l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Krahas misionit britanik SOE, ata ndihmuan me armë, ushqime, ekspertë ushtarake në luftën kundër pushtuesit

Zyra e Shërbimeve Strategjike (OSS) gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri!

 

… 26 Korrik 1944! John O’Keefe, Sali Doda dhe Vangjel Qiriazi zbresin me parashutë nga avioni C-47 në Shqipëri për të shtuar kontigjentin e OSS-it në Helmes…misioni Perry Unit

Pak dihet për këto ngjarje në Shqipëri dhe në USA. Të dhënat e OSS-it, që me vonë u shndërrua në CIA, nuk u bënë publike deri në vitin 1975. Pasi ishte pikërisht ky viti që shënoi edhe fillimin e rikthimit të tyre në Arkivat Kombëtare dhe rregjistrimin e fakteve. Ndryshe nga britanikët, amerikanët ishin të rinj në praktikën e inteligjencës dhe spiunazhit kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore. OSS u formua vetëm pas 7 dhjetorit 1941, kur Shtetet e Bashkuara, të kapur në befasi nga sulmi japonez në Pearl Harbor, hynë në luftë. Misioni i OSS-it në Shqipëri drejtohej nga Harry T. Fultz, i cili e njihte mirë Shqipërinë.
Në një natë të ftohtë nëntori të vitit 1943, Dejl Mekadu zbarkoj në bregdetin shqiptar me një grup agjentësh te OSS-it që sapo ishte formuar për të mbështetur përpjekjet luftarake të aleatëve. Ekipit te Mekadu-t i bashkohet edhe kapiteni Tom Stefani, një oficer i OSS-it nga Bostoni, i lindur nga prindër emigrantë shqiptarë.
I përbërë nga disa oficerë te zotë dhe mbi 30 të tjerë (shumica me origjinë shqiptare) OSS i futi anëtarët e tij në Shqipëri nëpër natë me parashutë, me anije të kapura nga italianët, duke kapërcyer detin të patrulluar nga nazistët. Atje ata vepruan nëpër shpella bregdetare përgjatë ishullit te Karaburunit, duke j’u shmangur patrullave gjermane para se të bashkonin forcat e tyre me partizanët shqiptarë.
Krahas misionit britanik SOE, ata ndihmuan me armë, ushqime, ekspertë ushtarake në luftën kundër pushtuesit. Ata kërkuan të bëheshin sulme ajrore kur u pa e nevojshme.
Qellimi i parë i aleatëve ishte që të mbanin disa divizione gjermane në shqipëri me synim që të mos dërgoheshin në Itali ku Aleatët po bënin luftime të ashpra.
Qëllimi i dytë ishte që ti mbanin gjermanët jashtë balancës në lidhje me mundësine e ndonje zbarkimi te Aleatëve në brigjet shqiptare. Këtë anglezët e bëne mire pasi grupi i shkretëtirës i distancave te largëta bëri disa inkursione përgjatë bregdetit shqiptar si dhe në brendësi.
Qëllimi i tretë ishte shpëtimi i pilotëve aleatë të rrëzuar, që hidheshin të detyruar nga aeroplanët e tyre të dëmtuar pasi kishin bombarduar zonat naftëmbajtëse në Rumani.
Këta burra ndërtuan një sistem efikas të shërbimit të fshehtë që i dhanë aleatëve informacione tepër te cmuara mbi nazistët. Sot, në 75 vjetorin e Çlirimit te Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, krahas qindra dhe mijra të rinjsh shqiptarë që luftuan me trimëri, duhet të kujtojmë edhe këta burra për sakrificën e tyre.
Në këtë mënyre inkurajohet guximi për të luftuar për atë çka është e drejtë, edhe kur kjo bëhet e vështirë nën thundrën e pushtuesve të huaj.

Disa nga anetaret e OSS:
1. Harry T. FULTZ
2. Thomas E. STEFAN
3. Dale McAdoo
4. James W.HUDSON
5. Nick KUKICH
6. John H. O’KEEFE
7. Sterling HAYDEN
8. Lloyd G. SMITH
9. Vangel KYRIAS
10. Sali DODA
Referencat:
National Archives at College Park, MD, USA, OSS during WW2 - Albanian Unit
Record Group 226




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes