l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA,
gjeneral brigade Manushaqe Shehu, mesazhe vlerësimi dhe mbështetjeje për OBVL-në

KUVENDI I VAZHDIMËSISË SË OBVL-së

• Në Kuvendin e VII-të Kombëtar, veteranët dhe pasardhësit konfirmuan vazhdimësinë e
OBVL-së së krijuar e drejtuar nga dr.Ymer Dishnica dhe gjeneral Rrahman Parllaku

Në Kuvendin e 7-të Kombëtar të OBVL u zgjodhën:

• Kol.Ing.Myfit GUXHOLLI, Kryetar i OBVL;
• Av.Msc.Halil Rama, Sekretar i Përgjithshëm;
• Prof.Dr.Shefqet Hoxha, nënkryetar i OBVL;
• Muharrem Gjoka, nënkryetar i OBVL;
• Mirjana Ohri, nënkryetare e OBVL;
• Maksim Vinçani, nënkryetar i OBVL;
• Kol Deda, Sekretar për çeshtjet organizative të OBVL;
• Tatjana Parllaku, Sekretare për marrëdhëniet e OBVL me intistitucionet shtetërore;
• Sakip Cami, Sekretar për marrëdhëniet e OBVL me organizatat dhe shoqatat homologe brenda e jashtë vendit.

Me datë 1 nëntor 2019 në Akademinë e Shkencave të RSH u mblodh Kuvendi i VII-të Kombëtar i OBVL (Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar).
Ky kuvend mblidhej 6 javë pas ndarjes nga jeta të kryetarit të OBVL, Heroit të Popullit, Nderi i Kombit Gjeneral Rrahman Parllaku. Gjeneral Parllaku u nda fizikisht, por ai do të mbetet nderi dhe lavdia e kësaj organizate.
Kuvendi votoi unanimisht që z.Myfit Guxholli të zgjidhet kryetar i OBVL-së, i cili më pas mbajti raportin për veprimtarinë e organizatës nga Kuvendi i VI e deri më sot (botuar i plotë në faqen 2).
Përveç kryetarëve dhe sekretarëve të 12 organizatave të qarqeve të Shqipërisë në këtë kuvend merrnin pjesë të ftuar nga organizata homologe. Mernnin pjesë Zv.ministri i Mbrojtjes Z. Petro Koçi, Zv.Shefi i Shtabit të përgjithshëm të FARSH Gjen. Brig. Manushaqe Shehu. Organizata e Veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe kryetari i saj Zija Mulaxha dërgoi një telegram urimi. Një telegram urimi nga SHBA dërgoi edhe organizata e grave veterane “Shpresë dhe Paqe” nga Nju Jorku e kryesuar nga Mimoza Dajçi. Telegramet u lexuan nga Sekretari për organizatat homologe dhe mardhëniet me jashtë Sakip Cami.
Kuvendin e përshëndeti Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili në fjalën e tij vlerësoi punën e OBVL-së për pasqyrimin e luftës antifashiste nacional çlirimtare, rolin e kryetarit Rrahman Parllaku dhe shprehu besimin se organizata do të ecë në rrugën e nisur nga ai.
Gjithashtu edhe Zv. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH Gjen.Brig. Manushaqe Shehu duke uruar kryetarin e ri të sapozgjedhur shprehu besimin se OBVL do të vazhdojë në rrugën e kryetarëve të saj Ymer Dishnica dhe Rrahman Parllaku. Gjeneral Parllaku ishte modeli ynë nënvizoi ajo.
Në Kuvendin e VII-të Kombëtar, veteranët dhe pasardhësit konfirmuan vazhdimësinë e OBVL-së së krijuar e drejtuar nga dr.Ymer Dishnica dhe gjeneral Rrahman Parllaku, që nga krijimi i saj para 25 vitesh. Diskutantë të shumtë në këtë Kuvend, si Prof.Dr.Shefqet Hoxha, Ali Demushi, Hyqmet Zane, Kol Deda, Azis Keta, Dashamir Tahiri etj, floën për një histori suksesi të OBVL në këto 25 vite që nga krijimi i saj dhe u angazhuan për vazhdimësinë e OBVL-së sipas Programit dhe Statutit të saj.
Kuvendi i 7-të Kombëtar i OBVL nderoi me Mirënjohje Zv.ministrin e Mbrojtjes Petro Koçi, Zv.Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH Gjen. Brig. Manushaqe Shehu si dhe drejtuesit e organizatave në rrethe: Genc Ballanca (Durrës), Fluturak Vinçani (Korçë) Ligor Haxhi (Përmet), Xhemal Meçi (Pukë) Ali Demushi (Shkodër), Natasha Tahiri e Rajmonda Maleçka (Tiranë).
Në fund, pas miratimit të ndryshimeve në Statutin e OBVL, u zgjodh Këshilli i Përgjithëm I OBVL me 45 anëtarë.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes