l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Sesion jubilar përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të lindjes dhe 60-vjetorit të rënies në krye të detyrës së pilotit “Dëshmor i Atdheut”

Familjarëve të Islam Myrteza Xhanit u jepen simbolet “Deshmor i Atdheut”

Muharem Kamani
Kolonel në pension

Zëvendësministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi përshëndeti në emër të kësaj ministrie dhe Ministres znj. Olta Xhaçka. Ai e vlerësoi si ditë të veçantë solemne dorëzimin e çertifikatës së “Dëshmorit të Atdheut” e simbolet përkatëse vëllait Ylli Xhani dhe u zotua në emër të institucioneve se do bëjnë të gjitha përpjekjet që eshtrat e tij të kthehen në atdhe
Komisioni qëndror i Ministrisë së Mbrojtjes për dhënien e statusit të “Dëshmorit të atdheut”, OKDA dhe Bashkia Kelcyre, organizuan ceremoninë e dorëzimit të simboleve të “Dëshmorit të Atdheut,” Islam Myrteza Xhani familjarëve (me Vendim Nr.776 dt. 02.04.2019). Në këtë ceremoni soleme nderuan me pjesëmarjen e tyre zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, anëtarët e kryesisë OKDA prof. Asoc.Dr Zaho Golemi, Prof.Asoc.Dr Bernand Zotaj, shefi i zyrës së komandimit të forcave ajrore N/Kol Engjell Ujka, nenkryetari i Bashkisë Këlcyrë, Riza Allamani, kryetari i ShASH Gjen.brigade Astrit Jaupi, kryetari i shoqatës “Familjet e dëshmorëve të aviacionit” Kujtim Serani vëllai i Hazbi Seranit, Vali Hoxha bashkëshortja e Idriz Hoxhës, Vera Logo bashkëshortja e Nue Logut, Flora Haka bashkëshortja e Enver Hakës, Lindita Hida - vajza e Muharem Hida, ish- piloti Bilal Sina, Bashkim Shahin Sadiku etj.
Morën pjesë gjithashtu , kryetarja e FD dega Përmet Flora Hoxhaj, kryetari i KV Shpëtim Sadiku, përfaqësues të SHAK dhe partive politike në Bashkinë Këlcyrë; pjesëtarë të familjes, miq dhe të afërm, qytetarë të Këlcyrës dhe bashkëfshatarë të dëshmorit.
Mbas ekzekutimit të himnit kombëtar u mbajt një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e “Dëshmorit të Atdheut” Islam Myrteza Xhani.
Moderatorja e kësaj veprimtarie solemne, Polikseni Çoli falenderoi personalitetet e pranishme dhe pjesëmarësit dhe mbasi bëri një prezantim të shkurtër të jetës e veprës së dëshmorit ja dha fjalën zv. Kryetarit të Bashkisë z Riza Allamani , i cili midis të tjerash tha: “Sot është një ditë e vecantë për qytetin tonë, vihet në vendin e merituar nderi dhe krenaria e birit tonë.
Dëshmorët e aviacionit janë një vlerë e madhe kombëtare, emra dhe tituj përjetësie, vlera më sublime e kombit, lapidarë dhe memorial përjetësie dhe mbeten trashëgimia më e cmuar e ndërgjegjes patriotike. Ata janë burim i pashtershëm frymëzimi e atdhedashurie, pjesë e historisë dhe lavdisë. Ata dhanë jetën, prandaj meritojnë nderim, respekt e mirënjohje!
Në mes emrave në altarin e lirisë do të jetë dhe emri dhe vepra lavdi madhe e Islam Myrteza Xhanit i cili i kthehet sot familjes, ndoshta jo fizikisht. Në emër të institucionit të bashkisë dhe qytetarëve falenderojmë MM, Shoqatën e FD të aviacionit, komandën e forcave ajrore të cilët e rikthyen nderin dhe lavdinë e birit tonë siç e meritonte”.
Kush ishte Islam Myrteza Xhani

N/kolonel Ëngjëll Ujka përshëndeti në emër të komandës së forcës ajrore i cili vlerësoi lart ceremoninë e mirëorganizuar. Solli në vëmendjen e të pranishmëve tiparet e karakteristikat të dëshmorit Islam M.Xhani, si: shkathtësia, komunikimi, respekti dhe zgjuarsia qysh në fëmijëri.
Kanë qënë këto cilësi dhe virtyte që të përzgjidhet në moshën 14-vjecare për të vazhduar studimet në shkollën ushtarake “Skënderbej”. Pjekuria e parakohshme dhe pregatitja e lartë fizike bënë të mundur që ai të vazhdonte studimet e larta ushtarake jashtë vendit për pilot. Ai krijoi një respekt e konsideratë të lartë në rrethin shoqëror dhe të mësimdhënies.
Vazhdoi me sukses programin e pregatitjes luftarake, kryerjen e parashutizmit dhe fillimin e fluturimeve me aeroplan mësimor dhe e vunë në prova dhe sfida të vështira të cilat i kaloi me sukses dhe rezultate të larta.
Ëndrra e Islamit u pre në mes, dëshira e tij për ti shërbyer familjes dhe atdheut nuk u realizua dhe forcat ajrore shqiptare nuk e patën fatin që ta kishin në gjirin e tyre! Sot e përkujtojmë pranë pjesëtarve të familjes dhe bashkëqytetarëve të tij si dëshmor i atdheut. I përjetshëm qoftë kujtimi I tij i ndritur!
Prof.Asoc,.Dr. Zaho Golemi në emër të OKDA portretizoi figurën e dëshmorit të atdheut Islam Myrteza Xani.
Gjen. Brig. Astrit Jaup përshëndeti në emër të shoqatës së aviatorëve të Shqipërisë, duke vlerësuar figurën e tij.
Kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve të aviacionit Kujtim Serani, u ndal te portreti i dëshmorit, vlerat e tij të gjithanëshme njerëzore dhe aftësitë profesionale, bukurinë fizike dhe komunikimin që e bënë të njohur në gjith qytetin dhe u ndal te ceremonia e lamtumirës në qytetin e Borisoglebsk, në parcelën e rezervuar për ushtarakët e rënë në krye të detyrës, krahës heronjve dhe dëshmorëve të aviacionit të atij qyteti. Ai sjell kujtimet e kushëririt të parë të dëshmorit, student në Akademinë Ushtarake të Moskës, Neki Bekteshi i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës si përfaqësues i familjes.

Ceremoni mbresëlënëse dhe emocionuese

Në emër të familjes Xhani falenderoi vëllai, Murat Xhani i cili tha se “ne jemi nga Kajca e Dëshnicës, ambjenti patriotik e edukoi vëllanë tonë dhe solli kujtime nga fëmijëria dhe si e përjetuan humbjen e tij. Sot ndihemi krenar, na e lehtësuat dhimbjen- faleminderit të gjithëve!”
Zëvendësministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi përshëndeti në emër të kësaj ministrie dhe Ministres znj. Olta Xhaçka. Ai e vlerësoi si ditë të veçantë solemne dorëzimin e çertifikatës së “Dëshmorit të Atdheut” e simbolet përkatëse vëllait Ylli Xhani dhe u zotua në emër të institucioneve se do bëjmë të gjitha përpjekjet që eshtrat e tij të kthehen në atdhe.
Për nder të pranishmëve familja shtroi një drekë në një nga lokalet e Grykës së Këlcyrës ku vazhdoi bashkëbisedimi e u sollën kujtime të cilat lanë mbresa tek të pranishmit.
Kjo ceremoni mbresëlënëse dhe emocionuese u konceptua si sesion jubilar përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të lindjes dhe 60-vjetorit të rënies në krye të detyrës së pilotit “Dëshmor i Atdheut” , Islam Myrteza Xhani.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes