l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

REPORTAZH

Fundjavë shkencore në Meteora

Dr. Leonidha Peppo
Kardiolog - Poliklinika nr 4 , Tirane

Fundjava, përveç psikologjisë të pushimit, kësaj rradhe na rezervoi një tentativë të mbyllur me shumë sukses, si në fushën e mjekësisë dhe në atë të ngritjes shpirtërore dhe entuziazmit të madh të gjithë grupit tonë, shumica farmacistë, por edhe mjekë në një udhëtim turistik të organizuar nga kompania farmaceitike “BOSNIA LIEK”.
Sigurisht për të mësuar për ilaçet e reja në fushën e mjekësise u rrit shumë interesi i pjesmarrjeve me kompani turistike. Kjo shton më tepër kënaqësinë tonë duke u bërë grup i këndshëm edhe nëpërmjet guidës me pyetje – përgjigje.
Po le të kthehemi tek qellimi kryesor: udhëtimi turistiko - shkencor që u zhvillua në qytezën Mestonovo prej 7mijë banoresh dhe pikërisht në hotel “Egantia” që të kujton rrugën me të njejtin emër e që zanafillën e ka nga bregdeti shqiptar nëpërmjet mezit të Shqipërisë, në periudhën romake dhe në vazhdim në Greqinë e sotme deri në detin Mesdhe. Në këtë hotel kaluam natën dhe të nesërmen pas mëngjesit të shijshëm u rregullua salla e seminarit me imazhe reale, të lidhura me teknikim në televizor dhe stendat shkencore përkatëse, me një interesim maksimal te të gjithë pjesëmarrësit, në mënyrë të veçantë për barin Lisojbact spray me rezultat shumë të mirë nga përdorimi i tij. Këtë prezantim e bëri doktoresha e otorinolarigologjisë të Poliklinikës së Specialiteteve nr 3, Tiranë, Anjeza Kuçi, e specializuar edhe spitalin Hypokrati. Ajo qe mjaftë e gjallë, e qartë, tërheqëse, dhe e aftë, duke tërhequr në maximum pjesëmarrësit farmacistë e mjekë dhe duke i bindur për efektet pozitive të këtij ilaçi në hapësirën e gojës, një ilaç që ja vlen të përdoret nga nevojtarët, aq më tepër që doktoresha qe mjaft bindese në argumentimin e perfitimit ndaj tij.
Ky aktivitet u be i mundur nga doktor Afrim Ibrahimi, drejtor i zyrës në Tiranë të kompanisë Bosnia Liek - ish i burgosur në burgjet e Milosevic të Jugosllavisë; prej kohësh i zhvendosur nga Tetova në Tiranë bashke me familjen e tij. Dikur kjo kompani ishte e pranishme në Shqipëri me sukses. Më vonë u vanit dhe tani nën udhëheqjen e re nga dr. Afrimi me ndihmës Klajdi Nallbani dhe nje i thirrur Çimi shpreson të ringrihet lart. Ajo filloi me paraqitjen e barnave pak të njohura si lisinopril (lopril) për ipertensionin arterial, suplemente të tjera ushqimore apo ilaçi i fytit i sipërpërmenduri me aftesi nga doktoresha Anjeza Kuçi.
Ja dhe destinacioni: Nisja e grupit në orën 5 të mëngjesit, ndalim i shkurtër në Tepelenë, dhe pastaj Janina e njohur e Shqipërisë, tashmë e Greqizuar. Vizita e kalasë së Ali Pashë Tepelenës me mure guri të trasha….Aty është edhe varri i Pashait pa kokë, me gruan e parë Emira (se dihet që koka është në Stamboll) si dhe kënga e njohur që e thotë këtë. ..Dhe gruaja e dytë, Vasiliqia, 40 vjet më e re, e cila iu ofrua për martesë pasi vdiq Emineja. Brenda kalasë janë dy muzeume, njëra islame dhe tjetra kishë.


Ndërsa dreka ishte në restorantin aty afër, pasi kaluam qytetin. Racionet ishin të shumta, sa menduam se sa hanë këta grekët !!! Por humbën vajtjen në ishullin e liqenit ku është dhe muzeumi i Ali Pashës, ku janë armët, dhomat e banesës, pikturat nga jeta dhe lufta e pashait. Keqardhje që nuk e vizituam se nuk premtoi koha. Vizituam qytezën e Mestonovës që ngjante me Beratin apo Gjirokastrën, me organizim të mirë për 700 mijë banorë, me asfaltet dhe kalldrëmet, me restorante të shumta, dyqane floriri deri dhe disko. Pak me lart kishte pista për ski profesionistësh dhe për amatorë.
Fjetja ne hotel Egnatia na kujtonte dhe rrugën me të njejtin emër që kalon nga deti nëpër Shqipëri deri në Greqi…. Koha e romakëve….Të nesërmen pas ngrënies së mëngjesit u zhvillua seminari i përmendur që në fillin të këtij reportazhi. Shpejt u nisëm për në Meteora që ishte qëllimi kryesor i këtij udhëtimi. Në autobus vazhdonte muzika dhe barsaletat, ahengu që i bënte entuziastë pjesmarrësit. Meteora ishte një mrekulli e vërtetë e natyres; shkëmbinj gri në ajër...Në majat thikë të shumta shkëmbore ka 25manastire të ndërtuara në shekullin e XV që të shpëtonin nga pushtimi turk dhe të mos ndërronin fe. Janë 5 të tillë të populluara nga murgj dhe murgesha, kuptohet të veçuar. Kishte shkollë dhe tunele të vegjel për të shkuar deri aty. BUKURI e RRALL!!!
Por ne pamë me hollësi manastirin më të madh, ku grave vizitore që në hyrje u jepnin funde basme që të mbuloheshin!! Aty kishte dhe muzeume të librave të vjetër, antikuare dhe kodikë, natyrisht me përmbajtje fetare por që më tepër na tërhoqi ne si çift me gruan time Etleva, si specialiste e kësaj fushe, (që i kemi edhe në shtëpi). Pjesa tjetër e muzeut kishte ikona të ndryshme, pa të cilat nuk kuptohen vendet e shenjta. Por si i kanë ndërtuar vallë? Psh, shkëmbi në formë si 15 katëshi që ka në majë manastirin. Duhet të shkosh e të shijosh!! Vizitorët ishin të shumtë, me vetura dhe autobuzë. Foto të shumta, të fiksuara në celularët tanë që do i shohim gjatë edhe ne e brezat e pasëm, duke ju shtuar kuriozitetin dhe dëshirën për ta parë e vizituar. Kësaj vizite ju shtua edhe ngjitja e katër alpinistëve në këto shkëmbinj të mprehtë, sa dhe për t’i parë të vinte frikë. Poshtë Meteoras shtrihet fshati Kallamak, ku hëngrëm edhe drekë sipas kërkesës personale. Fati i madh që moti na mbajti mirë për të parë këto bukuri përrallore. Kthimi në rrugët shumë të bukura nëpërmjet 10 tuneleve, mes mjergullës që kur lartësia u ul u zhduk. Kthimin e bëmë me çiftin Afrim e Lavide Ibrahimin, me veturë, duke patur keqardhje që lamë grupin e mrekullueshëm të autobuzit me farmacistë e mjekë, me biseda tërheqëse e humor.
Kthehemi në shtëpi të dielën, për të filluar javën me punën dhe jetesën e përhershme. Gjatë rrugës lumi tërheqës Vjosa, e cila duhet të ruhet nga ndërhyrjet e ndryshme për HEC-et, por që janë edhe të nevojshme.

Të tilla takime paçim përherë!



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes