l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Homazhet u mbajtën në Muzeun Historik Kombëtar, të hënën e 16 shtatorit, të organizuara nga protokolli zyrtar i shtetit

Përcillet Kryetari i OBVL, gjeneral Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit

Përmes një ceremoniali shtetëror, më 16 shtator 2019, qytetarët e Tiranës përcollën me të gjitha nderimet që meritonte gjeneralin më jetëgjatë në Shqipëri, Rrahman Parllakun, në moshën 100- vjeçare.
Homazhet dhe nderimet e fundit gjeneral Rrahman Parllakut – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, iu dhanë në ambientet e Muzeut Kombëtar, aty ku ai kishte organizuar me dhjetëra konferenca dhe festime me veteranët e luftës. Garda e Republikës ishte e pranishme gjatë gjithë ceremonialit, ndërsa ora 14:00 shënoi daljen e arkëmortit, i cili u vendos mbi shtratin e topit për ta përcjellë me nderime nëpër rrugët e kryeqytetit.


Falë meritave dhe cilësive që lidhen me karakterin e gjeneral Parllakut, ai u nderua nga qytetarë të thjeshtë, anëtarë të Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës, por dhe përfaqësues të institucioneve më të larta të vendit. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri homazhe dhe la një shënim në librin e përshtypjeve, ndërsa do ta cilësonte gjeneral Parllakun si “partizanin fitimtar antifashist, i cili më pas u burgos dhe u internua nga regjimi diktatorial”.
“Sot, që është një ditë historike për mbarë popullin dhe kombin tonë, 16 shtatori, Dita e Konferencës së Pezës, dita e besëlidhjes së të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje në luftën për liri, nuk e mendoja se do të ishte edhe dita kur do t’i thoshim lamtumirën e fundit gjeneralit Rrahman Parllaku, njërit prej komandantëve më të lavdishëm të Luftës Antifashiste, të luftës për liri, por edhe njërit prej personaliteteve më të mëdha të Ushtrisë sonë, një personaliteti publik me kontribute të jashtëzakonshme në të gjitha kohët”, u shpreh Presidenti Meta.


Në homazhe morën pjesë dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zv/shefe e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Manushaqe Shehu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Për t’i dhënë lamtumirën gjeneralit fitimtar të tri kohëve, Heroit të Popullit që udhëhoqi luftën për çlirimin e Kosovës, që denoncoi me forcë edhe në arenën ndërkombëtare krimet e genocidin serb ndaj kosovarëve dhe që mbështeti fuqishëm pavarësinë e saj, kishin ardhur dhe një delegacion i Organizatës të Veteranëve të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i kësaj Organizate, Zija Mulhaxha.


Ndërkohë, në bllokun e ngushëllimeve, dhejtra personalitete të jetës politike e publike të vendit shprehën vlerësimet e tyre për gjeneralin legjendar, i cili më pas u përcoll mbi shtratin e topit për në banesën e përjetshme, në varrezat e Tufinës. Këtu fjala e lamtumirës u mbajt ngë Nënkryetari i OBVL-së, kolonel Myfit Guxholli. Varri i tij u mbulua nga dhjetra kurora e tufa me lule.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes