l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Gjatë luftimeve brenda dhe jashtë kufirit shtetëror, nga kjo Brigadë ranë dëshmorë 107 partizanë dhe kuadro

75 vjet më parë u formua Brigada e
XXII Sulmuese Partizane e Pezës

Urdhrin e krijimit e komunikoi Heroi i Popullit Myslim Peza. Kristo Themelko, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, i dorezoi flamurin e brigadës Sali Verdhës, i cili u caktua komandant i kësaj njësie luftarake

Shtatëdhjetëepesë vjet më pare, më 18 shtator 1944, u formua Brigada XXII Sulmuese e UNÇl Shqiptare, në Pezë të Tiranës. Kjo Brigadë, ashtu si edhe brigadat e tjera, u krijua me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, mbi bazën e katër batalioneve të Grupit Partizan të Pezës, më 18 shtator 1944, në Pezë. Brigada XXII Sulmuese Partizane pati me një efektiv fillestar 1236 veta, ndërkohë radhet e saj u shtuan deri sa arriten në 1400 partizanë.
Urdhrin e krijimit e komunikoi Heroi i Popullit Myslim Peza. Kristo Themelko, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, i dorezoi flamurin e brigadës Sali Verdhës, i cili u caktua komandant i kësaj njësie luftarake. Ai i në emër të efektivit u betua para flamurit, se do ta mbanin të papërlyer këtë simbol të brigadës e do ta mbronin po qe nevoja edhe me gjak. Në përberje të efektivit të brigadës, bënin pjesë partizanë dhe kuadro të viteve 1940, 1941, 1942, 1943 etj. që kishin një përvojë të gjatë lufte. Partizanë të vitit 1940 ishin, ish-pjesëtarë të çetës së parë patriotike te Pezës si Shaban Rexha, Skënder Myslim Peza, Dije Myslim Peza, Emin Çelmeta, Fadil Çelmeta, Hamdi Grori, Shaban Durishti, Sherbet Harizi, Selman Grori, Zyber Loshi, Myrteza Karaj, Ymer Kurti, Telha Zgura, Xhevdet Petrela etj. Në brigadë bënin pjesë 34 vajza me në krye Dije Myslim Pezën.


Peza qe baza ku formua Brigada XXII “S” partizane, me komandant Salë Verdhën dhe komisar Tonin Jakovën, e cila mori nga ajo, jo vetëm partizanet më të mirë, por edhe përvojën luftarake dhe shpirtin e sakrificës, që e çoi atë nga fitorja në fitore, në betejat për çlirimin e krahinës së Mirditës e të Pukës, por edhe të Shkodrës me 29 Nëntor 1944, në kuadrin e Operacionit të Divizionit II të UNÇSH. Për të kaluar pastaj në përbërje të Divizionit VI “S”, në ndjekje të hordhive naziste, me thirrjen; “Deri në Berlin!”, me beteja mbi rrugët dhe mbi vijat e fortifikuara, për çlirimin, bashkë me partizanët vendas, të disa qytetet të Malit të Zi e të Bosnjës, deri në Vishegrad.
Brigadës iu ngarkua detyra për të pastruar te gjitha çerdhet dhe pikat mbështetëse të armikut në zonat përreth Tiranës, Durrësit, Shijakut, Kavajës, Rrogozhinës, Peqinit etj. detyrë që e kreu me përkushtim dhe nder. në sajë të luftë së saj heroike, të trimërisë e guximit e partizan u shpartalluan forcat nazifashiste e balliste qe ishin përqendruar e fortifikuar në afërsi të Shijakut, Arapje, Pjeshkëz, Kuç, Kus, Gjokaj, Kashar e deri në Vorë dhe më 1.10.1944 me një luftë të befasishme dhe të studiuar mirë, çliruan Ndroqin.
Me urdhër të shtabit te Divizionit II me 7 tetor 1944, brigada niset për në Veri ku mori pjesë në luftime kundër nazistëve gjermanë dhe mercenarëve të Gjon Markagjonit, Kol Bib Mirakës tej. Ajo mori pjesë në çlirimin e Mirditës dhe u përlesh me armiqtë në Gziq, te Ura e Fanit, Shpal e Pukë, duke u zhvilluar luftime deri edhe trup me trup. Në Gziq te Mirdites nazistët e bashkëpunëtorët patën humbje të shumta. Për këtë arsye nazistët kapin e torturojnë dhe pastaj i pushkatojnë 13 veta, pjesëtar të çetës vullnetare territoriale të Mirditës, dogjën 15 shtepi, grabitën gjënë e gjallë dhe bereqetin.
Pas Çlirimit të Mirditës dhe të Pukës brigadën e drejtuan komandant Sali Verdha, komisar Tonin Jakova, zv/komandat Shaban Rexha, zv/komisar Sadik Bocaj, sekretar i rinise Iljaz Reka, intendent Rexhep Kollçaku. Më vonë komisar u bë Nimet Ymeri, komandant Rexhep Zuna cili ra dëshmor, dhe e zëvendësoi Neshat Hysi, deri në suprimin e brigadës, me 30.04.1946.


Brigada mori pjesë në çlirimin e Shkodrës ku partizanët e së cilës, së bashku me partizanë të brigadave të tjera dhe të njësive partizane të Shkodrës, zhvilluan luftime të jashtëzakonshme kundër nazistëve e reaksionarëve të vendit që ishin grumbulluar aty, për t’u nisur jashtë bashkë me nazistët. Batalioni IV i kësaj Brigade, në oren 7.30 të datës 29 nëntor, hyri i pari në qytet. Populli i priti me tufa me lule, me brohoritje entuziaste të papara e me këngë e valle. Rreth orës 8.30 te kësaj date, nga ballkoni i prefekturës se Shkodres, zv/komisari i Batalionit IV te kësaj brigade, Irfan Çelkupa përshëndeti popullin e Shkodrës dhe luftëtarët çlirimtarë dhe dha sihariqin e madh se me çlirimin e Shkodrës u çlirua njëherë e përgjithmonë gjithë Shqipëria.
Menjëherë pas çlirimit të Shkodres, me urdhër te Shtabit te Përgjithshëm te Ushtrisë Nacionalçlirimtare, më daten 2.12.1944, Brigada kaloi kufirin shtetëror në ndjekje të armikut dhe duke manifestuar frymën e lartë internacionaliste luftoi për çlirimin vëllezërve të Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë dhe të popujve të Jugosllavisë. Më 14. 02.1945, pas shumë luftimesh të ashpra, u be e mundur te çlirohet Vishegradi, për çlirimin e të cilit u zhvilluan 100 dite luftime nga Brigada VIII dhe brigada XXII. Pas këtyre luftimeve me urdhër te Shtabit te Përgjithshëm te Ushtrisë Nacionalçlirimtare, brigada u kthye ne Kosove ku zhvilloi luftime të ashpra e të vendosura kunder mbeturinave çetnike. Dhe në janar 1946 Brigada kthehet në Atdhe, në Elbasan, duke përshkuar një rrugë prej 3500 km në një temperaturë që shkonte deri edhe minus 25 gradë Celsius duke çarë dëborën që arrinte deri në 2 m lartësi, veshur keq e me ushqim të pakët, por me idealin e madhe të çlirimit.
Gjate luftimeve brenda dhe jashtë kufirit shtetëror, nga kjo Brigadë ranë dëshmorë 107 partizanë dhe kuadro, mes tyre dhe pionieri 14 vjeçar Heroi i Popullit, Met Hasa dhe mbi 80 partizanë te tjerë u plagosën duke mbeten për tërë jetën invalidë të LANÇ.


28 vjet me radhë po ulërasin e shpifin për LANÇ e për drejtuesit e saj, armiqtë e asaj epopeje të lavdishme. Ata që mbrojnë e etërit e tyre që nuk i mbron dot askush, sepse ata u bashkuan me pushtuesit nazifashistë e luftuan kundër popullit e partizanëve të tij. E ata që luftojnë kundër popullit të tyre e kanë vendin në koshin e historisë. Shpifjet, intrigat, tentativat për shtrembërimin dhe përmbysjen e historisë së LANÇ, janë turp i botës. LANÇ, ishte dhe mbetet maja e Historisë së Luftërave.
Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, kundër pushtuesve nazifashiste (1939-1944), përbën një Epope Lavdie të historisë shekullore të luftërave të popullit shqiptar për liri, pavarësi, sovranitet e progres shoqëror.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes