l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

OBVL dhe Shtëpia Botuese “M&B” prezantojnë librin e 20-të të publicistit, poetit e shkrimtarit Sakip Cami

“LANÇ në Dibër”, vepër dinjitoze në fondin e letërsisë sonë dokumentare

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ të populllit shqiptar (OBVL) dhe Shtëpia Botuese “M&B”, në vigjilje të jubileut të lavdishëm të 75-vjetorit të çilirimit të atdheut, promovuan librin “LANÇ në Dibër”, që u vlerësua si një ndër veprat më të arrira të publicistit, poetit e shkrimtarit, tashmë të mirënjohur Sakip Cami. Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, Kryetari i OBVL kol.ing.Myfit Guxholli, prof. dr. Bernard Zotaj, prof.dr.Zaho Golemi, nënkryetari i OVLANÇ të Kosovës Bashkim Hisari, kreu i Unionit të Krijuesve dribranë Fatos Daci, historiani Mehmet Hasani, ish-ministrja e Arsimit Tefta Cami si dhe botuesi Bujar Karoshi evidentuan vlerat e këtij libri që mbush vaakumin e krijuar për një nga periudhat më të lavdishme të historisë së Shqipërisë. Ky libër që u promovua më 24 Nëntor 2019 në sallën “Shpataraku” të Muzeut Kombëtar në prani të elitës intelektuale dibrane dhe personaliteteve tjera akademike të kryeqytetit, i botuar në kuadrin e 75-vjetorit të çlirimit të atdheut nga okupatori nazifashist, hyn me dinjitet në fondin e artë të letërsisë dokumentare.
Redaktori i librit “LANÇ në Dibër”, z.Halil Rama, që ishte dhe moderator i këtij aktiviteti promovues, ndër të tjera tha se “LANÇ në Dibër” është libri që hedh dritë për ngjarje e fakte të mbetura disi në errësirë, ose të shtrembëruara qëllimisht e të pasyqruara si të tilla nga historiografia e viteve të para ‘90-tës.

Sipas tij, “LANÇ në Dibër” është një vepër dinjitoze e autorit S.Cami që pasuron dukshëm fondin e letërsisë sonë dokumentare. Kjo edhe për faktin se autori pasqyron me përgjegjësi ngjarje e fakte historike nga aktiviteti i çetave luftarake (Të Dibrës e të Gollobordës, të Batalionit partizan të Dibrës e Brigadës XVII S, si dhe pasqyron veprimtarinë e misionit anglez në Dibër të shoqëruar pothuajse gjatë gjithë kohës nga Dan Kaloshi. Po ashtu autori sjell referenca mjaftë të besueshme nga: Prof.Bernd Ficher, Reginald Hibbert, Fondi i Gjeneral Alberto Parianit (mars-korrik 1943), Neubacher (I dërguar special i Hitlerit për Ballkanin) e nga dhjetra botime të autorëve shqiptarë, duke u ndalur veçmas tek Lufta kundër fashistëve italianë në Dibër e Dibër të Madhe; Lufta kundër nazistëve gjermanë në Dibër si dhe tek Lufta e njësive të mëdha partizane. Kryeredaktoi i gazetës “Veterani” H.Rama, njëherësh redaktor i këtij libri vlerësoi gjithashtu mënyrën dhe stilin e veçantë të të shkruarit nga autori. S.Cami. Duke përshëndetur pjesëmarrësit e shumtë në këtë aktivitet promovues, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi vlerësoi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare si një një zgjedhje politike dhe ushtarake të mençur dhe dinjitoze të popullit shqiptar. Pasi përgëzoi autorin Sakip Cami për këtë vepër dinjitoze, numri dy i dikasterit të Mbrojtjes tha se LANÇ ishte një përcaktim politik dhe ushtarak i Shqipërisë në krahun e duhur gjatë Luftës së II-të Botërore. “Jemi krenarë për mençurinë, sakrificën dhe përkushtimin ushtarak të partizaneve që bënë LANÇ dhe të popullit tonë antifashist”, tha z.Koçi. Më tej, duke reaguar kundër spekullantëve dhe shtremëruesve të historisë së LANÇ, ai tha se “shqiptaret janë dhe do të mbeten antifashistë! Nuk u turpëruan dot gjatë Luftës së II-të Botërore dhe nuk i turpëron dot askush”. Zëvendësministri i Mbrojtjes vlerësoi heronjtë dhe dëshmorët e LANÇ si simbolin më kuptimplotë të nacionalizmit me vepra dhe jo me fjalë. Dhe padyshim, ai që ngjalli interes të jashëzakonshëm në këtë aktivitet promovues të librit të autorit Cami “LANÇ në Dibër”, ishte kreu i OBVL, kol.ing.Myfit Guxholli. Si pjesëmarrës aktiv në LANÇ, ai rrëfeu për pjesëmarrësit kohën kur i inkuadruar në Brigadën e IV-t Sulmuese mori pjesë në luftimet në Zerqan, Dibër të Madhe e Peshkopi, kundër pushtuesve gjermanë dhe mercenarëve vendas të lidhur me pushtuesin.

Prof.dr.Bernard Zotaj, duke evidentuar vlerat dhe veçoritë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Dibër, ndër të tjera tha se “ Përmes këtij libri autori sjell ndihmesën e tij në trajtimin e plotë dhe mbi baza dokumentare të njërës prej zonave më të veçanta e më të mëdha si Dibra, për kohën kur veproi, duke sjellë njëherësh dhe një ndihmesë të çmuar në fushën e Historisë Ushtarake Shqiptare. Autori është përpjekur dhe i’a ka arritur të rindërtojë të plotë imazhin e kësaj zone luftarake, me veçoritë e veta dalluese si në organizim ashtu edhe në veprimtarinë e dendur luftarake, pa lënë jashtë trajtese edhe rolin e spikatur të saj, si një burim njerëzor për ngritjen e çetave, batalioneve dhe të brigadës sulmuese. Në punim, për herë të parë jepet e tërë skema e veçantë organizative, e plotësuar tashmë dhe me të dhënat për drejtuesit kryesor, si dhe me dukuritë e risitë e veprimtarisë luftarake të njësive që vepruan në Dibër. Madje aty sillen në mënyrë të plotë mjaft të dhëna e statistika përmbi formacionet ekzistuese para krijimit dhe të tjerave që u formuan më pas, gjatë veprimtarisë së luftës”.
Më tej, Prof.dr.Zaho Golemi – ish-Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi përgëzoi autorin për këtë vepër dinjitoze, tha se Dibra radhitet ndër rrethet me numrin më të madh të dëshmorëve.
Rreth profilit krijues të autorit Sakip Cami, autor i 20 librave me poezi, prozë, monografi e studime, foli kryetari i Unionit të krijuesve dibranë, z.Fatos Daci që është njëherësh edhe anëtar i Akademisë shqiptaro-amerikane të Shkencave.
Ndërsa studjuesi Mehmet Hasani foli për veçoritë e LANÇ në zonën e Gollobordës, të pasqyruara gjerësisht në këtë vepër të autorit S.Cami.
Vlerat krijuese të këtij autori i evidentoi më dukshëm administratori i Shtëpisë Botuese “M&B” Bujar Karoshi, i cili veçoi seriozitetin e z.Cami në mbledhjen dhe trajtimin e fakteve, cilësinë dhe produktivitetin në krijimtarinë e tij letrare e publicistike. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet promovues i përshëndeti edhe nënkryetari i OVLANÇ të Kosovës, publicisti i mirënjohur Bashkim Hisari. Pasi uroi autorin Cami për këtë kontribut të çmuar në historiografinë e re shqiptare, ai tha se promovime të tilla janë një shembull frymëzimi edhe për drejtuesit e OVLANÇ të Kosovës. Rreth vlerave të librit dhe për ngjarje konkrete të LANÇ në Dibër foli edhe ish-ministrja e Arsimit dhe Kulturës Tefta Cami. Në këtë atmosferë festive, për pjesëmarrësit u shtrua dhe një koktejl.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes