. Një jetë plotë mundime si dhe mbi 80 vite mbi kurriz, e shpunë në spital profesorin para dy vitesh, ashtu siç kishte ngjarë disaherë edhe më parë. Iu lut mjekëve ta shpëtojnë jo për hatër të jetës së tij, por, për vocrrakë që ka me rritë. Për librat në dorëshkrim që presin t’u jepte “përdafin” e fundit për ta përmbyllur vargun e gjatë të botimeve. Përndryshe, ajo punë e akumuluar gjatë jetës e nisur që nga viti 1955 me ekspeditat e tia në Koman. Meqenëse lutja shprehte përkushtimin fisnik ndaj punës, puna është ibadet, Zoti i Madh ia pranoi lutjen dhe sot Puka dhe shkenca e Etnologjisë ka në dorë një tjetër libër të tij: “KOMANI - Ana e Drinit-Delmace, trashëgimi iliro-arbërore” “Puka që në lashtësi 7” së bashku me Kanunin e Lekë Dukagjinit, Varianti i Pukës , Botimi i Dytë (Shkodër, 2019)


Librat e tij janë në hullinë e arritjeve më të mira të shkencës së historiografisë dhe arkeologjisë mesjetare shqiptare, si nyja kryesore që lidh e bashkon racën shqiptare, pararendëse dhe pasrendëse, ilirët me arbërit në një vazhdimësi historike për t’i prurë tek shqiptarët e sotëm. Një studim i Meçit për Komanin, atij Komani me emër simbol që i ka dhënë pagëzimin një kulture të tërë për një periudhë kyçe të historisë: “Kultura e Komanit” Në Pukë prof. Xhemalit Zoti i dha jetën dhe gëzimet e saj. Puka dhe pukjanët, por edhe e gjithë shkenca dhe kultura shqiptare që e ka vlerësuar e duhet ta vlerësojnë e ta peshojë këtë kontribut.


Ibrahim Sokoli, vëllau i Ramadan Sokolit, muzikologut të famshëm shkodran, tregonte një gjëzë për një gjakovar: “Shumё kohё mё parё, tek po pёrcillte me qetёsi vitet e pleqërisё dhe duke menduar se tashmё nuk i kishin mbetur nё dispozicion të kësaj dynjaje aq ditё sa ç’kishte kaluar vite, ky plak nga Gjakova i paska thënë: “60 Ramazanë i agjërova, 120 Bajrama (tё Madhin e tё Voglin) i festova, bile tuj qitë pushkë (me solemnitet); 500 groshë (shumë e madhe për atë kohë) ia kam lënë Tyrbes së Becit, 500 groshë tё tjera kishës së Deçanit. Në mos shkofsha kësaj radhe edhe unë në xhenet, këtu njё hile asht.”(!!!) Kështu edhe Xhemali ! Besoj se nuk i ka lënë kusur punës shkencore e profesionale. Ibadetet e kësaj dynjaje para Zotit besoj se i ka kryer. Besoj se edhe shoqëria, institucionet, komuniteti e ka çmuar dhe do ta vlerësojë e ta çmojë këtë pasuri që po u le dhe që shpresojmë (në dashtë Zoti) se do bëjë edhe të tjera.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes