l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

PROFIL

LANÇ, epopeja më lavdishme e luftrave të popullit shqiptar

Ing.Myfit GUXHOLLI

Kemi hyrë në muajin jubilar të 75 vjetorit të çlirimit të atdheut nga okupatori nazifashist. Kjo festë duhet të shndërrohet në një impuls të rëndësishëm frymëzimi për të nxitur nga një histori reale të LANÇ edukimin e rinisë me patriotizimin e popullit tonë.
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një nga epopetë e luftërave më të lavdishme që ka bërë populli ynë. Kjo luftë filloi me rezistencën ndaj pushtuesve fasistë më 7 prill 1939 dhe vijoi kundër pushtuesit gjerman dëri në çlirimin e plotë më 29 nëntor 1944.
LANÇ ishte epopeja më e lavdishme dhe që i tregoi botes se si edhe një popull i vogël lufton dhe fiton kundra dy armiqve të mëdhenj. Në vitet 1939-1944, lufta që bëri populli ynë dhe ushtria jonë NÇl na bashkoi me koalicionin e Madh Antifashist: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik dhe Anglia. Ushtria NÇl lindi dhe u plotësua nga populli me njësite guerile, çeta partizane, batalione, grupe operative, brigada, divizione dhe korparmata, të shpërndara në të gjithë territorin duke arritur deri në 70 000 forca partizane.
Nga dita në ditë rritej besimi tek populli, tek UNÇl duke parë konkretisht se e vetmja shpresë ishte lufta ANÇl, prandaj rriteshin dhe forcat partizane, duke u organizuar dhe përgatitur për një sulm të përgjithshëm në të gjithë vendin.
Në tetor 1944 u formuan shumë reparte partizane duke përfshirë edhe divizione. Në të njëjtën kohë ishte çliruar 70-80% e territorit duke përjashtuar qytetet që shtriheshin gjatë rrugëve nacionale që i zotëronin trupat gjermane për lëvizjen e trupave nga Jugosllavia, Greqia e Kosova.
Ne 11 tetor 1944 u çlirua qyteti i Sarandës nga forcat e dy brigadave partizane të cilat filluan sulmin nga Qafa e Gjashtës. Qyteti ishte i rrethuar nga të gjitha anët. Forcat armike të përforcuara me armët e rënda, bënë përpjekje të mëdha për të zmbrapsur forcat partizane, por nuk ia arritën dot qëllimit. Ata u detyruan të lënë pozicionet e luftimit dhe të largohen nga kishin ardhur. Humbjet e armikut qenë të mëdha. Ata lanë 56 ushtare të vrarë dhe një kolonel. Ju zunë 15 topa, 6 makina, 350 pushkë, 25 mitraloza dhe shumë materiale luftarake (Arkivi i degës se Historisë Ushtarake).

Çlirimi i Vlorës më 15 tetor 1944
Pas luftimeve të suksesshme në Sarandë, partizanët e Brigadës së 12-të Sulmuese, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm nisin organizimin për çlirimin e Vlorës. Për mbrojtjen e këtij qyteti, komanda gjermane kishte marrë masa të mëdha duke përqëndruar trupa në Llogara, Tragjas, Rradhimë, Drashovicë, Mavrove, etj. Luftëra të ashpra ishin zhvilluar për të marre këto fshatra dhe do të krijohej një brez ushtarak që të çlirohej Vlora. Humbjet nga forcat armike qenë të mëdha, me të vrare e të plagosur. Mercenarët ishin futur në panik të madh. Forcat armike ishin përqendruar kryesisht në Topull sepse po të merrej ky vend, humbej një pikë strategjike e rëndësishme. Hapej një rrugë që mundësonte çlirimin e Vlorës dhe të një zone më të madhe. Njëkohësisht forcat armike u mbyllën në Vlorë. Në 15 tetor, komanda partizane vendosi të çlirojë Vlorën. Me gjithë përpjekjet e dëshpëruara, gjermanet nuk i rezistuan dot sulmeve të rrepta partizane dhe u larguan në drejtim të Fierit duke djegur dhe urën e Mifolit. Humbjet e gjermaneve në njerëz e materiale ishin të mëdha.

Çlirimi i qytetit të Kuçovës
Pas çlirimit të Beratit forcat partizane u udhëzuan që të kishin shumë kujdes që pasuritë, si vendburimet e naftës të ruheshin të mos digjeshin e të ktheheshin në gërmadha. Komanda fashiste gjermane kishte marrë masa të mëdha duke sjellë edhe forca plotësuese si tanke, artileri të rëndë, etj., mbasi ky qytet ishte një objekt i rëndësishëm për forcat gjermane.
Shtabet e brigadave të 8-të dhe 16-të sulmuese, duke marre një informacion të saktë mbi armikun e studiuan dhe më së fundi vetëm me një sulm të rrufeshëm bënë që të ruheshin e të mos zhdukeshin puset e naftës, distileria, centrali elektrik dhe të çlirohej qytetit pa u dëmtuar.
Forcat partizane ishin në gatishmëri të plotë dhe pa u gdhire mirë, nëpër vendin e minuar kaluan në sulm të rrufeshëm dhe nëpër një tym të dendur çliruar qytetin. Forcat naziste u larguan me humbje duke lënë disa të vrare e të plagosur. Megjithatë, ata bënë shumë dëme. Kështu me 17 tetor 1944 Kuçova u çlirua.

Formimi i Brigadës së 24-të sulmuese
Shtabi i Përgjithshme duke parë situatën në të gjithë vendin dhe që sulmet vazhdonin me sukses nga të gjithë repartet partizane, duke konsideruar që mbështetja e popullit për luftën kundra forcave gjermane rritej dhe nga ana taktike operative nevojiteshin forca rezerve për të arritur në çlirimin e gjithë vendit dhe sidomos të kryeqytetit tonë të dashur, Tiranes, dha urdhër për formimin e forcave të tjera. Njëkohësisht, në disa zona, nga operacionet që bënë gjermanet së bashku me kolaboracionistet, ishin dëmtuar dhe kështu kërkohej rregullimi i plotë i tyre. Me 4 tetor 1944 u krijua në Bicaj të Lumes, Brigada e 24-të Sulmuese.
Në këtë krahinë qysh në vitin 1943 qenë formuar edhe çeta partizane. Shumë bij të kësaj krahine mbushën vullnetarisht radhët e çetës por mbi të gjitha krijuan dhe Brigadën e 24-të Sulmuese. Zona e veprimit të saj ishte të godiste forcat gjermane, Kukës-Prizren. Kjo në bashkëveprimi me Brigadën e 18-të Sulmuese. Me vonë Brigada e 24-të Sulmuese u caktua të vinte në afërsi të Tiranës. Forcat e Brigadës se 24-të i mbanin në presion forcat gjermane duke i goditur here pas here në afërsi të Tiranës. Kjo brigadë dha një ndihmë të çmuar në çlirimin e kryeqytetit. Me vone ajo u inkuadrua në Divizionin e 2-të Sulmues.
Ne vazhdim të urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm për një çlirim të plotë të territorit afrohen dhe forca të tjera në afërsi të Tiranës, që ishin forca me eksperience luftimi siç ishte Brigada e 1-rë Sulmuese, Brigada e 4-ët Sulmuese, Brigada e 5-të Sulmuese, etj.

Brigada e 9-të Sulmuese, 28 tetor 1944
Shtabi i Përgjithshëm krijoi reparte të tjera dhe brigada e deri divizion për të pasur rezerva gjatë luftimeve luftarake përfundimtare në të gjithë vendin. Ushtria jonë Nacional Çlirimtare duke zbatuar urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm në 28 tetor të vitit 1944 themeloi Brigadën e 9-të Sulmuese, duke bashkuar të gjitha batalionet territoriale që vepronin në qarkun e Korçës si “F. Bubani”, “ReshitCollaku”, “Skënder Çaçi”, “Tomori” dhe “Hakmarrje”. Inaugurimi u bë në fshatin Lozhan. Brigada me një efektiv prej 1500 partizanësh u plotësua me kuadro me eksperience të mirë të fituar në luftime nga këto batalione, si dhe armë dhe e municion. Zona e veprimeve luftarake të kësaj brigade ishin Kolonja, Korça, Bilishti. Më 29 tetor kjo brigadë mori sektorin e luftimeve dhe menjëherë goditi kolonën gjermane në Qafën e Qarrit. Kjo brigadë gjatë luftimeve që zhvilloi në rrethin e Bilishtit, Ersekës dhe Pogradecit, i shkaktoi forcave armike gjermane dëme të mëdha. Kjo brigadë zhvillonte luftime deri në postblloqet e qyteteve të ushtrisë armike. Në 22 tetor batalioni i 1-rë i kësaj brigade u rreshtua pranë shtabit operativ të Korçës që të çlironte këtë qytet, ndërkohë që batalionet e tjera vazhdonin veprimet luftarake në zonat e lartpërmendura.Nga goditjet e njëpasnjëshme të partizanëve të kësaj brigade gjermanet u larguan dhe me tërheqjen e trupave mori fund historia e kësaj brigade të LANÇL të Ushtrisë sonë Nacional-Çlirimtare.
Divizioni i 3-të Sulmues
Me 10 tetor 1944 me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm u formua Divizioni i 3-të Sulmues i përbërë nga Brigada e 12-të, e 14-të dhe e 19-tëm me reparte që kishin një eksperience luftarake të zhvilluar nga luftimet e shumta me forcat gjermane në rajonet e tyre.
Në urdhrin e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm thuhej: “Për të njësuar veprimet e Brigadave tona dhe për të bërë më të fuqishme goditjen kundër okupatorit gjerman dhe kolaboracionistëve të tyre, urdhërojmë formimin e Divizionit të 3-të Sulmues i cili do të mbledhë në gjirin e vetë Brigadën e 12-të, 13-të dhe 19-të Sulmuese”.
Njëkohësisht, Shtabi i Përgjithshëm u dërgon përshëndetje të gjithë reparteve të Divizionit të 3-të Sulmues. Ndër të tjera thuhej: “Kemi bindjen se ky Divizion me përbërjen e tij me kuadro dhe partizanë të cilët kane një eksperience të madhe në luftë kundër armikut, do të plotësojë detyrën dhe të ngrejë lart flamurin e ushtrisë sonë heroike dhe duke i dhënë grushte vdekjeprurëse pushtuesit të urryer gjerman.” Ky divizion duke zhvilluar luftime të suksesshme kundër pushtuesve dhe zbatuar të gjitha detyrat e ngarkuara, së bashku me repartet e tjera të Ushtrisë Nacional Çlirimtare do të shpejtonte çlirimin e popullit dhe atdheut tonë të dashur.

Korparmata e I-rë Sulmuese, 20 gusht 1944
Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, me 20 gusht 1944 u formua njësia me e madhe e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, Korparmata e I-rë Sulmuese. Deri në vjeshte të vitit 1944 në përbërje të Korparmatës përfshiheshin Brigada e 1-rë, e 6-të, e 7-të, e 15-të, e 17-të, e 22-të, 23-të, e 24-ët dhe e 28-të të cilat i takonin Divizioneve të 1-rë, 2-të dhe të 4-ët. Të gjithë këto forca kryenin veprimet luftarake të tyre në të gjithë zonat e Shqipërisë se Mesme e të Veriut e kryesisht në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Peshkopisë, Kukësit dhe Shkodrës. Duke zbatuar me vendosmëri urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm, partizanët e partizanet, komandantët e komisarët heroikë të Korparmatës se 1-rë Sulmuese luftuan me trimëri dhe me përkushtim duke ndihmuar fuqimisht në çlirimin e vendit.

20 ditë luftime të shpra për çlirimin e kryeqytetit
Më 17 nëntor mbushen 75 vjet nga çlirimi i Tiranës, datë që përbën një nga ngjarjet më kulmore në Historinë e LANÇ. Në Luftën për çlirimin e Tiranës morën pjesë 8 brigada të inkuadruara në Korparmatën e Parë të UNÇ të drejtuar nga Dali Ndreu, Hysni Kapo, Mehmet Shehu e Qazim Kondi. Në këtë betejë të lavdishme ub dalluan veçanërisht partizanët e brigadave të I-rë, IV-t, VIII-të, X-të e XVII-të. Sulmi partizan për marrjen e Tiranës, filloi me 29 tetor 1944 e konsistoi në përqendrimin e brigadave të mësipërme në territoret e përcaktuara nga Shtabi i Përgjithshëm. Brigadat partizane synonin marrjen e objektivave konkrete brenda Tiranës, si Ministritë, Pallatin e Brigadave, etj., dhe mbështetjen e aksioneve të kombinuara, deri në fitore.
Me gjithë sulmet e shumta e të shpeshta të gjermanëve (2-3 në ditë), Brigada e 4-t, në harkun e 13 ditëve arriti të kryejë e përballojë rreth 60 sulme e goditje, shumicën me fitore. Nga këto veprime ushtarake, në situatë lufte të ashpër pati humbje të mëdha në njerëz. Vetëm në një betejë p.sh, Brigada e 4-t, humbi 31 partizanë, ndërsa lufta e Tiranës mori jetën e 127 partizaneve e partizanëve, nga të cilët, 98 të Brigadës së 4-t. Kjo brigadë mbajti peshë të konsiderueshme në këtë mësymje partizane, së bashku brigadën e parë e të tjera, duke luftuar në sektorin më të vështirë e më të fortifikuar gjerman, në Tiranë e rreth saj. Ndërkohë, edhe Brigada e Parë me luftë të përgjakshme arriti të marrë lindjen e Tiranës, zonën e spitalit, pazarin e ri deri tek Xhamia e Vjetër, ku qëndresa e gjermanëve qe shumë e fortë. Luftimet zhvilloheshin të ashpra me tërheqje e avancim të vazhdueshëm. Brigada e 4-t, që synonte Tiranën e Re, ish-bllokun gjithashtu, hyri e u tërhoq disa herë në këtë zonë ku gjermanët kishin qendra të fuqishme zjarri. Marrja e Tiranës, si objektivi më madhor i momentit të luftës partizane, solli si pjesëtare brigadat e tetë, dhjetë e shtatëmbëdhjetë. Pjesë e planit strategjik për marrjen e Tiranës, ishin ruajtja e mbrojtja e rrugëve kryesore Tiranë-Durrës, e Tiranë-Elbasan, detyrë kjo, ngarkuar brigadave të dymbëdhjetë, shtatëmbëdhjetë e njëzet e katërt. Ndërkohë, brigadat e tjera vazhdonin luftimet pa reshtur duke avancuar në rrugica, rrugë, shtëpi e lagje. Gjermanët kuptuan rëndësinë e sulmit partizan dhe vendosen futjen e brigadave midis dy zjarreve, duke sjellë forca shtesë, si autokolonat e nisura nga Greqia e Jugosllavia, nëpërmjet rrugës së Elbasanit. Forcat partizane u ripozicionuan e përballuan dy njësitë e sapo mbërritura gjermane, njëra prej 200 forcash në Mushqeta, (Krrabë), e tjetra prej 300 forcash, në Peqin. Luftimet me trupat e përforcuara gjermane u zhvilluan të rrepta dhe në sajë të armatimeve të forta e të rënda të formacioneve të gjermanëve, rreth 300 prej tyre, ushtarë e oficerë, çanë brezat partizane e hynë në Tiranë. Humbjet ishin të shumta dhe në radhët e partizanëve që me vetëmohim mbronin çdo pëllëmbë të Tiranës. Dhe pse hynë në Tiranë mes kufomash, tankesh e makinash të shkatërruara, gjermanët e ndjenë që rrethimi sa vinte ngushtohej e që e vetmja rruge e tyre për tërheqje qe rruga e Kavajës. Lufta e Krrabës, përgjysmoi forcat gjermane e mbylli një shteg lëvizjeje për ta. Luftimet brenda Tiranës bënë që gjermanët, së fundi me 16 nëntor, të tërhiqnin dhe forcat e fundit të mbetura në Tiranë e të vazhdonin nga Vora drejt Shkodrës. Në mëngjesin e 17 nëntorit, Tirana u çlirua nga forcat partizane dhe vërshimi triumfator i forcave partizane, mbushi rrugët. Populli i Tiranës që luftoi krah partizanëve e që ndihmoi me çdo mjet këtë mësymje, shoqëroi luftëtarët në rrugë duke festuar e shprehur gëzimin e fitores me brohoritje, këngë e përqafime.
Pas çlirimir të Tiranës ishte e afërt dita e çlirimit të plotë të Shqipërisë. Ushtria NCÇl i dha goditje përfundimtare forcave armike, duke shënuar fitorën përfundimtare dhe duke e rrnditur Shqipërinë me fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore.

*Kryetar i OBVL



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes