l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HISTORIA

Sadi Sinani, dëshmor i parë i Pezës

Nga: Liliana Muça

Në kuadrin e 75-vjetorit të Çlirimi të Atdheut, të kësaj feste të madhe jubilare, kujtojmë e nderojmë ata, të cilët derdhën gjakun dhe falën gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre. Në plejadën e lavdisë kombëtare, qëndron edhe Sadi Sinani, një ndër pesë dëshmorët e parë të Pezës heroike, të djepit të lirisë, të tokës së djegur e të zhuritur, , shkëndijë e luftës partizane.
Sadiu lindi në fshatin Maknor të Pezës,në vitin 1910. Ishte i biri i Mersin Sinanit, baba i dy djemve dhe një vajze. Mersini, si dhe djali i tij i madh u ndanë shpejt nga jeta, kështu që pesha e familjes, me hallet e shumta të kohës, i mbeti të shoqes dhe Sadiut, në atë kohë vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçar. Pikërisht në këtë moshë të re, i mundësuan martesën ku erdhën në jetë katër vajza; Fitnetja, Dersja, Zoja dhe Nasija. Shtëpia u mbush plot, por edhe hallet u shtuan, sepse nuk e pati një djalë që t’i dilte krahë në punët e shumta të bujqësisë, siç qe shprehur ndër miq e shokë.
Por ia gjeti anën edhe këtij halli duke mundësuar punimin, të mbjellat dhe të korrat e 11 ha-tokë me punëtorë argatë. Për fat të mirë, prodhimet filluan të vinin të mbara dha hambarët mbusheshin plot, por shumë familje pezake vuanin fukarallikun, dhe Sadiu me atë shpirtin e tij babaxhan u mundësonte thasë me misër apo grurë falas, veprim i cili e bënte atë shumë të dasur dhe të respektuar nga bashkëfshatërt e vet.
Me shkakthtësinë që e karakterizonte ndoqi rrugën e tregtisë, duke shfrytëzuar marrëdhëniet farefisnore me dy prej familjeve të bejlerëve në Ndroq ; me Beqir Currin dhe Hasan Mansakun. Të bijat tregojnë se; Kur hipte në atë kalin e murrmë, të cilit i shkëlqente qimja, veshur me atë këmishën e bardhë qeleshen si borë të kthyer pak mënjanë në ballin e gjerë dhe xhokë e zezë, ku përmes kraharorit i vezullonte qosteku i sahatit, ne thoshim me krenari se sa të hijshëm e kemi babën. Kështu vishej zakonisht kur merrte rrugën për të bërë tregti dhe nëna i hidhte një kovë me ujë nga prapa për t’i ecur mbarë... Vitet kalonin dhe Sadi Sinani po fitonte më shumë përgjegjshmëi për situatën në Shqipëri. Nuk vonoi dhe këmba e okupatorit iltalian shkeli më 7 Prill 1939 tokën shqiptare. Sadiu krijoi bindjen e plotë se e fatin e Shqipërisë mund ta zgjidhte vetëm gryka e pushkës. Ndërkohë, si bir i vegjelisë u hodh si luftëtar aktiv në çetën e Pezës, e cila udhëhiqej nga Babë Myslymi. Shtëpia e Sadiut u bë një ndër bazat kryesore të luftës për Çetën e Pezës, edhe më gjërë. Aty strehoheshin dhe bënin kuvendime për organizim betejash; Myslym Peza, Mustafa Gjinishi, Kajo Karafili dhe Myrvete Peza. Nënë Dumja i priste e përcillte luftëtarët e çetës, ua shtronte sofrën me bujari dhe u thurte triko e çorape leshi. Vajza e vogël e Sadiut, në atë kohë 8 vjeçe, Nasija, kryente punën e korrierit. Kajo karafili i jepte letrat për t’i dërguar në bazën e çetës dhe në pikat ku priteshin të kryheshin aksione.
Aksionet vazhdonin njëri pas tjetrit dhe Sadi Sinanin si gjithmonë e gjeje në ballë të tyre; në prerjen e shtyllave telefonike dhe në prita të kolonave fashiste. Ishte koha, kur populli shqiptar ishte ngritur në këmbë për të mbrojttur truallin nga barbarët, kur Çeta e Pezës dhe lufftëtarët e saj u bënë shembulli i sakrificës dhe i heroizimit, frymëzimi i idealit të lirisë.
Dhe vjen një ditë, 16 mars 1941, ku në një pritë me fashistët italianë bie dëshmor i atdheut Sadi Sinani dhe katër luftëtarë të tjerë të çetës; Muharrem Haka, Xhaferr Durishti, Vath Korriku dhe Hasan Peza. Në momentin që vritet Sadiu, xhaxhai i tij Kasem Sinani të cilin e kishte patur në krahë të pozicionit të luftimit, i keqardhur për të nipin dhe i motivuar nga urrejtja dhe ndjenja e hakmarrjes, vendos t’iu bëj një rreng këmishzinjve. Vendos në një dru aty pranë qeleshen e tij duke i bërë fashistët të devijojnë të shtënat drejt objektit fallco. Duke përfituar nga situata Kasemi u merr krahët dhe vret shumë prej tyre.
Fashistët italianë, megjithëse të armatosur gjer në dhëmbë, po pësonin humbje të njëpasnjëshme në bazë materiale dhe forca numerike prej luftëtarëve të çetës. Manovrat e tyre ishin çnjerëzore; dogjën shtëpi, therën bagëi e vranë njerëz të pafajshëm. I gjithë fshati Maknor u bë shkrumb e hi, por ky veprim i fashistëve nuk e mposhti rezistencën e pezakëve. Çetës iu shtuan qindra luftëtarë të rinj, të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Lugina e Pezës oshëtinte nga krismat e pushkëve dhe gjëmimet shurdhuese të bombave. Populli u ngrit në këmbë me pushkë në krahë e këngë në gojë për bijtë e tij, dëshmorë të lirisë.

Ti moj Pezë vend baroti
Ti nuk derdhe një pikë loti
N’Pezë ranë dëshmorët e parë
Rrema, Xhafa dhe Hasoni
Vath Korriku e Sadi Sinoni

Babë Myslymi komandon
Gjithë lugina po gjëmon
Hakun shokëve me ia marrë
Një me njëzet të vrarë.

Me vendim të Presidentit të Kuvendit Popullor, Sadi Sinanit i është akorduar “Medalja e Trimërisë” si Dëshmor i Atdheut. Ndësa vajzat kanë merituar statusin – Veteran i Luftës. Të pestë dëshmorët prehen në vazrrezat e Dëshmorëve në Pezë. Familiarë, nipër e stërnipër të Sadiut e kujtojnë me respekt e krenari gjyshin e tyre. Çdo 5 Maj dhe 16 Mars, ata presin vizita përkujtimore nga pushteti vendor, autoritete të larta të shtetit dhe bashkëfshatarë të tyre.
Më 5 Maj, në diën përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit gjenden: Agim Rabeta, Avdulla Rabeta, Sadi Rabeta, Nexhmije Rabeta, Sherife Rabeta, Nazmie Rabeta, Ramazan Lapraku, Bukurie Lapraku, Zija Kalaja, Telha Kalaja, Fatbardha Kalaja, Sherife Kalaja, Naile Kalaja, Zeqine Kalaja, Dhurata Kalaja, Vesel Kalaja, Idajet Kalaja, Xhavite Kalaja, Violeta Kalaja, Arta Kalaja, Flora Kalaja, Natasha Kalaja dhe Afërdita Kalaja.
Do kalojnë dekada të tjera, por gjaku i dëshmorit Sadi Sinani do jetë gjithmonë lavdia e kombit dhe nderi e krenaria e familiarëve brez pas brezi.





Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes