l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Si u mposht ekspedita fashiste e Xhafer Balit nga malësorët trima të Reç e Dardhës

U festua 76 - vjetori i clirimit të Përmetit

Muharem Kamani

75-vjetori i çlirimit të Përmetit nga pushtuesit nazifashitë u festua madhërishëm. Sheshi kryesor i qytetit “Abdyl Frashëri” dhe fasada e “Përmendores së Partizanit” ishin zbukuruar me flamuj, banderola, kurora dhe tufa me lule.
Festës i dhanë gjallëri këngët dhe marshet partizane. Pjesëmarrësit vizituan me interes ekspozitën fotografike me aspekte nga luftimet për çlirimin e Përmetit, vendosur te sheshi përpara përmendores.
Personalitetet e pranishme pranë përmendores vendosën kurora dhe tufa me lule. Nën tingujt e Himnit Kombëtar qëndruan 1 minutë heshtje për të nderuar sakrificat dhe gjakun e të rënëve në luftën për çlirimin e qytetit. Mes qytetarëve të shumtë ishin të pranishëm veteranët shekullorë Visho Jemini e Veiz Dervishi, pasardhës të veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve.
Nderuan me pjesmarjen e tyre Prefekti i Qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj dhe N\prefekti i Përmetit, EdvinTuci, deputetja Mirela Kumbaro, Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha, Kryetarja e N\ kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Lindita Rova dhe Hodajn Selmani, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Anila Mihali etj.
Moderatorja e kësaj veprimtarie Aleksandra Doni ja dha fjalën përshëndetëse Prefektit të Gjirokastrës z. Astrit Aliaj i cili midis të tjerash tha se kjo datë do kujtohet brez pas brezi si dita e revoltës së bashkuar të përmetarëve ndaj pushtuesve nazi-fashistë, që dha shpresë dhe besim që Përmeti të çlirohej nga pushtuesit.
Prefekti Aliaj vijoi më tej se “Ky vit përkon me 75-vjetorin e çlirimit të atdheut, ku në rang prefekture janë përgatitur dhe planifikuar aktivitete me karakter historik e kulturor në kujtim të datave historike, të cilat do kulmojnë me konferencën shkencore: “Qarku i Gjirokastrës gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Pjesëmarrësit në këtë festë jubilare të 75-vjetorit të çlirimit të Përmetit i përshëndeti gjithashtu kryebashkiakja Alma Hoxha e cila foli për rolin e Përmetit si një qëndër e rëndësishme e lëvizjes antifashiste dhe që nuk e ndali luftën në asnjë moment. Ajo evidenoi gjithashtu faktin që rrethi i Përmetit i dha luftës 185 dëshmorë dhe heronjt e popullit Musa Fratari, Skënder Caci dhe Meleq Gosnishti.


Mes atmosferës festive përmetarët i përshëndeti në këtë ditë të shënuar edhe deputetja Mirela Kumbaro.
Për pjesëmarrësit, Qëndra Kulturore dhe nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” dhanë një concert muziko - letrar. Festa u mbyll nga Grupi i sazave të Qëndrës Kulturore me kolazh këngësh partizane, tëcilat i dhanë një atmosferë festive kësaj veprimtarie kushtuar 76 – vjetorit të çlirimit të Përmetit.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes