l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Mohimi i luftës për çlirimin e vendit rivrasje të atyre që sakrifikuan dhe dhanë jetën

Për Sami Kuçin, Drobonik Berat

Nën peshën e kujtimeve, me shumë kujdes, e kam detyrim moral për të sjell disa momente nga jeta babait tim Sami Kuçi, si pjesë e së tërës të asaj kohe, të shkruaj amanetin e tij : për të ecur përpara duhet të harrojmë të keqen, të falim për të korrigjuar të kaluarën ndarëse të popullit tonë. Ai ishte një shëmbull bashkëjetese deri në largimin nga kjo jetë. Pas viteve 40 -të Samiu ishte në origjinë të lëvizjes nacional- çlirimtare si krijues dhe pjesëmarres aktiv. Sipas situatës ai merrte rolin e organizatorit jo vetëm që mbeshteste lëvizjen për clirimin e vendit me pjesëmarrje direkt në luftë të bashkëfshatarëvë por dhe organizonte mbledhjen e ushqimeve në zonë dhe mjete të tjera logjistike për partizanët. Dëshmi e kësaj pune të sinqertë, mbas çlirimit lokaliteti u vendos në shtëpinë tonë, e njohur «zyrë pune në odën e Samiut », zyrë për regjistrimet, celibrimet e të tjera formalitete të zonës. Gjatë luftës për marrjen e qytetit të Beratit, gjithmonë fshati Drobonik për nga pozicioni dominant gjeografik vlerësohej si bazë nisje për mësymjen për marrjen e qytetit, (sipas rastit)si nga partizanët, gjermanët dhe italianët ndaj shpesh ky fshat ishte fushë beteje duke krijuar situata të vështira edhe për banorët e këtij fshati.

Plagosja në Drobonik e partizanit Kadri Sevrani nga Cakrani i Skraparit.

Gjatë një beteje të përgjakshme midis partizanëve dhe gjermanëve mbetet i plagosur partizani Kadri Sevrani pranë shtëpisë sonë. I ndodhur nën breshërinë e plumbave, luftim trup me trup nga ndjekja e gjermanëve, partizanët nuk mundën ta merrnin me vehte, të nxituar e spostuan diku në anë të rrugës duke e fshehur pas një peme.
Gjermanët kishin ndërmarrë një kundërsulm kundër partizanëve të ndihmuar nga ballistët e zonës që ishin të shumtë. Babai tregonte se vrasja e partizanit është bërë nga ballistët (vrasësi ishte një i njohur i babait dhe ai e tregonte si akt trimërie tek gjermanët pasi partizani vinte nga zona e Skraparit) diku të vendosur tek vendi “bregu i fierit” të cilët ishin udhërrëfyes dhe bashkëluftëtar me gjermanët në këtë zonë. Në këtë kohë Samiu fshehurazi e merr të plagosurin me nxitim pa ardhur forcat gjermane dhe e strehon në shtëpi, në dhomën e fëmijëve duke i dhënë ndihmën e parë për të ndërprerë rrjedhjen e gjakut dhe e mbulon me shumë rroba për të ruajtur temperaturën e trupit mbas derdhjes gjakut, tregonte babai me dhimbje.Mbas pak kohe vijnë gjermanët të shoqëruar nga ballistët dhe hyjnë në shtëpi duke ndjekur pikat e gjakut. Një skenë e tmershme sjellje të këtyre pushtuesve ndaj viktimes dhe familjes time të treguar kaq shumë herë në vite nga babai dhe nëna ime; por në krahë të tyre ishin edhe persona nga balli kombëtar.
Sa herë babai tregonte me dhimbje se si çizmja gjermane lëviste kokën e partizanit për të vërtetuar se ishte gjallë apo jo dhe me pistoletë në dorë për ta rivrarë por i ndodhur nën klithmat e nënës time dhe të fëmijëve te vegjël pistoleta nuk u shkrep. I gjori nuk eshte partizan, ju lutej babai por e kanë marrë me zor në luftë sipas ligjit të luftës të partizanëve. Kjo ishte disi bindëse dhe në këtë kohë ndërhyn një nga ballistët, i sjellshëm duke e mbrojtur të plagosurin, ndoshta e njohu: është i vdekur dhe e ka sjellë këtu thjesht për ta varrosur sipas tradites, kështu gjermanët largohen nga shtëpia. Partizani i plagosur kishte uniformë që tregonte vullnetarizmin e tij, për fat këtë veshje babai e kishte fshehur dhe i kishte veshur rroba të tjera. Me largimin e tyre, kur situata u qetësua, babai niset për në Berat duke e ngarkuar në një mushkë nga një rrugë dytësore (rruga e maqinës), kalon lumin Osum dhe shkon direkt në spital. Në spital ndryshon fshehurazi tabelën e të plagosurit me një ballist tjetër i shtruar në krahë të tij. Nisur nga tabela e të plagosurit, “ballist” dhe nga gjendja e rëndë Kadriun e nisin për në Tiranë për një ndërhyrje më të specializuar.
Mbas çlirimit Kadriu i shëruar kthehet tek vendi ku ishte vrarë, pranë shtëpisë, përballë portes sonë. Ai qëndroi gjatë aty ndoshta për të kujtuar ndonje rrethanë njohje për këtë ngjarje të dhimbshme. Nëna e shikonte nga dritarja, sigurisht ky person i dyshimtë në derë të shtëpisë mbas luftës, pa trokitur në portë, me lëvizje të dyshimta ishte frikë për të pasi ndodhej vetëm.
Në pritjen e gjatë tek porta kthehet babai në shtëpi dhe mbas një pritje të ngrohtë familjare, duke kaluar natën në familjen e babait ata u bënë vëllezër. Ai filloi punën në degën e brendshme në Berat dhe më pas si sekretar i Gjykatës në Skrapar. Filluan vizitat e ndërsjellta në familje deri vonë edhe mbas vdekjes të babait tonë.

Brigada e VII të Slmuese për të çliruar Beratin u vendos në zonën e Drobonikut

Shtëpia e Sami Kuçit u bë shtab pune i brigadës të drejtuar nga komandanti i brigadës Gjin Marku. Kujtimet e babait për këtë komandant legjendar janë të shumta, i shërbeva shtabit jo vetëm për siguri ruajtje por dhe me krijimin e kushteve per jetesë. Ndërsa në librin e kujtimeve komandant Gjin Marku do ta vlerësonte Samiun si antar i shtabit të brigadës. Po aq tragjike ishte dhe vendimi i marrë për të ekzekutuar Nënë e Bir, Refijen dhe Refat Nazëri të dyshuarsi spiunë të italianëve. Ishte Sami Kuçi, i ndihmuar nga Faik Gërxhi që garantuan jetën e tyre si dëshmitarë për këta të pafajshëm Nënë e Bir; ishin këta dy burra që rrezikuan jetën e tyre që nuk u vranë këta dy të pafajshmit e fshatit Drobonik.

Lufta në Shpirag të Beratit

Nga çeta e Shpiragut u kërkua ndihmë për disa djem nga Droboniku për të shkuar në luftë. Sipas ligjit të luftës i caktonte Samiu dhe në rast refuzimi ishte dhe dërgimi me forcë. Çeta e Shpiragut ndodhej në rrethim nga gjermanet dhe kërkonte luftëtarë nga fshatrat për rreth tregonte shpesh babai në bisedat e tij për luftën. Si kryetar këshilli n-çl e kisha për detyrë që ti caktoja djemtë e fshatit për lufte.Në këtë situatë të vështirë lufte vendosa vullnetarizmin e bashkëfshatarëve të mi por nuk funksionoi, asnjëri nuk donte të shkonte.
Ishim mbledhur të gjithë tek sheshi i fshatit dhe për shumë kohë unë kërkoja daljen vullnetare për në lufte por askush nuk guxonte të dilte. Ishte e pamundur të niseshe në atë situate ku gjëmonte artileria e rëndë jo shumë larg nga Droboniku. I vendosur në pozicion te vështirë zgjodha vetvehten. Mora pushkën dhe iu drejtova burrave të fshatit: çeta është në rrezik dhe kërkon ndihmën tonë. Berati do të çlirohet sa më shpejt dhe kërkon forcën e djemëve tanë dhe ne duhet të shkojmë. Zgjidhja do të jetë kjo: do të shkoj Unë dhe dola në krahë të turmës. Me mua do të shkojnë në luftë: Ti, ti, ti …u bëmë disa dhe u nisëm në heshtje për në lufte.

Një tjetër ngjarje, dhimbje për babain dhe krenari për familjen tonë

Për pushtimin e Beratit gjermanet ishin disllokuar ne fshatin Drobonik. Ardhja e tyre ishte e mirepritur nga ballistet e kësaj zone të cilët spiunionin aktivistet e lëvizjes kundër tyre. Babai im kishte krijuar keshillin n-çl të zonës dhe drejtues i tij (kryeplak) detyra këto që e bënin target për pushtuesit. Gjermanet mbërrijne në fshat dhe në mesnate ata e arrestuan duke terrorizuar familjen. Ishte një dramë që ndodhia nuk mund të shprehet me fjalë, nga ç’farë ishte në realitet. Për shumë kohe ata e lidhën pranë një peme në pyllin diku afër shtëpisë duke e kërcënuar me jetën. Ai priste nga çasti në çast zbrazjen e pistoletës në gojën e tij nga ushtari gjerman. Në pritje të jehonës të krismës sigurisht ka fantazuar lloj lloj dhimbje të frikshme….që kurrë nuk i tregoi. Ai përjetoi minuta të tëra lëvizjen boshe të mekanizmit të shkrepjes të pistoletës, por fatmirësisht nuk u zbraz, fal ndihmës të një tjetri shqiptar, shoqërues i këtyre gjermanëve. Isha student dhe sapo kisha lexuar Dostojevskin, i ndodhur edhe ai para një skuadre pushkatimi që ngriti pushkët dhe mori shënjestër drejt tij. Heshtje totale, e cila u thye shumë shpejt, jo nga tingujt e tërheqjes së këmbëzave, por nga një urdhër për pushkatarët që të ulnin pushkët. Në sekondën e fundit ai shpëtoi nga vdekja. Ai mbronte letërsinë e ndaluar nga Nikola I, Perandori i Rusisë. Dostojevski u lirua nga burgu pesë vjet më vonë dhe shkroi libra të tillë klasikë, “Krim dhe ndëshkim”. Babai im edhe pse përjetoi më gjatë tingujt e tërheqjes së këmbëzës të pistoletës, jo në distancën e skenës së Fjodorit por pak centimetra nga frymarja e tij; ai shkroi me sjelljen e tij librin «Të falim dhe të duam njeri tjetrin”.
Mbas çlirimit deri në vitet 60-të ai ishte i ftuar në podiume ceremonial, ishte krenar por më pas u harrua; deri në këtë vit protokolli bëhej nën kujdesin e Kahreman Yllit një shok i respektuar i babait tim që ai e kishte personazh shprese dhe respekti në jetën e tij mbas çlirimit.
Shtëpia jonë u nderua me pllakën “ Bazë e lëvizjes nacional-çlirimtare”. Ai i gëzonte kësaj pllake dhe e ruante si të shënjtë.
Zaim Kuçi




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes