l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Lufta partizane u manipulua me paramendim nga E. Hoxha me ndihmën e jugosllavëve, për të siguruar pushtetin e mbas luftës

Nexhip Vinçani, “pro apo kundra” me Çelo Hoxhën !

Maksi Vinçani

Kur gëlonin opinionet me vlerësimet për “listën e zezë” tek libri “Krimet e komunistëve” e në disa diskutime u përfshi dhe emri i xhaxhait tim N.Vinçani, i telefonova Z. Çelo Hoxha e i propozova një takim për një kafe miqësore, me qëllim njohje reciproke, ku mund të këmbenim nga afër mendimet me njëri tjetrin. Z. Hoxha e pranoi ftesën; por takimin, për arsye praktike, nuk e kemi realizuar deri tani dhe besoj se do realizohet në të ardhmen. Ndërkohë një gjykim më i gjërë më imponon mendimin se Nexhipi dhe sidomos veprimtaria e tij, nuk i përket vetëm familjes, por më gjërë; e marrë si pjesëz e historisë. Prandaj vendosa ta paraqes shkrimin në publik, duke e konsideruar këtë si një obligim ndaj njerëzve të mij që nuk janë sot në jetë, por dhe si një shërbim modest për të nxitur gjykimin e ekuilibruar mbi mënyrën e të konceptuarit e të vlerësuarit të historisë. Shkrimi paraqitet ashtu siç u shkrua në atë kohë, por tashmë në formën: “Letër e hapur”.
Zoti Çelo Hoxha! Fillimisht dua të sqaroj se, personalisht bëj pjesë në atë kategori që besojnë se lufta partizane u manipulua me paramendim nga E. Hoxha me ndihmën e jugosllavëve, për të siguruar pushtetin e mbas luftës. Kjo, duke shfryëzuar dhe shpërdoruar motivin e vërtetë të pjesëmarrjes masive të popullit patriot si: rezistenca ndaj pushtimit të huaj por edhe për një jetë më të mirë. Ndër kohë jam i mendimit se edhe udhëheqjet e grupimeve të tjera (jo partizane) vepruan me mënyrë respektive. Në arenën e këtyre zhvillimeve pati dhe veprime të padëshiruara nga të dy palët. Por, sipas mendimit tim, këto nuk e errësojnë në asnjë mënyrë sakrificën dhe kontriboutin e pjesëmarrësve dhe pa tjetër, të udhëheqësve të rezistencës dhe jam përpendikular, kundra, me disa vlerësime në librin tuaj që këta shqipëtarë pa përjashtim, të emërtohen kriminelë. Për më tepër, kjo bëhet thjeshë, duke rrjeshtuar në libër listën e drejtuesve të formacioneve partizane me funksione, kryesisht nga batalion e lart e duke i futur të gjithë në një kallëp, me gjykimin se udhëheqësit e formacioneve partizane (paralel me lufën kundër pushtuesit), kontribouan për të ardhur në pushtet një regjim që rezultoi fatal për Shqipërinë; duke bërë aluzion se gjithë këta udhëheqës pa përjashtim, janë bashkëfajtorë dhe po aqpërgjegjës sa E.Hoxha me stafin e tij. Sidoqofë përsa i përket vlerësimit analitik të ideve që përcjell libri juaj nuk do ndalem, mbasi për temat në fjalë, janë prenoncuar e do të shprehen edhe në të ardhmen njerëz kompetenë, në mënyrë shkencore, pa paragjykime e të painfluencuar. Unë nga ky libër (nga lista) veçova dhe interesohem për njërin nga personat e familjes time, Nexhip Vinçani i cili ka qënë udhëheqës në formacione partizane, më pas oficer i lartë në Ushtrinë Shqipëtare e në vazhdim u persekutua. Ju keni sqaruar në libër se kriteri juaj për përfshirjen në lisën për krimet, ëshë përgjegjësia kolektive (të tjerë mendojnë ndryshe). Po ashtu në mënyrë selektive dhe pa asnjë lidhje me objektin (thjeshtë për ta ulur Nexhipin dhe luftën e partizane), citoni oficerin britanik Smail, i cili nuk e vlerëson N.Vinçanin si drejtues ushtarak por si guerilas. Me këtë logjikë ju merrni vendimin për t’a theksuar me bold (për ta nxirë) emrin e tij të nderuar duke e renditur si kriminel (nxjerrë nga konteksti- sikundër thoni); për më tepër përdoret për kopertinë dokument ku duket emri i tij, si egzemlpari më i përzgjedhur për të përcjellë në opinion idenë e librit. Po të ishte ky, prezantimi i mendimit tuaj personal, mund t’ju kuptoja; por ky trajtim subjektiv nga një institut (supozohet apolitik), ka pezmatuar familjen e tij (dhe jo vetëm). Ne që e kemi njohur (e që kemi dëgjuar nga ata që e kanë njohur), ndjehemi krenarë që e kemi patur njeriun tonë. Sipas pikëpamjes s’ime (për të qënë objektiv), në studimet e institutit tuaj ëshëbërë një punë e lavdërueshme për seleksionimin dhe paraqitjen e dokumentave historike dhe jo vetëm. Por hartimi dhe bashkëngjitja e listës në këtë libër ëshë gabim (ky mund të ishte objekt i një gjykate përkatëse). Kjo i tejkalon atributet e misionit që i ëshë ngarkuar institutit tuaj (ndoshta dhe vetë krijimi i këtij instituti është gabim e do të ishte më e udhës të kishim një institut me objekt: evidentimi i krimeve të luftës nga të gjithë aktorët e saj, vendas apo pushtues; tjetër punëështë periudha mbas 1944). Me cilësimin si kriminelë, në grup e pa përjashtim, të udhëheqësve patriotë të forcave partizane dhe duke vlerësuar si gabim rezistencën patriotike të gjithë atij populli shqipëtar që mori pjesë në këtë luftë (qofë dhe vetëm të komunisëve), shkaktohet një dëm i pa llogaritshëm në unitetin e popullit, që synon (besoj pa dashje, por si rezultat), të ndjehen keq e t’i mbajë larg nga blloku demokrat pasardhësit e këtyre njerëzve, e të bëhen “pre” apo të “gjejnë strehë” në gjirin e ekstremisëve të komunizmit; të cilët (pasardhësit) shpresoj nuk do t’i marrin parasysh. Përsa i përket veprimtarisë, pasërtisë e formimit patriotik e ushtarak të njeriut tonë të nderuar Nexhip Vinçani; në fondet arkivale, në shkrime nga personalitete shqiptarë apo të huaj gjënden të dhëna e dokumenta të shumta që vërtetojnë të kundërtën e asaj që përpiqeni ju të kaloni në publik. Nexhipin tashmë e ka vlerësuar populli e historia. E.Hoxha nuk e konsideroi asnjëherë Nexhipin si “njeriun e ‘tij”. Distancimi i Nexhipit (sigurisht brënda rrethanave të kohës) nga qëllimet e E. Hoxhës, për shpërdorimin e idealeve të pastra patriotike mbi të cilat u përfshi populli në atë lëvizje, solli si pasojë persekutimin e tij. Gjykoj, me këtë rast, se në vetvehte fakti i persekutimit (kjo në përgjithësi), jo gjithëmonëëshë i barasvlefshëm me të qënit desident (viktimë,po), ndërsa të persekutuarit për shkak të ideve mund të quhen martirë. Për persekutimin e tij disponojmë plot dokumenta e dëshmi, por nuk do të merremi me këto, duke menduar se ka plot viktima e raste të tjera, shumë më të dhimbëshme. Së fundi: Rreth temës në fjalë, janë prenoncuar nga të dy krahët, shumica duke shprehur ato që mendojnë realisht. Por një pjesë nisen nga qëllime të tjera. Disa, mesa duket, nga që nuk ndjehen aq krenarë për qëndrime apo veprime e të parëve të tyre . Por edhe nga pala tjetër, një pjesë që kanë me të vërteë “kusure” (sidomos në periudhën e më vonëshme), mbajnë qëndrim ‘kundra’, nisur nga motive të tjera: Meqënë se në lisën tuaj ndodhen gjithë ata shqipëtarë, të cilët me të vërtetë kanë nderuar vehten, familjen dhe Atdheun (gjatë luftës e më vonë), të tjerë që nuk mund të mburren për të njëjtën arsye; synojnë të fshihen pas tyre, duke u “përzier” me kategorinë e lavdishme e duke vënë shënjën e barazimit, u dalin në “mbrojtje”. Nuk na nevoitet “mbrojtja” e tyre sepse kështu i përdorin për interesat e veta. Ndër kohë, medoj se trajtimi i temës në fjalë nuk duhet tëkthehet në objekt shfrytëzimi politik, mbasi kështu do provokojë përçarjen e shoqërisë, gjë kaq e dëmëshme në sfidat që ka Vendi. Pasardhësit nuk ka pse të kenë as merita dhe as përgjegjësi për veprimtaritë e të parëve, të të gjitha drejtimeve; veprimtari këto, që në fund të fundit, pasqyrojnë pjesë të historisë sonë. Meritë apo përgjegjësi do të ishte vlerësimi objektiv i të kaluarës.
* * *
Rrethanat e sollën që unë të kisha rastin (më saktë fatin), të isha në kontakt për më se 35 vjet me Nexhipin. Edhe mbas persekutimit edhe mbas fitores së demokracisë ai nuk i fshehu pikpamjet e tij; por mbajti qëndrim objektiv e kritik ndaj fenomeneve politike dhe historisë. Për të krijuar një ide minimale për botkuptimet e Nexhipit po shkëpusim disa fragmente nga kujtimet e tij, shkruar 29 vjet më parë.
.....“Do të më linin mbresa për shumë kohë ata fshatarë–bashkëmoshatarë, me të cilët gjatë pushimeve të shkollës ndanja kohën, lojën e deri diku hallet e tyre. I kujtoj vuajtjet e tyre në punët e rënda bujqësore, që në lindje e deri në perëndimin e diellit, me opinga llastiku që ia shtynin jetën duke i qepur me tel, më kujtohet veshja e tyre copë e çikë, arne mbi arne me një copë bukë misri e një qepë në trasë, por me zemër të bardhë si bora e me një zgjuarsi që të habisnin. Ata nuk patën fatin tim që të shkolloheshin. Medohesha aëhere, por dhe më vonë në kohën e luftës, “ Ç’mund të bëhet për t’ua lehësuar vuajtjet këtyre njerëzve të cilët po mplakeshin që në rini!” Prandaj në mëndje e në zemër na vlonte dëshira për “kërkim”, për “rrugë dalje” shoqërore. Kishte pra një “boshllëk” dhe ja përse idetë komuniste u bënë “modë” e u përqafuan në atë kohë , sidomos nga të rinjtë. Por, natyrisht gabuam; se gaboi një “botë e tërë” e jo vetëm ndër popujt në zhvillim, por dhe në popujt e Francës, Italisë etj. Komunizmi në të vërtetë, jo vetëm që nuk përmirësoi jetën e tyre, por përkundrazi i varfëroi më tepër, u privoi dhe atë pak liri që kishin, i ktheu në “vegla që flasin”...
......”Në thelb ajo lufë ishte patriotike dhe patriotizmi nuk eshtë monopol as i të pasurve, as i të varfërve; por i të gjithëve. Tendenca për ta monopolizuar këtë nga njëra apo tjetra palë, nuk bën gjë tjetër veçse dobëson unitetin e shoqërisë”........
......”Faktorët politikë e ideologjikë që sollën përçarjen e popullit gjatë lufës, përbëjnë një temë të madhe (mjaft të qartë por dhe të diskutueshme). Sidoqofë, ato forca që bashkëpunuan me pushtuesin, sigurisht gabuan rëndë. Ne, si të thuash, për më se një vit, ishim“në opozië” me Ballin Kombëtar, në një konkurim politik të zakonshëm e normal ndërmjet dy partive (organizatave). Por me vënjen në plan të parë të synimeve ideologjike për mbas çlirimit, të dyja këto forca vepruan shtrembër, sepse në atë kohë përparësi kishte çlirimi i vendit e jo konkurenca ideologjike dhe rendi shoqëror pas çlirimit. Për mua, ka qënë gabim fatal, në rradhë të parë për vetë organizatën e Ballit e doemos për Shqipërinë, bashkëpunimi me pushtuesit. Ashtu si ka qënë gabim fatal për Partinë Komuniste, vartësia e nënshtrimi i plotë i udhëheqjes së saj ndaj Partisë Komuniste të Titos, nënshtrimin e Shqipërisë (e jo vetëm të Kosovës) interesave të Jugosllavisë, gjoja në bazë të internacionalizmit proletar si dhe fanatizmi ndaj tezës leniniste se “Proletariati dhe Partia e tij nuk e ndajnë pushtetin”; gjë që ndikoi rëndë në marrveshjen e Mukjes e më tej.”......
“....zhvilluam biseda me përfaqësues të kësaj organizate (Ballit), por dhe me të Grupit të Zjarrit, në disa raste në formë dialogu në praninë e popullit. Ndaheshim shpesh me duar në qafë. Unë personalisht, dy tri herë u takova me Safet Butkën, kështu me Dhimiër Fallon e të tjerë. Safeti na erdhi për vizitë edhe në shtëpi dhe e pritëm si mik të vjetër të familjes..”. “.....Në shëpinë e Nezirit (Muzhaqi) në Polis Vilan qëndruam një natë. Përfundimi ishte: as po as jo. ‘Do mendohemi, tha Neziri, do jemi me Frontin apo me Ballin, dot’junjoftojmë’.... “Në Farret tek Haki Blloshmi qëndruam të nesërmen. Me Hakiun nuk njihesha personalisht, por të dy e dinim miqësinë dhe bashkëpunimin e babait tim Karemanit me Selaudin dhe Shaban Blloshmin. Nga këto pozita Hakiu na bëri shumë nderime e mikpritje, por n’a e tha troç që në fillim se ishte i inkuadruar në Ballin Kombëtar dhe do të priste me kënaqësi një marrëveshje midis Frontit e Ballit në shkallë Kombëtare.”
“...Gjatë rrugës bisedonim në frëngjisht me David Smailin, pjesë të bisedave jua përkthenja dhe të tjerëve. Ai veç të tjerave vuri në dukje se ishte i befasuar nga niveli i lartë i lufës së LANÇ në Shqipëri (shumë më rezultativ se në Greqi).
‘Unë pata rastin të vrojtoj me dylbi luftimet në Leskovik, tha ai dhekur t’ushkruaj eprorëve në Shtabin Aleat në Kairo, ata do të befasohen... Më habiti disiplina dhe autoriteti juaj që do t’ua kishin zili dhe gjeneralët me akademi’’... Më habit pastaj që më vonë, Z. Smith ka ndryshuar mendim disi, ndoshta për shijen e hidhur që ndjeu gjatë misionit ë tij, kur nuk kishte mundur të hidhte në luftë miqë e tij, siç kishin vepruar kolegët e tjerë Marcus Lyon, Zhak Dymyljen, Tailman etj., të cilët nuk patën paragjykime ideologjike....”
“...Probleme midis nesh do të kishim shumë në të ardhmen, ku u derdh gjak shqipëtari duke luftuar jo vetëm me ata që na kishin pushtuar por dhe me njëri tjetrin, vëlla me vëlla. Do t’a përjetoja me dhimbje deri në kohën kur po hedhim këto shënime, këtë tragjedi të popullit tonë...” ...“Lufta vëllavrarëse, e pa motivuar dhe e dëmëshme, ishte përgjegjësi historike që i përket krerëve të dy palëve e jo popullit të thjeshë, që si në njërin rast edhe në tjetrin kanë qënë viktima e këtyre politikanëve të pazot e të papërgjegjshëm...” ...”Nuk do të analizojmë krahasimin e fajeve të palëve, por populli vetë duhet të gjykojë e të mos bjerë viktimë e verbër e udhëheqësve sharlatanë që janë gati të bëjnë çdo gjë për të marrë apo për të mbajtur pushtetin.” ... “këto defekte nuk mund t’i ndreqin ata që i prishën, por duhet një operacion i plotë me përgjegjësi historike që ka të bëjë me faktin nëse do ecim vërtet në rrugën e Demokracisë duke mbajtur si model vendet e zhvilluara demokratike, euro-atlantike apo do përdoret ky faktor si mashtrim për pushtet!”
“....Do të kujtojmë e do të përkulemi me respekt të madh ndaj atyre që diktatori më antinjerzor që ka njohur historia e popullit, i masakroi barbarisht me luftën klasore; ata që dhanë aq shumë e që do t’i kishin dhënë akoma më shumë Shqipërisë, në kushtet e një regjimi demokratik në vendin tonë. Këta po t’i kishim sot midis nesh, do të gëzoheshin për faktin se më së fundmi fallsiteti i diktaturës komuniste në tërësi dhe i diktatorit E.Hoxha e shërbyesve të tij besnikë, hyri në rrugën e sigurtë të demaskimit e dënimit të tij, e ky do të ishte sadisfaksioni më i madh për ta.”





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes