l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Perkujtimore

Dëmtimi i monumenteve të LANÇ, akt
vandal kundër interesave të kombit

 

Nga Bashkim Hisari

Ditë më parë, në Eshtnorën Përkujtimore të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) në Çabrat të Gjakovës, që me vendimin e Asambles Komunale të këtij qyteti mban emrin e heroit të popullit Fadil Hoxha, persona të panjohur dëmtuan pjesën ku ruhen eshtrat e dëshmorëve. Kryesia e Organizatës së veteranëve të LANÇ të Kosovës, shprehu shqetësimin dhe dënoi fuqimisht këtë akt vandal dhe barbar të dëmtimit të këtij monumenti të dëshmorëve të LANÇ.
Sivjet kur po festojmë përvjetorin e 75-të të fitores nga fashizmi dhe kur populli i Kosovës bashkë me tërë botën përparimtare vlersojnë lartë Luftën e lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare, dëmtimi dhe demolimi i monumentit të dëshmorëve në Çabrat është shembull shumë i trishtë dhe degradues për qytetarët e Gjakovës dhe Kosovës. Janë të fuqishme faktet të panumërta për vlerat e partizanëve kosovarë në LANÇ sa ua verbojnë sytë të gjithë atyre që mundohen të fshijnë nga historia kontributin dhe meritat madhështore të mbi 53.000 luftëtarëve dhe rreth 6.200 dëshmorëve kosovarë, të cilët në luftën më të përgjakshme në historinë e njerëzimit flijuan jetën për të siguruar të drejtën për vetëvetvendosje, liri dhe barazi.
Veprimet të tilla vandale janë apsolutisht absurde dhe shprehje e mentalitetit të nënshtruar të varfërisë shpirtërore e morale të individëve që mundohen pa sukses të errësojnë dhe të fshijnë nga historia kontributin, sakrificën dhe meritat madhështore të veteranëve dhe dëshmorëve të LANÇ-s. Ata që kanë kokën dhe mendjen e gabuar, vepruan ashtu siç kanë vepruar edhe forcat kriminale serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe harruan se shteti që kemi sot ka kushtuar shumë shtrenjtë.
Çfarë shembulli i keq! Duke injoruar qenjen morale të njeriut dhe menduar se mund të bëjnë ç’far t’i vijë në mendje, të veprojnë kundër interesave të mbarë popullit dhe të kombit, këta njerëz të mbytur nga padituria dhe të ndarë nga e vërteta, tregojnë se çfarë kanë në zemër. Padyshim, si Lubia e pangopur dëshmojnë se i janë dorëzuar trathtisë dhe dhunës për të shtrembëruar realitetin historik.
Fatëkeqësisht, hapësira mediatike e Kosovës ishte indiferente dhe mbeti e shurdhër për këtë ngjarrje të shëmtuar që tek shumica e kosovarëve shkatoi zemërim të madh dhe u trajtua si sjellje e keqe, fyerje dhe padrejtësi. Andaj, është detyrë e organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe komunës së Gjakovës të marrin masa urgjente dhe konkrete që të identifikojnë, denojnë dhe të pengojnë të gjitha veprimet e dhunëshme të individëve që dëshirojnë të ringjallin fashizmin, të ndjellin frikë dhe dëmtojnë proceset demokratike në Kosovë. Përndryshe, sjellje të tilla të njerzëve të fshehur do të bëhen model dhe llap i veprimeve të dëmshme ndaj vlerave të simboleve të LANÇ-s dhe proceseve demokratike që janë të apravuara dhe të dëshirueshme për shumicën e popullatës shqiptare.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes