l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Me respekt dhe krenari më të lartë u kujtuan sakrificat e dëshmorëve të lirisë, heronjtë e veteranët e LANÇ dhe kontributi i luftëtarëve të UÇK-së për lirinë e Kosovës

75 VJET MË PARË U ÇLIRUA GJAKOVA

 

Nga Bashkim Hisari

Në vitin jubilar të 75-vjetorit të fitorës ndaj nazifashizmit, në Gjakovë u shënua Dita e çlirimit të qytetit me rrethin dhe formimi i Brigadës VII sulmuese e cila u krijua me qëllim për të mbrojtur lirinë, traditën, për të mobilizuar e nxitur popullin e kosovës të marrin pjesë në luftë kundër nazistëve gjerman dhe të bashkohen Aleancës së popujëve për çlirimin e vëndit për ta fituar të drejtën për vetëvendosje pas luftës.
Në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ), gjakovarët dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Mbi 100 gjakovarë ranë dëshmor, 45 ishin viktima të terrorit fashist, 41 bartës të përkujtimores partizane 1941 dhe 9 janë shpallur heronjë të popullit.
Shënimi i këtyre ngjarjeve të rëndësishme historike të kombit tone, bëri bashkë veteranët e LANÇ, pasardhësit e tyre dhe familjarët e dëshmorëve nga Gjakova, Prishtina, Prizreni, Peja, Vitija dhe të tjerët që antifashizmin dhe fitoren në Luftën e Dytë Botërore konsiderojnë si gjën më të shenjët dhe më të lavdishme të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Bashkarisht, ata bënë homazhe dhe vendosën kurora dhe tufa lulesh në bustet e heronjëve të cilët luftuan dhe flijuan pjesën më të bukur të jetës për lirin dhe pavarësin e Kosovës.
Fillimisht, u nderua dhe u përkujtua jeta dhe vepra e herojit të popullit Emin Duraku. Me homazhe u nderuan edhe heronjët e popullit Asim Vokshi, Hajdar Dushi, Mustafa Bakija dhe Sadik Stavileci. Pran bustave të tyre u vendosën kurora dhe tufa me lule.
Në Eshtnorën Përkujtimore në Çabrat, ku janë eshtrat e dëshmorëve të rënë në LANÇ e cila me vendimin e Kuvendit të Komunës së Gjakovës u emërtua me emrin heroit të popullit Fadil Hoxha, foli kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Zija Mulhhaxh i cili përshëndeti këtë vendim dhe tha:” Respekt dhe mirënjohje për krejt at që ka bërë Fadil Hoxha, për përkushtimin e tij për lirinë që gëzojmë sot. Na vjen mirë që Kuvendi i komunës së Gjakovës ka marrë përsipër ta restauroj, ta renovojë dhe ta shpalli këtë Eshtnore si monument i cili ka me përkujtu luftën e gjeneratave të shqiptarëve për liri, pavarësi, për luftë kundër okupatorit dhe për çlirimin e vëndit”. Ndërkaq, në varrezat e qytetit pjesëmarësit bënë homazhe dhe pranë varrezave të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) vendosën tufa me lule. Në shenjë nderimi për sakrificat dhe gjakun e të rënëve për lirin dhe pavarsin e Kosovës ata qëndruan me një minutë heshtje.
Po në varrezat e qytetit pjesmarësit u përkulën, nderuan dhe vendosën kurora dhe tufa me lule tek varri i heroit të popullit Fadil Hoxha dhe të ish kryetares së Shoqatës së veteranëve të LANÇ të Kasovës Vahide Hoxha.
Duke folur në këtë festë jubilare të 75 vjetorit të fitorës ndaj nazifashizmit dhe çlirimit të Gjakovës, kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Dega në Gjakovë Skender Hoxha foli për rolin e këtij qyteti si një qendër e rëndësishëme e lëvizjës antifashiste e në kuadër të kësaj edhe për meritat e heroit të popullit Fadil Hoxha në krijimin e Ushtris dhe për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit nazistë. Me këtë rast ai ndër tjera tha: “Dita e çlirimit është një datë historike,një ditë krenarie për të gjithë qytetarët e Gjakovës me rrethinë. Kombi shqiptar ka mbijetuar në shekuj duke i mbrojtur vlerat, kulturën, vertytet e tij e kur e deshti nevoja, ka derdhur edhe gjak për liri. Në LANÇ morrën pjes më se 53.000 kosovar prej të cilëve 6.200 ranë dëshmor”. Ai theksoi se përkujtimi i ngjarjeve të rëndësishme, nuk është vetëm një përkujtim i thjeshtë për të kaluarën, por para së gjithash, është një moment reflektimi dhe shprehje e konsideratës dhe homazhit ndaj përpjekjeve dhe sakrificave të mëdha të popullit tone i cili me luftën e tij dhe rreshtimin me kohë në anën e Koalicionit Antifashist bëri zgjedhjen më të mire duke mbetur pjesë e fitimtarëve të Luftës së Dytë Botrërore dhe shtoi: “Sot kujtojmë me respekt e nderim të veçant burrin e shquar të Kosovës dhe gjithë kombit tone Fadil Hoxhën i cili do të mbetet në historin tone së një nga figurat më të shquara. Fadil Hoxha ishte ndër të parët që përqafoi idet përparimtare liridashëse të kohës dhe bashkë me luftëtarë e tij duke kaluar vështërsi të jashtëzakonshme arritën të shkëpusin pjesën e mashtruar të popullates së Kosovës nga nazifashizmi dhe të radhiten në frontin antifashist”, u shpreh kryetari i organizatës së veteranëve të Gjakovës.
Ndërsa, nënkryetar i OVLANÇ të Kosovës. Lekë Hoxha tha: “shoqëria e jonë nuk mund të ndërtohet, të përparon dhe të demokratizohet nëse nuk çmohen dhe ruhen vlerat heroike e veteranëve të LANÇ që zhvilluan në luftën kundër okupatorit në Luftën e Dytë Botërore. Idealet e tyre ishin antifashizmi, liria dhe vetëvendosje për popullin e Kosovës. Misioni historik i tyre arriti objektivat themelorë strategjikë. Dolën fitimtar, çliruan vendin dhe trasuan rrugën për lirinë e kombit tonë. Pa angazhimin, sakrificën, patriotizmin, kontributin e tyre për shkollimin e kuadrove, nuk do të arrinim dot të ruajmë kufijtë, që UÇK-ja të çliroj Kosovën nga Serbia dhe të ndërtoi Kosovën – shtet sovran dhe të pavarur.
Pranë bustit të heroit të popullit Emin Duraku, në qendër të Gjakovës, foli Nazmije Duraku-Peja, motra e Emin Duraku e cila tha se emri i Emin Durakut shkëlqen në të dy anët e shqiptarëve, në Kosovë e Shqipëri, sepse lufta dhe ideali i tij ishin si një thirrje dhe kushtrim për gjithë shqiptarët që të realizojnë ëndërn e madhe që kishin partizanët-të arrijnë që të shohin Kosovën dhe Shqipërinë e lirë, sovran dhe të pavarur. Duke folur me plot emocione për vëllaun i cili jetoi luftën por jo edhe paqën, ajo tha: “Sot jemi krushqit e martirëve ton, krushqit e Gjakovës së kuqe e të Kosovës kreshnike, të cilët për nuse e deshtën lirin e për këtë flijuan atë më të shtrenjëtin. U shkëputën nga zemrat tona, por kur dijmë se ata ishin të gjithëve, dhimbja na u shëndrua në forcë. Me këtë forcë u ndërtua kështjella e pavarsisë që gurëthemel ka gjakun e heronjëve dhe dëshmorëve të LANÇ”.
E përbashkëta e të gjitha aktiviteteve me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Gjakovës me rrethin, ishte mesazhi se gjenerata e reja duhet të tregojnë më shumë respekt dhe të nderojnë sakrificën dhe vlerat e dëshmorëve dhe luftëtarëve antifashistë, ideali i të cilëve ishte lufta për atdheun përkushtimi ndaj kombit, liria dhe pavarësia e Kosovës.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes